6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Adam Liu ka dashur ta përjetojë botën jashtë qytetit të tij të lindjes, Taichung në Tajvan. Gjashtë muaj më parë atij iu plotësua dëshira.

SHBA- Feniksi i Arizonës, në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, është strehë e një fabrike ku do të prodhohen gjysmëpërçuesit tajvanez. Një pjesë themelore e axhendës së Presidentit Joe Biden është që Shtetet e Bashkuara të varen sa më pak nga importi i huaj duke shtuar kapacitetet në vend për prodhimin e pjesëve elektronike që përdoren kudo, që nga telefonat e deri tek makinat. Materiali në vazhdim na çon në Feniks të Arizonës, ku shumë punonjës tajvanezë të zhvendosur për të punuar në fabrikën e gjysmëpërçuesve po përballen me sfidat e jetës në një shtet tjetër.
Adam Liu ka dashur ta përjetojë botën jashtë qytetit të tij të lindjes, Taichung në Tajvan. Gjashtë muaj më parë atij iu plotësua dëshira.
“Kompania ime po dërgonte punonjës në SHBA, kështu që unë zgjodha të vij këtu”.
Liu punon për kompaninë tajvaneze të prodhimit të gjysmëpërçuesve, TSMC, prodhuesi më i madh në botë i këtyre pjesëve elektronike.
Ai është një nga qindra tajvanezët e zhvendosur në Feniks të Arizonës për të punuar në fabrikën e gjysmëpërçuesve.
“Çdo ditë jemi shumë të zënë me gjëra të ndryshme. Në Tajvan ne prodhonim gjysmëpërçues në masë, kështu që duhet të përqendrohemi tek linja e prodhimit. Në Shtetet e Bashkuara, për momentin ende nuk kemi filluar prodhimin, ndaj jemi në procesin e të mësuarit”, thotë për Zërin e Amerikës, Adam Liu, punonjës tajvanez i kompanisë TSMC.
Fabrika është pjesë themelore e axhendës së Presidentit Joe Biden për të nxitur prodhimin e gjysmëpërçuesve në Shtetet e Bashkuara në vend të importimit të kësaj teknologjie. Fuqia punëtore e kompanisë TSMC në Feniks përbëhet nga amerikanë dhe tajvanezë, çka sjell edhe sfida.
“Jemi mësuar të flasim në gjuhën mandarin dhe tani duhet të flasim në anglisht për të ndihmuar amerikanët me të cilët punojmë, dhe kërkon pak më shumë përpjekje”, thotë Adam Liu.
Julie Sun ka eksperiencë kur flitet për sfidat ndërkulturore. Ajo është mësuese e gjuhës angleze në këtë kishë kineze në Feniks dhe është e martuar me një punonjës të kompanisë TSMC nga Amerika.
“Të punosh për kompaninë TSMC nuk është njëlloj sikur të punosh për një kompani amerikane. Pavarësisht nëse është dikush nga Tajvani apo një punonjës amerikan, ata përballen me trysni të caktuara, sepse duhet të mësohen me dallimet gjuhësore, kulturën dhe një tjetër mënyrë jetese”.
Michael Lin, pastor i kishës, e pa nevojën dhe krijoi një klasë të mësimit të anglishtes dhe kulturës për bashkëshortët e punonjësve nga Tajvani.
“Unë e kam kaluar këtë sfidë. Pasi të mësosh, mund të komunikosh me të tjetër pa pengesa”.
Zëri i Amerikës bisedoi me zonjën Ngiok-Phin Chiu, bashkëshorte e një punonjësi të kompanisë TSMC e cila po mëson anglishten.
“Kjo klasë do të më përgatisë për mënyrën se si flasin banorët e Feniksit, dallimet kulturore dhe festat. Pra, këto janë disa nga gjërat me të cilat dua të njihem më shumë”.
Ardhja e banorëve të rinj nga Tajvani e ka ngjalluar biznesin në këtë pjesë të Feniksit, duke i tjetërsuar lagjet në një fshat punonjësish nga kompania TSMC. Austin Calderon menaxhon një restorant pranë fshatit TSMC.
“Ata janë vendosur në komplekse të mëdha apartamentesh, gjë që është e mrekullueshme. Dikur bosh, tani këto pallate gumëzhijnë nga banorët e shumtë”.
Zoti Liu thotë se pas punës ose në fundjavë përpiqet të njihet me rrethinat ku jeton.
“Kudo që shkoj, peizazhi është mbresëlënës, diçka që nuk e kemi në Tajvan”.
Pamja e shkretëtirës jugperëndimore, e cila është po aq e ndryshme nga peizazhi i gjelbër i Tajvanit sa ç 'është gjuha kineze mandarin nga anglishtja.
Marrë nga VOA
Ali Khamenei IRAN- Lideri suprem i Iranit Ali Khamenei takoi në Teheran kreun e grupit të Hamasit, Ismail Haniyeh. Mediat e huaja raportojnë...
Fahrettin Koca TURQI- Të sëmurët dhe të plagosurit nga Gaza që kanë nevojë për trajtim mjekësor do të tra...
Joe Biden dhe Donald Trump SHBA- Presidenti demokrat Joe Biden renditet pas kandidatit kryesues republikan Donald Trump në pesë nga gjashtë ...
Raketa RUSI- Rusia realizoi këtë të dielë një shfaqje fuqie, pasi lëshoi me sukses një raketë balistike nd&eum...
Anthony Blinken IRAK- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, vizitoi papritur kryeqytetin e Irakut, Bagdadin. Vizita e sekretarit amerikan të ...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk do ta njohë pavar...
te plagosurit GAZA- Në 28 ditë luftë mes Izraelit dhe Hamasit, bilanci i viktimave është i trishtë me gati 10 mijë t&eum...
I rrembyer UKRAINË- Udhëheqësit dhe aktivistët ukrainas thonë se Rusia po mban peng 20 mijë ukrainas, të cilët jan&...
Yahya Sinwar IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka krahasuar me Hitlerin liderin e Hamasit, Yahya Shinwar. “Ai nuk kujdeset për...
Édouard Philippe FRANCË- Në një botë të trazuar dhe me shumë vatra lufte, e sidomos pas konfliktit që sapo ka nis...