LIVE UPDATES
Bota

Protestuesve në Beograd u bëhet thirrje të bllokojnë dy stacione hekurudhore

Ata janë mbledhur në protestën e organizuar prej Aleancës së Organizatave për Ambientin e Serbisë, pasi Qeveria nuk e ka përmbushur kërkesën e protestuesve për të miratuar një ligj brenda 40 ditësh, që ndalon mihjen e litiumit dhe hapjen e minierave në luginën e lumit Jadar, në perëndim të Serbisë.

10 Gusht 2024, 21:25 Nga N.F
Protestuesve në Beograd u bëhet thirrje të bllokojnë dy
Protesta

SERBI- Mijëra protestues kanë nisur marshin të shtunën në Beograd, për t'i kundërshtuar planet për mihje të një miniere të litiumit në Serbi. Zllatko Kokanoviq prej Asociacionit “Nuk e japim Jadarin”, u ka bërë thirrje protestuesve të nisen drejt urës Gazella në Beograd, njëherësh ura më e madhe mbi lumin Sava në kryeqytetin serb, dhe më pas t’i bllokojnë dy stacione hekurudhore.

Ai ka thënë se pas arritjes në urë, protestuesit do të ndahen në dy grupe dhe do t’i bllokojnë stacionet Prokop dhe Novi Beograd [Beogradi i ri].

“Nuk ka kthim mbrapa, ne po e mbrojmë Serbinë”, ka thënë Kokanoviq, dhe i ka bërë thirrje turmës që protesta të jetë paqësore.

“Nuk do të ketë minierë” – është mesazhi që po çojnë përpara protestuesit.

Ata janë mbledhur në protestën e organizuar prej Aleancës së Organizatave për Ambientin e Serbisë, pasi Qeveria nuk e ka përmbushur kërkesën e protestuesve për të miratuar një ligj brenda 40 ditësh, që ndalon mihjen e litiumit dhe hapjen e minierave në luginën e lumit Jadar, në perëndim të Serbisë.

“Duket se jemi kemi rënë viktimë e një kolonie të ardhshme minerare. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Prandaj jemi këtu për të ngritur zërin, për t’u mos pajtuar, dhe për të mbrojtur mbijetesën e shtetit tonë”, ka thënë aktorja dhe aktivistja për mbrojtje të ambientit, Svetllana Bojkoviq, para protestuesve.

Profesoresha Dragana Gjorgjeviq, e Fakultetit të Kimisë, ka thënë se dëmi prej minierës është i pariparueshëm.

“Plehrat e mbetura të së kaluarës kanë qenë helmuese për shekuj, nëse jo mijëvjeçarë. Ne veçse kemi vende të tilla në Serbi. Mirëpo ajo minierë nuk ka qenë aq intensive, sa kjo që po planifikohet sot”, ka thënë ajo.

Protestuesit kanë mbajtur në duar mbishkrimet, “Ndal Rio Tinto, nuk do të gërmosh”, “Jo mihjes, eksploatimit, emigrimit”, “Rio Tinto, largohu prej Serbisë”.

Kjo është njëra prej 50 protestave që kanë mbajtur serbët, duke nisur prej fundit të qershorit.

Organizatorët e protestës në Beograd, Zllatko Kokanoviq dhe Nebojsha Petkoviq, kanë thënë se janë ftuar për intervistim prej Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit në Serbi (BIA), pak para se të niste marshi.

Ata kanë bërë të ditur në faqen e tyre në Facebook se janë liruar pas një bisede të shkurtër dhe janë paralajmëruar që, bllokadat e përfolura pas protestës, janë ilegale, dhe që duhet të bëhen gati për t’u përballur me pasoja.

Më 11 korrik, Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka rrëzuar vendimin e Qeverisë paraprake serbe, e cila e ka pezulluar projektin “Jadar”, të kompanisë australiane “Rio Tinto”, më 2022. Zyrtarë të shumë qeveritarë janë deklaruar për protestat, dhe janë pajtuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se qëllimi kryesor i protestës së 10 gushtit është “rrëzimi i Qeverisë”.

Vuçiq ka folur vazhdimisht me tone pozitive për projektin “Jadar”, dhe ka thënë se miniera e litiumit duhet të nisë punën më 2026, nëse “ofrohen garanci që nuk do të rrezikohet ambienti dhe jeta e njerëzve”. Ambientalistët, në anën tjetër, dhe një pjesë e publikut, besojnë se pasojat janë të pakthyeshme për ambientin.

Litiumi përdoret për të prodhuar bateri të telefonave mobilë, kompjuterëve dhe makinave elektrike. Kompania Rio Tinto e ka zbuluar më 2004, një kombinim të litiumit dhe borit, në perëndim të Serbisë. Rezervat e këtij metali në Serbi vlerësohet se shkojnë në 158 milionë tonë.

Megjithatë, Qeveria e udhëhequr prej ish-kryeministres, Ana Bërnabiq, e pati ndalur punën në këtë projekt, pas protestave masive, dhe pati pezulluar licencën për Rio Tinton. Por, zyrtarët serbë e kanë rikthyer projektin sërish në jetë.

Vuçiq ka thënë për të përditshmen “Financial Times” në qershor se Rio Tinto ka dhënë garanci të reja dhe që Bashkimi Evropian u është përgjigjur shqetësimeve për standarde të mjedisit. Bërnabiq, tani kryetare e Kuvendit të Serbisë, ka thënë se, do të jetë “jonormale” nëse Serbia çon përpara minierën e litiumit, dhe që ky shtet ka standarde strikte për ambientin.

Rio Tinto i ka thënë më parë Radios Evropa e Lirë që ekspertë të brendshëm dhe ndërkombëtarë, kanë konfirmuar që projekti Jadar do të finalizohet në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me standardet më të larta.

Më 6 gusht, ministri serb i Shëndetësisë, Zoran Lonçar, e ka prezantuar një ekip të ekspertëve shëndetësorë, të cilët, sipas tij, do të vlerësojnë ndikimin e minierës së litiumit te shëndeti i njerëzve.  Disa ekspertë vendorë dhe të huaj vlerësojnë se procesi i eksploatimit të litiumit përcillet me pasoja në ambient, si dhe me ndotje të ujit dhe tokës./ REL

protesta beograd stacione hekurudhore

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje