14 Dhjetor 2023, 13:05
Nga a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri, Albin Kurti ka kujtuar 25 vjetorin e sulmit terrorist të Serbisë në lokalin “Panda”, në Pejë. Në Facebook Kurti ka shkruar se më 14 dhjetor 1998, autoritetet serbe inskenuan vrasjen e të rinjve serb në kafiterinë “Panda”, në Pejë. Ai ka theksuar se Serbia vrau gjashtë të rinj serb, të moshave 14, 16, 17, 18 dhe 24 vjeç, në përpjekjen e regjimit të Millosheviçit për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë.
“Pas këtij rasti, më shumë se 150 shqiptarë u arrestuan në Pejë. Më 17 dhjetor 1998, u arrestuan edhe Agron Kollçaku, Behar Bajri, Beqir Loxha, Gazmend Bajrami, Vllaznim Pergjegjaj dhe Xhevdet Bajrami. Më i madhi prej tyre ishe 22 vjeç, ndërsa më i riu 17. Ata u burgosën në Pejë, ku u torturuan në mënyra çnjerëzore. Në qershor 1999, me rreth 400 të burgosur të tjerë, u dërguan në burg në Leskovc të Serbisë. Në nëntor 1999, gjykata në Serbi i shpalli të gjashtit të pafajshëm. Ata u dënuan me nga një vit burg për shkelje të rendit publik. Një muaj më pas, me ndërmjetësimin e organizatave ndërkombëtare, pesë nga ta u liruan. Behar Bajri u mbajt në burg deri më 6 dhjetor 2000”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ndonëse të rinjtë shqiptarë të burgosur padrejtësisht ende i vuajnë pasojat e torturave brenda burgjeve serbe, Kurti ka theksuar se në Serbi ende askush nuk është dënuar për këtë rast.
“Prindërit e të vrarëve kanë kërkuar që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të dëshmojë lidhur me deklaratat e tij. Ai kishte thënë se “krimi në “Panda” nuk është bërë nga shqiptarët”. Shteti i Serbisë vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjen e të rinjëve serb edhe pas një ҫerek shekulli. Sikurse vazhdon të mos pranojë krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës 1998-99. Kjo heshtje flet për mendësinë e pandryshuar politike të Serbisë karshi Republikës së Kosovës. Dëshmon për lidhjen e ngushtë mes mosnjohjes të së kaluarës së saj kriminale dhe mosnjohjes së pavarësisë sonë”, ka thënë Kurti.
albin kurti
Bota
14 Dhjetor 2023, 12:49
r.ll
foto e pankartes
MAL I ZI- Ditën e sotme në mes të Budvës, është shfaqur pankarta e madhe me mbishkrimin “Kur ushtria s...
Bota
14 Dhjetor 2023, 12:40
a.l
Jens Stoltenberg
BRUKSEL- Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëron se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndalet me Ukrainën ...
Bota
14 Dhjetor 2023, 12:37
r.ll
aleksander vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se nëse mesazhi nga Brukseli në fund t&eu...
Bota
14 Dhjetor 2023, 12:31
a.l
Rishi Sunak
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka ripohuar mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete pasi Tzipi Hotove...
Bota
14 Dhjetor 2023, 12:30
knut abraham
GJERMANI- Mosgatishmëria e Serbisë për të bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës për hetimin e sulmit terror...
Bota
14 Dhjetor 2023, 12:21
r.ll
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk dha shenja se do të tërhiqet nga lufta e tij në Ukrainë.
Duke folur n&eu...
Bota
14 Dhjetor 2023, 11:30
a.l
Ana Bërnabiç dhe Josep Borrell
BRUKSEL- Ndonëse pas takimit të së mërkurës mbrëma të liderëve të B...
Bota
14 Dhjetor 2023, 10:58
r.ll
salih mustafa
HAGË- Ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, i është ulur dën...
Bota
14 Dhjetor 2023, 09:19
a.l
Gaza
GAZA- Të paktën 27 persona u vranë në bastisjet e nisura mbrëmë nga Izraeli kundër dy ndërtesave në Rafah...
Bota
14 Dhjetor 2023, 09:09
a.l
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shprehet se Izraeli do të vazhdojë operacionin e tij ushtarak kund&eum...