LIVE UPDATES
Bota

Pse skenaristët e Hollivudit janë në grevë dhe si do të ndjehet efekti i saj në ekranet televizive?

Shtrirja e transmetimeve dhe efektet e saj janë në qendër të mosmarrëveshjes. Shoqata thotë se edhe pse buxhetet e serialeve janë rritur, pjesa e të ardhurave që u jepet skenaristëve është zvogëluar vazhdimisht.

2 Maj 2023, 23:04 Nga I.A
Pse skenaristët e Hollivudit janë në grevë dhe si do të
protesta

SHBA- Skenaristët e filmave dhe shfaqjeve televizive janë tani në grevë. Greva fillon të martën pasi Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës dhe Aleanca e Producentëve të Filmit dhe Televizionit, të cilët përfaqësojnë studiot dhe shërbimet e transmetimit, nuk arritën një marrëveshje. Shfaqjet e orëve të vona të natës do të jenë të parat që do të ndjejnë efektet. Çështja qendrore në negociata është pjesa e pagave të skenaristëve për shfaqjet që transmetohen në Netflix dhe media të ngjashme. Aleanca e Producentëve të Filmit dhe Televizionit thotë se ka ofruar rritje të konsiderueshme pagash për skenaristët, por se ata kanë shumë kërkesa. Është greva e parë e autorëve të teksteve - dhe greva e parë në Hollivud në 15 vjet.

PSE PO BËJNË GREVË SKENARISTËT?

Shtrirja e transmetimeve dhe efektet e saj janë në qendër të mosmarrëveshjes. Shoqata thotë se edhe pse buxhetet e serialeve janë rritur, pjesa e të ardhurave që u jepet skenaristëve është zvogëluar vazhdimisht.

Përdorimi i një numri të vogël personeli për transmetimet nëpërmjet internetit “streaming” - i kanë bërë të ardhurat e qëndrueshme më të vështira për t'u arritur, thotë shoqata. Dhe numri i autorëve të teksteve që punojnë minimumin e orëve ka shkuar nga rreth një e treta në rreth gjysmën e tyre në dekadën e fundit. Skenaristët e shfaqjeve komedi-varietet nuk kanë fare mbrojtje minimale, tha shoqata në një raport të marsit.

"Në stafet televizive, më shumë skenaristë po punojnë minimalisht, pavarësisht nga përvoja, shpesh për më pak javë".

Mungesa e një kalendari të rregullt sezonal në transmetim ka ulur më tej pagën, thotë raporti. Dhe rritjet e planifikuara vjetore të pagave sipas kontratës aktuale kanë qenë shumë larg rritjeve të inflacionit.

Sipas degës tregtare të industrisë Variety, minimumi javor për një skenarist në një seri televizive në sezonin 2019-2020 ishte 4,546 dollarë. Ata punojnë mesatarisht 29 javë në një shfaqje për 131,834 dollarë në vit, ose mesatarisht 20 javë për 90,920 dollarë. Për një skenarist-producent, shifra është 6,967 dollarë në javë.

Aleanca e Producentëve të Filmave dhe Televizionit, e cila përfaqëson studiot, transmetuesit dhe kompanitë e produksionit të Hollivudit, thotë se prioriteti i tyre është "shëndeti dhe stabiliteti afatgjatë i industrisë" dhe se janë të përkushtuar për arritjen e "një marrëveshjeje të drejtë dhe të arsyeshme".

Pas disa muaj negociatash, kryesisht për pagën e skenaristëve të shfaqjeve, ka ende një mosmarrëveshje të konsiderueshme midis Aleancës së Producentëve të Filmave dhe Televizionit dhe skenaristëve.

Kontrata aktuale skadoi të hënën. Deri në atë moment, skenaristët, të cilët votuan me shumicë dërrmuese për të autorizuar drejtuesit e tyre për të thirrur një grevë, tashmë kishin filluar të bënin kërkesat e tyre për protesta.

Aleanca e Producentëve të Filmave dhe Televizioni (AMPTP) tha të hënën mbrëma se kishte ofruar "rritje bujare në kompensim për shkrimtarët, dhe do të përmirësonte ofertën e saj, por nuk mundi për shkak të kërkesave të shumta nga shkrimtarët”.

CILAT SHFAQJE DO TË NDIKOHEN MË PARË?

Shfaqjet e orëve të vona, shumë të varura nga shkrime komike, të bazuara në ngjarjet aktuale të së njëjtës ditë, do të jenë të parat që do të ndjejnë efektin e një greve. Shfaqjet kanë qenë de facto vija e parë e frontit gjatë grevave të mëparshme të shkrimtarëve. Shfaqje si "The Tonight Show Starring Jimmy Fallon" nga kanali NBC dhe "Jimmy Kimmel Live!" janë planifikuar të transmetojnë episode të reja këtë javë. Ata nuk i kanë shpallur ende planet e tyre, por ka të ngjarë të kalojnë në përsëritje tani.

"Saturday Night Live" ka një afat kohor pak më të gjatë prodhimi, por është edhe më i varur nga shkrimtarët e tij. Një grevë do të përmbyste tre episodet e fundit të këtij sezoni, duke filluar me shfaqjen e së shtunës me prezantuesin Pete Davidson.

Statusi i emisioneve të orëve të vona, të cilat mbështeten më shumë në bisedat dhe intervistat e ditës, do të ishte më pak i sigurt.

SI DO TË NDIKOJË GREVA TEK FILMAT SERIALË?

Ndikimi i grevës tek filmat serialë do të duket shumë më vonë. Edhe seritë e përditshme përgjithësisht kanë tekst të parapërgatitur muaj më parë. Efektet e dukshme për kalendarin e filmave që shfaqen mund të duhet edhe më shumë kohë për t’u ndjerë.

Prodhimi për filmat e përgatitur tashmë mund të vazhdojë sipas planit (megjithëse pa patur mundësinë e teksteve që rishkruhen në momentin e fundit), dhe gjithnjë duke prezumuar se ekipet e xhirimit, sindikatat e të cilëve për pak sa nuk u hodhën në grevë rishtazi, si dhe aktorët, kontrata në grup e të cilëve me AMPTP-në skadon më 30 qershor, do të kenë vullnetin të vazhdojnë punën.

Duke qenë të ndërgjegjshëm për këtë afat që po afron, pati përpjekje që prodhimi i filmave të përfundohej sa më herët. Organizata FilmLA, që jep lejet për vendet e xhirimit në zonën e Los Anxhelosit, thotë se nuk janë bërë kërkesa për xhirime këtë javë.

Shumë shikues dhe frekuentues të kinemave mund të mos fillojnë t’i ndjejnë efektet e grevës, për disa kohë pasi ajo të ketë përfunduar. Lista e filmave në Netflix dhe Amazon Prime Video nuk do të ketë ndryshuar shumë javën e kaluar, por për shkak se kjo do të jetë greva e parë e skenaristëve në epokën e filmave në internet, nuk dihet se si mund të jetë situata në vazhdim.

Gjatë grevës së mëparshme, kur rrjetet kabllore dhe të transmetimeve me axhenda dhe sezone të mirëpërcaktuara dominonin ekranin, shumë seriale, si “30 Rock”, “CSI”, dhe “Grey’s Anatomy”, shkurtuan sezonet e tyre.

Shfaqjet televizive pa tekst të parapërgatitur fituan terren në atë periudhë. “Big Brother” dhe “The Amazing Race” rritën praninë e tyre. “The Apprentice”, drejtuar nga Donald Trump, mori energji të reja kur një version me personalitete të njohura u krijua për të mbushur boshllëkun e krijuar.

ÇFARË NDODH TANI ME AUTORËT E TEKSTEVE?

Një ndalim i plotë i punës do të thotë humbje të mëdha ekonomike për skenaristët, megjithëse shumë thonë se ja vlen të luftohet kundër rënies graduale të të ardhurave.

Rregullat për grevat ua ndalojnë anëtarëve që të arrijnë marrëveshje të reja, apo që të paraqesin tekste të reja. Atyre u lejohet të pranojnë të ardhura nga tekstet që janë përgatitur tashmë.

ÇFARË KA NDODHUR GJATË GREVAVE TË MËPARSHME TË SKENARISTËVE?

Skenaristët janë hedhur në grevë gjashtë herë, më shumë se çdo grup tjetër në Hollivud.

Greva e parë u bë në vitin 1960, kur sindikata e autorëve të teksteve nuk punoi për gati pesë muaj. Greva të tjera u bënë në vitet 1973, 1981, dhe 1985. Ndërprerja më e gjatë e punës u bë në vitin 1988.

Greva e vitit 2007-2008 u zgjidh pas tre muajsh. Ndër lëshimet kryesore që fituan skenaristët ishte detyrimi që programacionet në internet do të duhej të punësonin skenaristë nëse do të kishin një nivel të caktuar buxheti. Kjo shërbeu si një parathënie për të gjitha grevat në industrinë e argëtimit që pasuan në vitet në vazhdim.

Marrë nga VOA

hollywood shoqata e shkrimtarëve të amerikës dhe aleanca e producentëve të filmit dhe televizionit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj