Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Rusia shkatërron 38 dronë ukrainas mbi gadishullin e Krimesë
Më herët u raportua për shpërthime të njëpasnjëshme të fortë në zonën ku ndodhet porti i Feandosia dhe u njoftua se janë vendosur kufizime të përkohshme në lëvizjen e automjeteve, ndërsa është mbyllur edhe pjesa rrugore e urës që lidh gadishullin me Rusinë kontinentale.
3 Mars 2024, 07:52Nga E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 38 mjete ajrore pa pilot me telekomandë të lëshuara nga Ukraina në hapësirën ajrore të gadishullit të Krimesë.
Më herët u raportua për shpërthime të njëpasnjëshme të fortë në zonën ku ndodhet porti i Feandosia dhe u njoftua se janë vendosur kufizime të përkohshme në lëvizjen e automjeteve, ndërsa është mbyllur edhe pjesa rrugore e urës që lidh gadishullin me Rusinë kontinentale, deri në njoftimin e dytë, shkruajnë mediat e huaja.
Në të njëjtën kohë, kufizime u vendosën përkohësisht në lëvizjen e automjeteve në zonën ku ndodhet porti Feandosia, në gadishullin e Krimesë, raportuan zyrtarët e postuar nga Moska. Seksioni rrugor i urës që lidh gadishullin me Rusinë kontinentale gjithashtu është mbyllur deri në një njoftim të dytë, raportoi autoriteti që menaxhon urën përmes Telegram.