LIVE UPDATES
Bota

Pse po e kërcënon hapur Kremlini Moldavinë?

Republika e Moldavisë po vihet gjithnjë e më shumë në shënjestër të politikës agresive ruse. Cili është interesi i Moskës?

26 Shkurt 2023, 10:19 Nga I.A
Pse po e kërcënon hapur Kremlini Moldavinë?
Tank

MOLDAVI- Një gjest shumë i pazakontë i presidentit amerikan, Joe Biden. Në takimin me përfaqësuesit e nëntë vendeve lindore dhe qendrore europiane, anëtarë të NATO-s (21.02.2023) në Varshavë ai kishte ftuar edhe presidenten moldave, Maia Sandu, megjithëse Moldavia nuk është anëtare e NATO-s dhe momentalisht nuk synon anëtarësim në aleancën transatlantike. Gjatë fjalimit të tij, Biden iu drejtua drejtpërdrejt presidentes moldave: "Jam krenar të qëndroj në krah Tuajin dhe popullit liridashës moldav", tha ai dhe kërkoi një duartrokitje nga të pranishmit për presidenten moldave.

Pas këtij gjesti ndodhet një arsye serioze: Republika moldave, gjeografikisht mes Ukrainës dhe veriperëndimit të Rumanisë  trembet prej kohësh se do të bëhet viktima tjetër e politikës agresive ruse dhe e sheh veten të konfrontuar me kërcënime gjithnjë e më të hapura dhe të forta nga Moska. Në fillimin e javës presidenti rus anuloi një dekret nga viti 2012, në të cilin Kremlini garanton sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Moldavisë. Pak më parë presidenti ukrainas, Zelensky kishte paralajmëruar, se Rusia kërkon të bëjë puç ndaj lidershipit proeuropian rus. Kurse nga Moska të enjten u tha, se Ukraina planifikon një ndërhyrje ushtarake në Moldavi. Pse kjo mprehje shpatash? Pse po zhvendoset në qendër të zhvillimeve aktuale të luftës ky vend me vetëm 3,5 milionë banorë?

Rëndësia strategjike e Transnistrisë

Moldavia ishte vendi i parë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ku Rusia duke mbështetur separatistët provokoi një luftë të përgjakshme disa mujore (1992) dhe më vonë krijoi një konflikt të ngrirë. Në Transnistri, një rrip i hollë toke në lindjen moldave sundojnë prej më shumë se tre dekadash forca proruse; krahas kësaj aty janë të stacionuar 2000 ushtarë rusë. Në afërsi të fshatit Cobasna gjendet depoja më e madhe e armëve të Europës, me mbi 20.000 tonë municion dhe pajisje ushtarake. Në vitin 1999 Moska garantoi me shkrim tërheqjen e trupave nga Transnistria, por nuk e zbatoi kurrë marrëveshjen.

Me fillimin e luftës në Ukrainë, rëndësa strategjike e Transnistrisë u rrit edhe më shumë. Rusia mund të hapë që këtu një front perëndimor drejt Ukrainës. Ose të paktën të shkaktojë një kaos politik të brendshëm kaq të madh në Moldavi, saqë ky vend të kthehet në një krizë serioze në kufirin jugperëndimor të NATO-s dhe perëndim të Ukrainës.

Bllokimi i rrugëve të kontrabandës

Edhe forcat separatiste mund të kenë interes për një skenar të tillë. Ato financohen prej dekadash ndër të tjera nga biznesi masiv i kontrabandës, që kalon edhe përmes territorit ukrainas. Që nga fillimi i luftës Ukraina ka mbyllur kufijtë me Transnistrinë. Regjimi i atjeshëm kërcënohet kështu nga kolapsi ekonomik. Në muajt e parë pas luftës, presidentja moldave, Maia Sandu dhe qeveria proeuropiane morën vetëm një qëndrim solidar të kujdesshëm ndaj Ukrainës, për shkak se nuk donin një kurs konfrontimi të drejtpërdrejtë me Moskën. Kjo ndryshoi vjeshtën e kaluar, kur Moska shkurtoi furnizimet me gaz për Moldavinë dhe mbështeti partitë opozitare në përpjekjen për destabilizimin e brendshëm politik të vendit. Kjo ndoshta duhet t'ia ketë bërë të vetëdijshme presidentes proeuropiane, se çdo lloj përpjekje për mos prishjen e ekuilibrave me Moskën është e kotë.

Fund i neutralitetit?

Republika e Moldavisë ka filluar me shpejtësi të kërkojë burime të tjera të funrizimit me gaz dhe energji përtej burimeve ruse. Krahas kësaj po diskutohet hapur, nëse dhe si mund të ndryshohej në kushtetutë statusi i neutralitetit. Në bisedime është edhe armatimi i forcave të armatosura moldave në gjendje të vështirë. Para pak javësh, Gjermania dërgoi automjete të blinduara të tipit Piranha në Moldavi. Aktualisht ky vend nuk mund të mbrohej kundrejt separatistëve. Transnistria zotëron duzina tankesh luftarakë dhe pajisje të rënda ushtarake.

Ukraina i ka ofruar fqinjes më të vogël, se do të jetë krah saj, nëse Moska dhe separattistët provokojnë një konflikt. Por që Ukraina planifikon një pushtim të Moldavisë, siç thotë Moska, kjo është një akuzë absurde, dhe është më shumë një pretekst për Kremlinin. Por një gjë e ka arritur presidenti Putin. Republika moldave politikisht e lëkundur deri tani po çlirohet gjithnjë e më shumë e vendosur nga kapja e Moskës. Përtej gjesteve simbolike si ai i presidentit Biden, ky vend po merr gjithnjë e më shumë mbështetje nga Rumania, me të cilën Moldavia ndan gjuhën, kulturën dhe një histori të përbashkët. Rumania do të luante në të ardhmen një rol kyç në shkëputjen ekonomike të Moldavisë nga Rumania.

Marrë nga DW

joe biden lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës