LIVE UPDATES
Bota

"Puna për 80 cent është shfrytëzuese"/ Kritikohet punësimi i detyruar për azilkërkuesit në Gjermani

Në ligjin e kontributeve për azilkërkuesit thuhet në nenin 5, se "Të aftët për punë, ata që marrin ndihma e nuk punojnë dhe nuk janë në moshë shkollore janë të detyruar të marrin në konsideratë një mundësi pune që iu ofrohet."

3 Mars 2024, 12:40 Nga r.ll
"Puna për 80 cent është shfrytëzuese"/ Kritikohet
foto ilustruese

BERLIN- Në debatin për angazhimin me detyrim për punë komunitare të azilkërkuesve në Gjermani janë shtuar kritikat. Kryetarja e Partisë Sociademokrate, Saskia Esken është shprehur për gazetën "Thüringer Allgemeine", se nuk e sheh si zgjidhje këtë. Masa të përafërta kanë treguar se nuk janë të suksesshme tek të papunët afatgjatë, tha ajo. "Për shkak të mungesës së fuqisë së kualifikuar punëtore sot është më mirë që refugjatët të mund të hyjnë më shpejt dhe pa komplikime në marrëdhënie të rregullta pune me sigurime shoqërore", tha Esken.

Edhe drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles shprehet kritike. "Fillimi i punës nga refugjatët është prej kohësh ligjërisht e mundur për refugjatët në strehimore, po përdoret me rezerva nga komunat", ka thënë Nahles. Në ligjin e kontributeve për azilkërkuesit thuhet në nenin 5, se "Të aftët për punë, ata që marrin ndihma e nuk punojnë dhe nuk janë në moshë shkollore janë të detyruar të marrin në konsideratë një mundësi pune që iu ofrohet."

Heil: Detyrim për punë në raste të veçanta

Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil e shikon si të arsyeshme detyrimin për punë të azilkërkuesve. "Është e drejtë në fuqi që komunat mund t'i angazhojnë me detyrim për punë komunitare azilkërkuesit që jetojnë në strehimoret e refugjatëve. Në raste të veçanta është e arsyeshme që të gjendet punë për njerëzit që kanë një kohë të gjatë pritjeje në strehimoret e azilëkërkuesve." Debati u nxit kohë më parë nga presidenti i Shoqatës së Qarqeve Gjermane, Reinhard Sager. Ai kishte kërkuar disa herë, që azilkërkuesit të detyrohen të punojnë. "Kush është me shëndet të mirë dhe jo me kufizime, duhet të punojë." Mbështetja që jep shteti nuk mund të jetë pa kushte, kishte thënë Sager për gazetën Bild. Në qarkun Saale-Orla në Tyringji, azilkërkuesit do të duhet të punojnë katër orë në ditë. Azilkërkuesit do të marrin 80 cent në orë për punë të thjeshta, e nëse refuzojnë do të ketë shkurtime të ndihmave sociale deri në 180 euro në muaj.

Puna për 80 cent është shfrytëzuese

"Është raciste dhe denigruese të paramendosh, se azilkërkuesit nuk janë të vullnetshëm të punojnë", deklaroi organizata për të drejtat e njeriut, Pro Asyl. Zëdhënësi i saj, Tareq Alawos u shpreh kundër që njerëzit që kërkojnë ndihmë "tani të detyrohen për punë në marrëdhënie shfrytëzuese për 80 cent në orë", në një kohë që shumë personave iu mohohet një marrëdhënie e rregullt pune: Edhe drejtuesja e partisë E Majta, Janine Wissler e kritikon këtë propozim të Sagers. Kush punëson refugjatët për 80 cent në ore minon kontratat me tarifa dhe pagat minimale, tha Wissler. "Kështu azilkërkuesit futen në rolin e atyre që ulin rrogat", tha politikanja e majtë. Kjo nuk e nxit integrimin, por shton konkurrencën në sektorin e pagave të ulta.

Mbështetje për propozimin e Sager erdhi nga CDU. Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Carsten Linnemann e përshëndeti mundësinë e detyrimit për punë. "Gjithçka që forcon parimin e mbështetjes, por edhe të kërkesave është e mirëpritur", tha ai për gazetën Bild. Kurse kreu i degës së CDU-së për Tyringjinë, Mario Voigt deklaroi se "ne duhet të dërgojmë mesazhin, se kush gjen solidaritet në Gjermani, duhet të japë edhe diçka vetë", tha ai për rrjetin redaksional, Gjermania.

Qasja në tregun e punës e kufizuar

Për azilkërkuesit që sapo vijnë në Gjermani qasja në tregun e punës është shumë e kufizuar. Sipas të drejtës aktuale në fuqi, azilkërkuesit parimisht mund të punojnë vetëm pas tre muajsh pas ardhjes, kush jeton në një qendër pranimi refugjatësh dhe nuk është minoren mund të punojë vetëm pas nëntë muajsh. Kurse "Gedultete" persona me leje të toleruar qëndrimi ose refugjatë me fëmijë minorenë në një qendër pranimi mund të punojnë pas gjashtë muajsh. Azilkërkuesit nga vendet të sigurta të origjinës, që kanë shtruar kërkesën për azil pas gushtit 2015 parimisht nuk kanë qasje në tregun e punës./DW

azilkerkuesit ne gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj