LIVE UPDATES
Bota

Gjermania padit kompanitë e vaksinave anti COVID-19, qytetarët: Kemi pasoja e dëme në zemër

Gati 200 padi janë ngritur në Gjermani kundër prodhuesve të vaksinave, për dëme të supozuara nga vaksinat. Paditësit pohojnë se janë dëmtuar dhe kanë pasoja nga vaksinimi.

14 Prill 2023, 08:04 Nga DOSJA
Gjermania padit kompanitë e vaksinave anti COVID-19, qytetarët: Kemi
Vaksinat

GJERMANI- Në të gjithë Gjermaninë, sipas avokatëve, janë ngritur të paktën 185 padi civile për shkak të dyshimeve për dëme nga vaksinimi kundër virusit korona. Dy zyra ligjore në Düsseldorf dhe Wiesbaden, sipas deklaratave të tyre, përfaqësojnë 135 dhe 50 nga këto raste. Janë ngritur padi kundër katër prodhuesve kryesorë të vaksinave kundër virusit korona: BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Gjyqi i parë pritet të nisë më 28 prill në Gjykatën e Frankfurtit. Prodhuesi i vaksinave BioNTech nga qyteti Mainz do të jetë në bankën e të akuzuarve. Paditësja është një grua që pretendon se ka pësuar dëmtime në zemër si pasojë e vaksinimit kundër Covid-19. Gruaja, e cila, sipas avokatit të saj, është vetë profesioniste e mjekësisë, dëshiron të mbetet anonime. Çdo kërkesë do të trajtohet individualisht ose do të ketë ndonjë marrëveshje jashtë gjyqit.

Problemi kryesor - lidhja midis vaksinimit dhe dëmtimit

Sipas mendimit të avokatëve dhe mjekëve, kjo çështje do të vendoset përfundimisht nga ekspertët. Firma ligjore nga Düseldorfi, siç u tha, ka pasur rreth 3000 kërkesa për padi. Këto kërkesa kanë rezultuar me 135 padi, sepse jo të gjithë kanë pasur dëshmi të mjaftueshme për hapjen e rasteve. Ndërsa zyra ligjore nga Wiesbaden thotë se kanë pasur 850 persona që kanë kërkuar hapjen e rasteve, nga këto kanë bërë 50 padi. Edhe kjo zyrë ka hedhur poshtë qindra kërkesa, për të cilat mendohet se janë të pabaza. Sipas njohësve të kësaj fushe, këto dy zyra të avokatëve përfaqësojnë shumicën e rasteve të ngjashme. Një çështje kyçe në të gjitha këto padi është çështja e shkakut të dëmeve shëndetësore dhe dëshmisë, nëse këto dëme kanë lidhje me vaksinat.

Në parim, të njëjtat rregulla përgjegjësie zbatohen për vaksinat kundër virusit korona sikundër edhe për ilaçet e tjera, sipas Ligjit të Barnave ose Ligjit të Përgjegjësisë ndaj Produkteve. Prodhuesi mund të mbahet përgjegjës nëse ka ndonjë gabim në prodhim. Por nëse ka pasur një gabim në administrimin e ilaçit, atëherë përgjegjësia është e personit që ka kryer vaksinimin. Avokati i Düsseldorfit, Tobias Ulbrich pret një "betejë të ekspertëve të fushës juridike" - ku duhet të dëshmohet se ku qëndron problemi, kuptohet nëse gjykatat nuk marrin menjëherë ndonjë "gjykim që do të frikësonte" paditësit e tjerë për të ndjekur këto çështje, tha ai për agjencinë e lajmeve dpa.

BioNTech: Çdo rast duhet të trajtohet me kujdes

Kompania BioNTech thekson se "deri më tani, në asnjë nga rastet e ekzaminuara nga BioNTech nuk është provuar një lidhje shkakësore midis dëmtimit të përshkruar shëndetësor dhe vaksinimit". "Ne e marrim përgjegjësinë tonë si prodhues vaksinash shumë seriozisht”, tha zëdhënësja e kompanisë.

BioNTech, siç shpjegoi ajo, po trajton me kujdes çdo rast në të cilin janë ngritur padi kundër kësaj kompanie. Megjithatë, është parakusht që avokatët të dorëzojnë dokumente të mjaftueshme për të dëshmuar këtë ndërlidhje. "Kur vlerësojmë një rast, ne mund të mbështetemi vetëm në faktet mjekësore për të gjykuar nëse ka apo jo një lidhje shkakësore. Fatkeqësisht, këtu shpesh mungojnë dokumentet."

Marrë nga DW

gjermani paditen kompanite e vaksinave

Sondazh

Poll
Bota 13 Prill 2023, 23:32

Norvegjia dëbon 15 diplomatë rusë

Anniken Huitfeldt OSLO- Norvegjia ka dëbuar 15 zyrtarë rusë që i kishte akuzuar për spiunazh. Ministrja e Jashtme, Anniken Huitfel...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët