LIVE UPDATES
Bota

Pse Lufta e Tretë Botërore mund të shpërthejë në Azi

Në sfondin e konkurrencës strategjike Kinë-SHBA, e cila nga Indo-Paqësori është shtrirë në pjesën tjetër të botës, Azia e Paqësorit është fusha e lojës në të cilën po zhvillohet një kampionat hegjemonik me shumë ekipe, ku përfshihen edhe superfuqitë në zhvillim si India, fuqitë e mëdha që janë në rënie si Japonia, si dhe fuqitë rajonale në zhvillim si Indonezia apo edhe disa vende mesatare si Filipinet dhe Vietnami.

14 Dhjetor 2023, 14:16 Nga Emanuel Pietrobon
Pse Lufta e Tretë Botërore mund të shpërthejë në
Foto ilustruese

Nga Emanuel Pietrobon “Il Giornale”

Indo-Paqësori është teatri kryesor i rivalitetit midis fuqive të mëdha, dhe kjo jo vetëm për shkak të konkurrencës midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Popullore të Kinës. Por sepse është fabrika e botës, shtëpia e 60 për qind të popullsisë së botës, dhe atje kalojnë rrugët kryesore të globalizimit.

Në sfondin e konkurrencës strategjike Kinë-SHBA, e cila nga Indo-Paqësori është shtrirë në pjesën tjetër të botës, Azia e Paqësorit është fusha e lojës në të cilën po zhvillohet një kampionat hegjemonik me shumë ekipe, ku përfshihen edhe superfuqitë në zhvillim si India, fuqitë e mëdha që janë në rënie si Japonia, si dhe fuqitë rajonale në zhvillim si Indonezia apo edhe disa vende mesatare si Filipinet dhe Vietnami.

Brenda kapitullit më të rëndësishëm të konkurrencës midis fuqive të mëdha, Tajvani është “gishti”, ndërsa Hëna është kontrolli i rrugëve të globalizimit dhe i ishujve në Paqësor. Uashingtoni dhe Pekini po përdorin mjete të ngjashme për të njëjtin qëllim: të ndërtojnë aleanca të forta e të përhershme. Por rreziku i natyrshëm në këtë mënyrë veprimi, është se ajo që është krijuar për të parandaluar konfliktet shkakton në fakt shpërthimin e tyre.

Drejt një NATO-je aziatike?

Azi-Paqësori po merr formën e një arene përplasjesh. Aktualisht në një shtim të pakteve ushtarake dhe të sigurisë midis dy ose më shumë shteteve. Edhe NATO po përpiqet të kuptojë se si ta zhvendosë një pjesë të vëmendjes drejt Azisë por pa u përplasur kokë më kokë me Kinën.

Ndërkohë në Uashington po diskutohet akoma më shpejt ideja e një NATO-je aziatike. Ekspertët janë të ndarë në sjelljen që duhet pasur ndaj Kinës. Ata nuk e dinë nëse është i preferueshëm një angazhim më i madh i NATO-s në Azi apo krijimi i një NATO-je për Azinë.

Tani për tani po kufizohen në eksplorimin e të gjitha mundësitë aktuale. Sipas Uashingtonit, e sigurt është se Dialogu Katërpalësh i Sigurisë (QSD), nuk është më i mjaftueshëm për të frenuar forcat centrifugale të Pekinit. Nevojiten më shumë anëtarë, dhe një transformim nga një pakt ndërqeveritar në një aleancë kolektive.

Ekuivalenti i NATO-s në rajonin e Indo-Paqësorit mund të lindë si një evolucion i QSD-së, anëtarët e të cilit janë të bashkuar nga një kauzën e përbashkët e fuqishme - frenimi i Kinës - dhe që do të jetë në gjendje të tërheqë në strukturë vende të tjera që kanë frikëra por edhe objektiva të ngjashme Koreja e Jugut, Filipinet, Zelanda e Re dhe Vietnami, apo edhe të hyjnë në marrëveshje bashkëpunimi me aleanca të ngjashme, si NATO.

Edhe nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin në gjendje ta shndërronin QSD-në një NATO aziatike, sepse ka faktorë të ndryshëm që mund të funksionojnë kundër këtij skenari - nga mosmarrëveshjet midis anëtarëve tek dallime mbi mënyrën e veprimit - Uashingtoni ka gjithsesi shumë alternativa në dispozicion për ta bërë Indo-Paqësorin një fushë të minuar për Pekinin.

Presidenca Biden e ka bërë forcimin e “sistemit të zinxhirit ishullor” një nga objektivat e politikës së saj të jashtme. Rezultati: në 3 vjet një veprimtari të pandërprerë diplomatike, ishte shndërrimi i zinxhirit ishullor në një zinxhir ishujsh dhe gadishujsh: partneriteti me Ishujt e Paqësorit, partneriteti strategjik global me Vietnamin, AUKUS, aksi trekëndor me Korenë e Jugut dhe Japonia, shtimi i bazave ushtarake amerikane në Filipine.

Kina ka reaguar ndaj ofensivës diplomatike të SHBA-së duke u përpjekur të lehtësojë tensionet me shtetet kryesore në rajon si Singapori, dhe të tërheqë në një pozicion neutral vende si Papua Guinea e Re, duke e forcuar njëkohësisht praninë e saj në territoret e përfshira në orbitën e saj, si ishujt Solomon. Një lojë shahu midis Pekinit dhe Uashingtonit, e cila ka sjellë militarizimin në Indo-Paqësorin në nivelet e Luftës së Ftohtë.

Rreziqet e militarizimit të Indo-Paqësorit

Fatet e ndërthurura të fuqive të mëdha që konkurrojnë në rajonin e Azi-Paqësorit, kanë krijuar një grumbull të ngatërruar aleancash, forumesh dhe organesh ndërqeveritare në formë rrjete merimangash. Nëse nga njëra anë Shtetet e Bashkuara po e përdorin Vietnamin për të frenuar Kinën në Azinë Juglindore, nga ana tjetër po vepron ASEAN, që është e lidhur me Kinën nga një zonë tregtare maksimale e lirë, ndaj nuk dëshiron të mbajë anë në një arenë potenciale të një lufte të re botërore.

Presionet e Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mbi fuqitë e vogla dhe të mesme të Azi-Paqësorit po çojnë në zhdukjen e ngadaltë të politikës së F-ve (Pa miq, pa armiq, pa baza të huaja) e cila ka karakterizuar tradicionalisht aktorët më të moderuar të këtij rajoni. Dëshmi e kësaj janë ngjarjet në arkipelagun mikronezian, melanezian dhe polinezian: boshti Pekin-Honiara, erërat e pavarësisë në Oqeaninë Franceze, protagonizmi interesant i Ishujve Kuk. Pra në Azi-Paqësor po krijohen kushtet për një luftë me prokurë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Deri më tani, mes dy fuqive të mëdha, ka pasur një luftë të bazuar tek sfidat kërcënimet diplomatike, grushtet e shtetit dhe ekspozimi i tepruar diplomatik. Por së bashku me ashpërsimin e konkurrencës në Azi-Paqësor, tani po rriten shanset për konfrontime frontale dhe anësore. Kina po përpiqet ta anashkalojë super- zinxhirin ishullor që po krijohet përmes diplomacisë së aleancave periferike, në sfondin e zgjerimit të akseve anti-amerikane me Rusinë dhe Korenë e Veriut në Paqësorin Veriperëndimor, dhe një zgjerimi de facto të NATO-s nga Evropa në Lindjen e Largët, dhe që mund të shërbejë si shkak për një koalicion të ri anti-perëndimor.

Ndërsa Pekini studion lëvizjet e radhës në Betejën e re të Paqësorit, ajo që dikur pëshpëritej me një zë të dobët tani po thuhet me zë të lartë në Uashington: “Mos i thuaj asnjëherë jo një NATO-je aziatike”. Një hap plotësues i ofensivës në periferinë e Kinës, Azinë Juglindore, e cila në vizionin e Shteteve të Bashkuara mund ta bindë Kinën që të lërë mënjanë aspiratat e saj për hegjemoninë rajonale ose në skenarin më të keq, do të shërbejë për ta mposhtur atë në një konkurrencë rraskapitëse ose do të dërrmojë në rastin e një lufte të hapur.

Fundi progresiv i neutralitetit në Indo-Paqësorin, një hapësirë shumë e gjerë e dominuar gjithnjë e më shumë nga aleancat e rrezikshme, rrezikon të prodhojë rezultate të kundërta me ato të dëshiruara: logjika e sistemeve të tilla kërkon që goditjet e pësuara në një pikë shkaktojnë efekte zinxhir në pjesën tjetër të strukturës. Kështu shpërthyen dikur edhe dy luftërat botërore. Dhe po kështu mund të shpërthejë e treta, në rast se Azi-Paqësori do të bëhej një rrjet i madh aleancash ushtarake që do të reagojnë ndaj synimeve të Pekinit dhe Uashingtonit.

emanuel pietrobon

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj