All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Publikoi dokumentet sekrete të Pentagonit, Jack Teixeira del sot para gjykatës

Ai do të përgjigjet në gjykatë në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve ushtarake shumë të klasifikuara në lidhje me luftën në Ukrainë dhe çështje të tjera të sigurisë kombëtare.

14 Prill 2023, 08:27 Nga F.M
Publikoi dokumentet sekrete të Pentagonit, Jack Teixeira del sot para
Jack Teixeira
All - Paragraf - 1

SHBA- Jack Teixeira, 21 vjeç, i cili u arrestua nga FBI në shtëpinë e tij në Dighton, pasi akuzohet se ka nxjerrë dokumentet sekrete të Pentagonit, do të dalë sot para gjykatës. BBC shkruan se i riu, pjesë e Gardës Kombëtare Ajrore e SHBA-së do të përgjigjet në gjykatë në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve ushtarake shumë të klasifikuara në lidhje me luftën në Ukrainë dhe çështje të tjera të sigurisë kombëtare.

Ai u prangos dje, i veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë me krahë të shkurtra. Ëashington Post zbuloi një ditë më parë se s ii riu kishte hapur një grup në aplikacionin Discord dhe kishte ndarë me rrethin e tij të ngushtë gjëra që qeveria kërkonte t’ua mbante sekret.

Si u përfshi 21-vjeçari?

Duke qenë se nuk i lejohej të mabnte celular apo pajisje teknologjike në vendin ku punonte, pikërisht për shkak të sekreteve që ndodheshin aty, Teixeira shkroi gjithçka me dorë. Ai nisi të ndante tekste me miqtë e tij, por fillimisht askush nuk i kushtoi rëndësi. Më pas, ai siguroi mënyrën për të marrë më vete një sërë dokumentesh dhe i fotografoi ato duke i ndarë me anëtarët e grupit. Këtu nisi interesi i anëtarëve të grupit që mendohet se ishin rreth 40 persona. Ata nisën t’i lexonin dhe Teixeira u tregonte mbi mënyrën se si po menaxhohej lufta në Ukrainë, qëndrimet e shumë vendeve dhe jo vetëm.

Ai tregonte se qeveria amerikane shumë herë ka qenë në dijeni të krimeve e sulmeve që do të ndodhnin, kryesisht ndaj njerëzve me ngjyrë, por nuk i parandalonte ato. E gjitha, sipas 21-vjeçarit, bëhej për të argumentuar rritjen e fondeve dhe mënyrën se si i kishin përdorur ata. Këtu, i riu përmendte sulmin me armë zjarri në një supermarket Buffalo në maj 2022. Sulmi la 10 të vdekur, të gjithë me njgyrë dhe plagosi tre të tjerë.

Miqtë e Teixeiras treguan se qëllimi i tij nuk ishte të mbante krah, por të informonte të afërmit e tij, pasi besonte se qeveria u mbante sekrete mjaft të errëta, si dhe tu tregonte atyre mënyrën se si po përdoreshin taksat.

Ç’tregonin dokumentet?

Në total janë zbuluar 53 dokumente dhe të gjitha janë prodhuar midis mesit të shkurtit dhe fillimit të marsit. Ato përmbajnë një gamë të gjerë informacionesh shumë të klasifikuara, duke ofruar një pikëpamje se si SHBA spiunon aleatët dhe kundërshtarët e saj. Disa nga dokumentet, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë autentike, ekspozojnë shkallën e përgjimit të SHBA-së mbi aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën. Të tjera dokumente zbulojnë shkallën në të cilën SHBA ka depërtuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe organizatën mercenare ruse ëagner Group. Por ka dhe dokumente që zbulojnë dobësitë kryesore në armatimin, mbrojtjen ajrore dhe përmasat dhe gatishmërinë e batalioneve të Ukrainës në një pikë kritike të luftës.

Reuters publikoi një artikull ku shkruante se përmes dokumenteve në fjalë ishte zbuluar se Serbia i ka shtur armë Ukrainës. Dokumenti, mban titullin "Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë", dhe rendit përgjigjen e të gjitha vendeve evropian përsa i përket kërkesës së Ukrainës për ta ndihmuar me armë dhe trajnime ushatarake. Serbia rezulton të jetë përgjigjur pozitivisht, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zotim apo nëse dërgesat janë nisur drejt Kievit.

jack teixeira dokumentet e pentagonit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 13 Prill 2023, 23:32

Norvegjia dëbon 15 diplomatë rusë

Anniken Huitfeldt OSLO- Norvegjia ka dëbuar 15 zyrtarë rusë që i kishte akuzuar për spiunazh. Ministrja e Jashtme, Anniken Huitfel...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj