LIVE UPDATES
Bota

Pse po mbahet i fshehtë draft-asosacioni në dialogun Kosovë-Serbi?

Ajo marrëveshje, ndër të tjera, parasheh që pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë t’iu jepet një nivel i caktuar i vetëmenaxhimit.

4 Nëntor 2023, 17:19 Nga h.k
Pse po mbahet i fshehtë draft-asosacioni në dialogun
Foto ilustruese

KOSOVË-Njohësit e çështjeve politike në Kosovë dhe Serbi, Artan Muhaxhiri dhe Dushan Janjiç, besojnë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, po mbahet i fshehtë nga publiku për t’iu dhënë kohë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të përgatitur publikun se kanë pranuar kompromise.

Ky draft-statut iu prezantua Kosovës dhe Serbisë më 21 tetor nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), Shteteve të Bashkuara (SHBA), Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Më pas, dy palët deklaruan se dokumenti ishte “i pranueshëm” për to, por hollësitë rreth përmbajtjes së tij nuk janë bërë të ditura ende. Kurti dhe Vuçiqi e kanë arsyetuar ruajtjen e fshehtësisë së përmbajtjes së këtij dokumenti duke thënë se një gjë e tillë u është kërkuar nga pesë emisarët perëndimorë.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën, prandaj Prishtina zyrtare nuk pranon ta zbatojë atë marrëveshje. Nga ana tjetër, Beogradi ka ngulur këmbë që Asociacioni të formohet ashtu siç u arrit pajtim në Bruksel, e jo që disa pika të harmonizohen me Kushtetutën e Kosovës, siç ka propozuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Ndërkohë, në fund të shkurtit të këtij viti, të dyja palët e pranuan propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, dhe më pas në mes të marsit, aneksin për zbatimin e tij. Ajo marrëveshje, ndër të tjera, parasheh që pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë t’iu jepet një nivel i caktuar i vetëmenaxhimit. Më pas, disa diplomatë të huaj konfirmuan se ky vetëmenaxhim ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ndryshimi i qëndrimeve është ndër arsyet e mospublikimit të statutit”

Analisti politik dhe sociologu, Artan Muhaxhiri, tha për Radion Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vite që e kundërshton fuqishëm Asociacionin, prandaj, sipas tij, atij i nevojitet kohë për të përgatitur opinionin për realitetin e ri. “Përballjet e vazhdueshme me kryeministrat e mëparshëm lidhur me këtë çështje ishin një nga shtyllat kryesore të fushatës së tij politike. Prandaj, Kurtit tani i duhet kohë që dalëngadalë ta krijojë një kontekst të ri dhe të përshtatshëm politik, i cili do t’i bënte racionale ndryshimet e tij thelbësore në qasjen ndaj Asociacionit”, tha ai.

Nga ana tjetër, siç thekson Muhaxhiri, presidentit serb Aleksandar Vuçiq i duhet kohë për ta përgatitur publikun në Serbi për të pashmangshmen: “zgjedhjen e një modeli dhe formati të veçantë për njohjen e pavarësisë së Kosovës”. “Deklarata e përbashkët e Macronit, Scholzit dhe Melonit për domosdoshmërinë e përparimit të shpejtë, në kuptimin që Kosova ta themelojë Asociacionin dhe Serbia ta njohë de fakto [Kosovën], është orientimi më i qartë i planeve gjeostrategjike dhe gjeopolitike për të ardhmen e rajonit tonë”, shtoi ai.

Udhëheqësit evropianë si, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, thanë në një deklaratë të përbashkët më 27 tetor se Kosova dhe Serbia “duhet t’i përmbushin obligimet e tyre hap pas hapi, paralelisht”. Ata, po ashtu, thanë se pritet njohja de fakto e Kosovës nga Serbia, gjë që u përsërit edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 30 tetor. Leyen shpjegoi se Kosova duhet ta formojë Asociacionin, ndërsa Serbia duhet t’i njohë dokumentet dhe institucionet e Kosovës. Muhaxhiri thekson se Asociacioni i komunave me shumicë serbe konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “sepse ajo në mënyrë strukturore dhe sistematike përcakton integrimin afatgjatë dhe bashkëpunimin institucional ndërmjet komunave me shumicë serbe dhe institucioneve të shtetit të Kosovës”.

A e dëmton “fshehja” e statutit procesin e formimit të Asociacionit?

Dushan Janjiq nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike beson se “dokumentet sekrete” dhe negociatat, pa pjesëmarrjen e publikut, krijojnë hapësirë për manipulime nga politikanët në Kosovë dhe Serbi. “Në fakt ata e keqpërdorin atë dialog për disa nga qëllimet e tyre politike. Për shembull, ai [Vuçiq] thotë ‘nuk do ta njohim kurrë Kosovën’, ndërsa Kurti ‘unë kurrë nuk do ta pranoj Asociacionin’. Çdo gjë për të cilën bien dakord, nëse publiku e refuzon kur i merr vesh [hollësitë], është humbje energjie dhe shkaktim i konfliktit”, tha Janjiq për Radion Evropa e Lirë. Ai shtoi se “imponimi i zgjidhjeve nuk është i shëndetshëm në një demokraci”. “Draft-statuti siç është nuk duhet të fshihet fare”, vlerësoi Janjiq, i cili pretendon se ka pasur qasje në atë dokument, por se nuk mund të japë më shumë hollësi.

Ai vetëm tha se statuti nis nga zbatimi i marrëveshjeve bazë të vitit 2013 dhe 2015, të cilat janë arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por se ai “ripërcakton siç duhet përcaktimin e një kuadri vetëqeverisës për autonominë thelbësore të komunitetit serb”. “Kjo është ajo që ekziston në Kroaci si Këshilli Kombëtar Serb, këtë e kanë pakicat në Serbi dhe Mal të Zi në një farë mënyre, por jo në kuptimin thelbësor,” tha ai, duke shtuar se për momentin serbët në Kosovë kanë fituar “maksimumin e mundshëm”. Ai pohoi se statuti i fundit i Asociacionit përcakton mirë marrëdhëniet me autoritetet qendrore.



Për jetësimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, aktualisht ekzistojnë katër draft-statute dhe draft-vizione: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues, draft-vizioni i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, draft-statuti i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe draft-statuti për Asociacionin i hartuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES). Janjiq beson se procesi i zbatimit të Marrëveshjes për Asociacionin do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm, pra pas zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi, të cilat janë caktuar për 17 dhjetor.

Çfarë tha Kurti për draft-statutin?

Më 3 nëntor, Kurti tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se përfaqësuesit e “pesëshes së madhe” i kanë kërkuar garanci se nuk do ta publikojë draft-statutin për t’i shmangur “keqpërdorimet”. Ai theksoi se mund ta paraqesë vetëm vlerësimin e tij politik, dhe se beson se dokumenti sqaron situatën në lidhje me njohjen e Kosovës. Lideri kosovar, po ashtu, tha se draft-statuti “ e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Republikës së Kosovës që ishte çimentuar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”. Ai, megjithatë, tha se draft-statutin zyrtarisht ende nuk e ka pranuar, por nguli këmbë se ai është shkruar me kujdes ndaj germës së Kushtetutës, më shumë sesa frymës së saj. Kurti shtoi se në draft parashihet që ky dokument të shkojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Në marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013 mbi parimet që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjashtë pikat e para i referohen Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në atë marrëveshje shkruhet se ky Asociacion do të themelohet në bazë të statutit dhe se shpërbërja e tij mund të ndodhë vetëm me vendim të komunave pjesëmarrëse. Dy vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së parë të Brukselit, Kosova dhe Serbia nënshkruan edhe një marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e cila harmonizoi parimet e përgjithshme dhe elementet kyçe. Marrëveshja e vitit 2015 përbëhet nga 22 pika, të cilat specifikojnë kornizën ligjore, qëllimet, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, buxhetin dhe mbështetjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Çfarë parasheh Asociacioni?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë. Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë. Marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin thekson se ai do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës.

Po ashtu thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore dhe që do të ketë një rol përfaqësimi tek autoritetet qendrore. Sipas marrëveshjes së vitit 2015 për parimet për krijimin e Asociacionit, objektivat kryesorë të Asociacionit janë: ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.

Disa prej qëllimeve përmenden se janë: forcimi i demokracisë lokale; kryerja e mbikëqyrjes së plotë për zhvillimin e ekonomisë vendore; kryerja e mbikëqyrjes së plotë në fushën e arsimit; kryerja e mbikëqyrjes së plotë në kujdesin parësor dhe dytësor shëndetësor dhe social; kryerja e mbikëqyrjes së plotë në koordinimin e planifikimit urban dhe rural; ofrimi i shërbimeve për anëtarët e saj në përputhje me ligjet e Kosovës. Sipas Marrëveshjes së Brukselit, Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të ketë një Kuvend, një kryetar që përfaqëson Asociacionin para autoriteteve qendrore dhe jashtë Kosovës, një zëvendëskryetar, një këshill, një bord, një administratë, një zyrë për ankesa, ndërkaq që do të duhej të përcaktohej me statut.

Çfarë tha Vuçiçi?

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk mund të flasë në publik për hollësitë e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por se dokumenti është “bazë e mirë për të ardhmen”. “E shihni, ne u sollëm shumë korrekt dhe asnjë hollësi apo ndonjë gjë tjetër nuk doli askund në gazeta, sepse kjo është marrëveshja”, tha Vuçiq. Më 26 tetor, Vuçiqi tha se është plotësisht të gatshëm për formimin e Asociacionit por, shtoi se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara apo pavarësinë e Kosovës. Më pas, më 2 nëntor ai përsëriti se “është gënjeshtër se është i gatshëm të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës”.

Çfarë ka porositur BE-ja?

Radio Evropa e Lirë iu drejtua BE-së me pyetjen se pse publikut po mbahet i fshetë draft-statuti për formimin e Asociacionit, por nuk ka marrë përgjigje. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha në fund të tetorit se kjo është një mënyrë moderne evropiane për të zgjidhur çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane dhe e cila “nuk përkon me vijat e kuqe të palëve që ishin përcaktuar më parë”. Ai ka konfirmuar se të dyja palët kanë pasur komente dhe pyetje lidhur me këtë propozim evropian dhe ka shprehur shpresën se në javët në vijim do të sqarohen pyetjet e hapura dhe dyshimet. Ai paralajmëroi takim mes kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit për të diskutuar hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. /REL/

serbia kosove

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion