LIVE UPDATES
Bota

Rusia zgjat masën e paraburgimit për gazetaren e REL-it, Alsu Kurmasheva

Gjykata në qytetin e Kazanit ia zgjati paraburgimin Kurmashevas, gazetares ruso-amerikane, deri më 5 prill. Seanca në gjykatën në qarkun Sovetski u mbajt prapa dyerve të mbyllura më 1 shkurt.

1 Shkurt 2024, 13:52 Nga N.F
Rusia zgjat masën e paraburgimit për gazetaren e REL-it, Alsu
Alsu Kurmasheva

RUSI- Një gjykatë në Rusi zgjati masën e paraburgimit për gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, e cila po akuzohet se ka shkelur ligjin për agjentët e huaj. Gjykata në qytetin e Kazanit ia zgjati paraburgimin Kurmashevas, gazetares ruso-amerikane, deri më 5 prill. Seanca në gjykatën në qarkun Sovetski u mbajt prapa dyerve të mbyllura më 1 shkurt.

Avokati i Kurmashevas i kërkoi gjykatës që gazetares t'i ndryshohet masa e sigurisë, nga paraburgim në arrest shtëpiak, por kjo kërkesë u refuzua. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar lirimin e menjëhershme të gazetares.

"Lajm i trishtueshëm për gazetaren amerikane Alsu Kurmasheva dhe familjen e saj, ata meritojnë të jenë së bashku. Alsu për katër muaj gjendet në një burg rus. Është e qartë se ajo po mbahet padrejtësisht sepse është amerikane dhe gazetare që guxon të bëjë punën e saj, që janë dy gjëra të patolerueshme për Moskën", tha më 1 shkurt presidenti i REL-it, Stephen Capus.

Kurmasheva - gazetare në selinë qendrore të REL-it në Pragë të Republikës Çeke me dyshtetësi, amerikane dhe ruse - kishte udhëtuar për në Rusi në maj për shkak të një emergjence familjare. Ajo ishte ndaluar përkohësisht më 2 qershor në aeroportin e Kazanit, ku ishte duke pritur që të kthehej në Pragë. Aty autoritetet ia konfiskuan të dyja pasaportat. Prej atëherë, ajo nuk ka mundur të largohet nga Rusia.

Më 11 tetor, autoritetet e gjobitën Kurmashevan me 110 dollarë për shkak se kishte “dështuar t’i njoftonte zyrtarët rusë se mban edhe një shtetësi tjetër”. Kurmasheva u arrestua sërish më 18 tetor nën akuzën se ka dështuar të regjistrohet si agjente e huaj. Sipas ligjeve ruse, për një akuzë të tillë ajo mund të dënohet deri me pesë vjet burgim.

Më 12 dhjetor, agjencia e lajmeve Tatar-Inform në Tatarstan dhe kanali Baza në Telegram, të dyja të lidhura me Qeverinë, thanë se Kurmasheva tani akuzohet për përhapjen e lajmeve “të rreme” për forcat e armatosura ruse, një akuzë që është e dënueshme me deri në 10 vjet burgim.

Grupi rus për të drejtat e njeriut, Memorial, e ka njohur Kurmashevën si të burgosur politike. Kurmasheva është gazetarja e dytë amerikane e arrestuar në Rusi, që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, ishte arrestuar marsin e vitit të kaluar dhe po pret nisjen e gjykimit nën akuza për spiunim, që ai, gazeta ku punon dhe Qeveria amerikane i mohojnë fuqishëm. Moska është akuzuar se po i ndalon gazetarët amerikanë për t’i përdorur për këmbimin e tyre me të burgosur rusë në Shtetet e Bashkuara.

Marrë nga REL

alsu kurmasheva gazetare bur rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj