LIVE UPDATES
Bota

Kandidon përballë dy shqiptarëve/ Kush është deputetja e VMRO DPMNE-së që kërkon postin e presidentit në Maqedoninë e Veriut?

Ajo ishte kandidate për presidente e kësaj partie edhe në zgjedhjet e vitit 2019, por ishte mundur nga presidenti aktual, Stevo Pendarovski. Në fjalimin e mbajtur para mbështetësve të saj Gordana Siljanovska-Davkova, tha se kësaj radhe do të jetë fituese e garës për kreun e shtetit dhe bëri thirrje për “unitet në arritjen e interesave kombëtare e shtetërore”.

3 Mars 2024, 09:03 Nga r.ll
Kandidon përballë dy shqiptarëve/ Kush është deputetja
Siljanovska Davkova

SHKUP- Partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE, në konventën partiake të 2 marsit në Shkup ka promovuar Gordana Siljanovska Davkovën për kandidate të saj për zgjedhjet presidenciale më 24 prill në Maqedoninë e Veriut. Siljanovska Davkova është deputete aktuale e VMRO DPMNE-së.

Ajo ishte kandidate për presidente e kësaj partie edhe në zgjedhjet e vitit 2019, por ishte mundur nga presidenti aktual, Stevo Pendarovski. Në fjalimin e mbajtur para mbështetësve të saj Gordana Siljanovska-Davkova, tha se kësaj radhe do të jetë fituese e garës për kreun e shtetit dhe bëri thirrje për “unitet në arritjen e interesave kombëtare e shtetërore”.

“Mund të ndryshosh gjithçka, stilin, shumë gjëra, por asnjëherë atdheun. Jo rastësisht kemi lindur në Maqedoni [të Veriut], energjia buron nga këtu dhe prandaj duhet të vendosim lidhje sa më të forta me ata që u larguan, jo sepse donin, por sepse dikush nuk i donte si më të mirët. Vetëm kështu do të sigurojmë respekt kudo në botë. Na pret shumë punë dhe unë nga të gjithë ata që do të jenë bartës të ndonjë posti, u kërkoj atyre t'iu japin fund përçarjeve të tmerrshme mbi çdo bazë, kryesisht në baza partiake dhe politike”, tha Siljanovska-Davkova.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkoi nga anëtarët e partisë, por edhe të gjithë qytetarët që të dalin në zgjedhjet presidenciale, por edhe në ato parlamentare për të “votuar për ndryshimin e madh”. Ky ndryshim, sipas tij, arrihet nëse VMRO DPMNE-ja në zgjedhje arrin të marrë gjysmën e mandateve të deputetëve, apo 61 nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.

“Këto janë zgjedhje për Maqedoninë [e Veriut]. Për një Maqedoni ku vlejnë ligjet, në të cilën nuk ka qytetarë të rendit të parë dhe të dytë. Shpresoj që qytetarët të bëjnë zgjedhjen e duhur... Më 8 maj e dimë që ky popull do të thotë mjaft, mjaft nga vjedhjet, mosekzistenca e një sistemi, mjaft nënvlerësimit”, ka deklaruar Mickoski.

Nga ana tjetër, LSDM-ja, të dielën më 3 mars, në konventën partiake do të miratojë kandidaturën për mandatin e dytë të presidentit aktual Stevo Pendarovski. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri më tani nga 11 kandidatë për president, pesë prej tyre tashmë kanë mbledhur 10 mijë votat e nevojshme duke zyrtarizuar kështu kandidaturat e tyre për garën zgjedhore më 24 prill.

Në mesin e tyre janë edhe dy kandidatët shqiptarë, Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Arben Taravari nga Opozita e Bashkuar Shqiptare. Të shtunën në mbrëmje, kandidati opozitës shqiptare, Arben Taravari është promovuar zyrtarisht në Gostivar në praninë e liderëve të katër partive që përbëjnë koalicionin “VLEN”. Në konventë ishte i pranishëm edhe Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Vetëvendosja mbështet opozitën shqiptare dhe anëtarë të saj nga Maqedonia e Veriut pritet të jetë në listat për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut./REL

siljanovka davkovën maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni