LIVE UPDATES
Bota

Pse ligji i ri i Indisë për nënshtetësinë i përjashton myslimanët?

Rregullat e këtij ligji u bënë të ditura të hënën. Ndër to është edhe një test fetar për emigrantët nga çdo besim i madh në Azinë Jugore, përjashtuar islamin.

12 Mars 2024, 17:14 Nga M.B
Pse ligji i ri i Indisë për nënshtetësinë i
Foto ilustruese

INDIA- India e ka zbatuar një ligj kontrovers për nënshtetësinë, i cili është kritikuar shumë për shkak se i përjashton myslimanët, një komunitet pakicë, shqetësimet e të cilit janë rritur gjatë Qeverisë nacionaliste të kryeministrit Narendra Modi. Rregullat e këtij ligji u bënë të ditura të hënën. Ndër to është edhe një test fetar për emigrantët nga çdo besim i madh në Azinë Jugore, përjashtuar islamin. Kritikët argumentojnë se ligji është dëshmi shtesë se Qeveria e Modit po përpiqet ta shndërrojë vendin në shtet hindu dhe t’i margjinalizojë 200 milionë myslimanët e këtij vendi.

Ky ligj ofron një rrugë të shpejt për natyralizimin e hindusëve, parsisëve, sikëve, budistëve, jainëve dhe të krishterëve, të cilët erdhën në Indinë e mbizotëruar nga hindusët prej Afganistanit, Bangladeshit dhe Pakistanit para datës 31 dhjetor 2014. Ligji i përjashton myslimanët, të cilët e përbëjnë shumicën në secilin prej këtyre vendeve të lartcekura. Ai gjithashtu i bën disa ndryshime edhe në ligjin e vjetër, i cili ua pamundëson emigrantëve të jashtëligjshëm të bëhen shtetas indianë, si dhe mundëson që për herë të parë, India, një vend laik me popullsi të feve të ndryshme, ta vendosë fenë si kusht për marrjen e nënshtetësisë. Qeveria indiane ka thënë se ata që kanë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësi indiane, mund ta bëjnë këtë përmes një portali online.

Zbatimi i këtij ligji ka qenë njëri prej premtimeve kryesore i partisë së Modit në pushtet, Bharatiya Janata, gjatë fushatës për zgjedhjet që do të mbahen në maj. Qeveria Modi e ka mohuar se ligji është diskriminues dhe e ka mbrojtur atë duke e cilësuar “gjest humanitar”. Ajo argumenton se ligji ka për qëllim vetëm t’u japë nënshtetësi pakicave fetare që ikin nga përndjekja dhe se nuk do të përdoret nga qytetarët indianë. Ligji u miratua nga Parlamenti i Indisë më 2019, por Qeveria Modi nuk e zbatoi atë pas protestave vdekjeprurëse që shpërthyen në Nju Delhi dhe në qytetet e tjera. Protestave gjithëkombëtare në vitin 2019 iu bashkuan njerëzit e të gjitha besimeve, të cilët thanë se ligji i minon themele e Indisë si shtet laik. Myslimanët u shqetësuan në veçanti se Qeveria mund ta përdorë këtë ligj, së bashku me propozimin për regjistrimin kombëtar të popullsisë, për t’i margjinalizuar ata.

Regjistrimi kombëtar i popullsisë është pjesë e përpjekjeve të Qeverisë Modi për t’i identifikuar dhe për t’i larguar njerëzit për të cilët thotë se erdhën në Indi jashtëligjshëm. Regjistrimi ka nisur vetëm në shtetin verilindor, Asam, por partia e Modit është zotuar se do ta shtrijë programin për verifikimin e nënshtetësisë në gjithë vendin. Grupet myslimane dhe kritikët thonë se ligji i ri për nënshtetësinë do të ndihmojë në mbrojtjen e jomyslimanëve, të cilët përjashtohen nga regjistrimi, derisa myslimanët mund të përballen me dëbim apo arrestim. Kundërshtarët e ligjit, përfshirë myslimanët, partitë opozitare dhe grupet për të drejtat e njeriut, thonë se ai është përjashtues dhe se i shkel parimet e laicizmit të mishëruara në Kushtetutën e vendit.

Ata thonë se besimi nuk mund të bëhet kusht për marrjen e nënshtetësisë. Të hënën, grupi për të drejtat e njeriut, Amnety India, tha se ligji “e legjitimon diskriminimin në baza fetare”. Disa argumentojnë gjithashtu se, nëse ligji ka për qëllim mbrojtjen e pakicave të përndjekura, atëherë ai është dashur t’i përfshinte edhe pakicat fetare myslimane, të cilat janë përballur me përndjekje në vendet e veta, përfshirë pakicën ahmadis në Pakistan dhe atë rohinxha në Mianmar. Sipas kritikëve, Modi po shtyn një agjendë hindu nacionaliste, e cila kërcënon t’i rrënojë themelet laike të vendit, ta kufizojë hapësirën për pakicat fetare, posaçërisht për myslimanët, dhe ta afrojë vendin drejt një kombi hindu. Në Indi jetojnë 200 myslimanë, të cilët përbëjnë një grup të madh pakicë në një vend me më shumë se 1.4 miliard banorë.

Ata janë të shpërndarë pothuajse në çdo pjesë të Indisë dhe kanë qenë cak i një sërë sulmesh prej se Modi erdhi në pushtet për herë të parë më 2014. Disa dhjetëra myslimanë janë linçuar nga grupet hindu për gjoja ngrënien e mishit të lopëve të kontrabanduara. Lopa cilësohet e shenjtë nga hindusët. Bizneset myslimane janë bojkotuar, lokalitetet e tyre janë shkatërruar dhe xhamitë janë djegur. Ka pasur edhe thirrje të hapura për gjenocid kundër tyre. Kritikët thonë se heshtja e dukshme e Modit kundër dhunës ndaj myslimanëve i ka trimëruar disa prej mbështetësve të tij më ekstrem dhe se e ka mundësuar gjuhën e urrejtjes kundër myslimanëve. Modi i ka përzier edhe fenë me politikën. Në janar, ai e hapi një tempull hindu në vendin e një xhamie të shkatërruar në qytetin verior, Aiodhia, duke e përmbushur zotimin e kamotshëm nacionalist hindu të partisë së vet./ REL

india

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci