LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Si mund t’i ndihmojë Gazës ndihma e SHBA-së dhe pse operacioni është i komplikuar?

Tre aeroplanë për mallra C-130 kanë lëshuar pako me 38.000 shujta në Gazë, në pasditen e së shtunës. Ndihmat janë hedhur në jugperëndim të Gazës, rreth zonës bregdetare, ka thënë një zyrtar amerikan.

3 Mars 2024, 11:36 Nga r.ll
Analiza e REL: Si mund t’i ndihmojë Gazës ndihma e SHBA-së
pamje nga avioni me ndihma

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë nisur të hedhin të shtunën ndihma urgjente humanitare në Gazë, prej ajrit. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se SHBA-ja është duke shqyrtuar edhe mënyra tjera për t’iu ndihmuar palestinezëve në territorin e udhëhequr prej Hamasit, teksa vazhdon lufta e grupit me Izraelin. Hamasi është shpallur grup terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Kur kanë nisur të lëshohen ndihmat?

Tre aeroplanë për mallra C-130 kanë lëshuar pako me 38.000 shujta në Gazë, në pasditen e së shtunës. Ndihmat janë hedhur në jugperëndim të Gazës, rreth zonës bregdetare, ka thënë një zyrtar amerikan.

Operacioni është koordinuar me forcën ajrore të Jordanisë, e cila ka nisur ditë më parë të dërgojë ndihma në Gazë në të njëjtën mënyrë.

Pse tani?

Vendimi i Bidenit është marrë pasi të paktën 115 palestinezë janë vrarë dhe mbi 750 të tjerë janë plagosur të enjten, derisa kanë tentuar të marrin ndihmë në veri të Gazës, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Dëshmitarët kanë thënë se ushtria izraelite ka shtënë me armë zjarri në drejtim të turmës, duke e konsideruar si rrezik.

SHBA-ja i ka kërkuar disa herë Izraelit që të dërgojë ndihmë humanitare në Gazë dhe të hapë pikën e tretë kufitare në këtë rajon, mirëpo dhuna e së enjten tregon se sfidat janë të mëdha, pavarësisht rrethanave të krijuara.

“Humbja e jetëve është zemërthyese”, ka thënë Biden, teksa ka bërë të ditur nisjen e ndihmave.

“Njerëzit atje janë aq të dëshpëruar”.

Si do të sigurohet SHBA-ja që ndihma të arrijë aty ku duhet?

I pyetur se si do të sigurohet SHBA-ja që furnizimet të mos jenë në duart e Hamasit, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, ka thënë se SHBA-ja do të mësojë më shumë përgjatë operacioneve ajrore.

“Janë vetëm pak operacione tjera ushtarake që janë më të komplikuara sesa hedhja e ndihmës humanitare prej ajrit”, ka thënë ai. Sipas tij, Pentagoni do t’i identifikojë zonat ku do të lëshohen ndihmat për të balancuar situatën në të gjitha rajonet.

“Rreziku më i madh është derisa të sigurohemi që askush nuk do të lëndohet në terren”, ka thënë Kirby.

Ai ka thënë se SHBA-ja është duke analizuar edhe mënyra për shpërndarjen e ndihmave, kur ato të prekin tokën.

A do të vërehet ndihma?

SHBA-ja beson se ndihma do t’iu ndihmojë banorëve të Gazës, mirëpo ajo nuk është zëvendësim i kamionëve, të cilat mund të bartin ndihmën në mënyrë shumë më efektive. Kirby ka thënë se përparësia e ndihmës prej ajrit është se ndihma mund të arrijë një lokacion shumë shpejt. Mirëpo, kur është fjala për sasinë, nuk mund të krahasohet me ndihmën që bartin kamionët.

SHBA-ja dhe aleatët janë duke tentuar të arrijnë një armëpushim të ri në mes të Hamasit dhe Izraelit, që do të mundësonte lirimin e pengjeve të mbajtura prej Hamasit në Gazë, dhe lirimin e disa palestinezëve prej burgjeve izraelite përgjatë gjashtë javëve të pauzës.

Nëse arrihet armëpushimi, SHBA-ja shpreson se do të krijoheshin rrethanat që një sasi shumë e madhe e ndihmës të hynte në Gazë. Biden ka thënë të premten se SHBA-ja është duke punuar me aleatët për krijim të një korridori detar që mundëson dërgimin e ndihmës në Gazë përmes detit.

lufta izrael-palestine shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj