LIVE UPDATES
Bota

Pse Kosova po insiston në ndalimin e dinarit?

Serbët lokalë, dhe autoritetet në Beograd, pretendojnë se vendimi i BQK-së e rrezikon jetën e komunitetit serb në Kosovë.

1 Shkurt 2024, 14:12 Nga N.F
Pse Kosova po insiston në ndalimin e dinarit?
Foto ilustruese


KOSOVË- Ndër temat më të diskutuara të kësaj jave në Kosovë është hyrja në fuqi e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që pamundëson përdorimin e dinarit serb. Më poshtë, ju shpjegojmë më shumë për të. Nëse hyni në dyqane apo kafene në komunat e banuara me shumicë serbe në veriun e Kosovës, çmimet do t’i shihni kryesisht në dinarë të Serbisë. Po nuk patët dinarë për të paguar, ju pranohen edhe eurot. Disa shitës, më pas, mund t’ju pyesin: A e doni kusurin në dinarë apo në euro? Në disa zona të banuara me serbë në jug të Ibrit, çmimet janë të ekspozuara edhe në dinarë, edhe në euro.

Kjo praktikë, qysh prej pasluftës, as që është diskutuar në Kosovë deri në 17 janarin e sivjetmë. Atë ditë, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), prezantoi një rregullore që përcakton se valuta e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë është euroja. Vendimi i BQK-së ka nisur së zbatuari prej 1 shkurtit 2024, pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar për shtyrjen e tij. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është zotuar se do të sigurohet tranzicion i lehtësuar.

Kosova nuk është pjesë e Eurozonës – të cilën e përbëjnë 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian – por e ka euron si valutë kryesore prej vitit 2002. Sipas Nenit 11 të Kushtetutës së Kosovës, “si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme”.
 Si ilustrim: Qytetarët e Kosovës pranojnë rreth 1.22 miliard euro remitenca prej vendeve me valuta të ndryshme, mirëpo të gjithë ata që janë klientë të bankave komerciale në Kosovë, paratë i marrin në euro – nëse kanë llogari vetëm në këtë valutë.

Serbët lokalë, dhe autoritetet në Beograd, pretendojnë se vendimi i BQK-së e rrezikon jetën e komunitetit serb në Kosovë. Autoritetet e Kosovës kanë përsëritur se kushdo që ka vepruar deri më tani në kundërshtim me rregulloren e BQK-së e ka shkelur ligjin.

Përmes sistemit paralel, Serbia ua paguan serbëve të Kosovës pagat, pensionet, shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale me dinarë. Banka Popullore e Serbisë i ka dërguar prej vitesh dinarët në një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, dhe ato më pas janë transportuar nga kompania ndërkombëtare Henderson.

Disa ia kanë vënë fajin Doganës së Kosovës që e ka lejuar një praktikë të tillë, pasi që BQK-ja është institucioni i vetëm i autorizuar për import dhe eksport të euros dhe valutave të tjera në Kosovë. Kreu i BQK-së, Ahmet Ismaili, e ka përmendur integritetin financiar si arsyen kryesore për zbatimin e rregullores për valutën e vetme, teksa ka folur në kanalin e dytë të Radiotelevizionit të Kosovës.

Sipas tij, vendimi e mbron Kosovën “nga paratë e falsifikuara, nga financimi i terrorizmit, e mbron nga përdorimi i valutave që nuk janë origjinale”. Profesori i Ekonomisë, Berim Ramosaj, përmend edhe rrezikun e parave të pista, dhe mundësinë e prodhimit të parave nga Serbia pa mbulesë, për t’i futur në Kosovë.

Të tjerë përmendin evazionin fiskal, në mungesë të kontrollit mbi dinarin. Profesori Ramosaj vlerëson se jo. Por, ka zëra se miratimi i rregullores e ka përzier atë me politikën, pasi që, në parim, nuk ka nevojë të miratohet rregullore e re për një ligj që veçse ekziston. Ligji për Financat e Pushtetit Lokal në Kosovë lejon dërgimin e ndihmave financiare nga Serbia. Shteti serb i ka ndarë 139 milionë euro për serbët në Kosovë për vitin 2024 – rreth 11 milionë më shumë sesa më 2023.

Disa ekspertë besojnë se investimet e Serbisë në Kosovë kanë qenë jotransparente ndër vite dhe se është e pamundur të përcaktohet shuma e përgjithshme. Vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë ditë më parë se as nuk guxon të tregojë se sa para shpenzon Serbia për “nevojat” e veta në Kosovë.

Fillimisht, pritet që BQK-ja dhe Banka Popullore e Serbisë të gjejnë një mekanizëm që mundëson transferim transparent të parave. Në këtë mënyrë, serbëve të Kosovës do t'u mundësohet marrja e mjeteve prej Serbisë në bankat e licencuara komerciale. Rrjedhimisht, qytetarët serbë do të duhet të hapin llogari në ato institucione. Banka Raiffeisen, për shembull, ka degë edhe në veri, ku janë aktive edhe mbi 10 institucione mikrofinanciare.

Marrë nga REL

kosova dinar bqk

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj