LIVE UPDATES
Bota

Putin është afër fitores, dhe Evropa duhet të jetë e tmerruar

Dështimi i Ukrainës për të arritur një përparim vendimtar në kundërsulmimin e saj të nisur që gjatë verës, i ka zbehur parashikimet optimiste të bëra shpesh nga vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe komandantët e tij kryesorë, se fitorja ishte në duart e Kievit.

9 Dhjetor 2023, 12:15 Nga Con Coughlin
Putin është afër fitores, dhe Evropa duhet të jetë e
Vladimir Putin

Nga Con Coughlin “Daily Telegraph”

Ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë tashmë në një ngërç, ku asnjëra nga palët nuk ka ndonjë epërsi të dukshme, nuk mund të shpërfillet mundësia që presidenti rus Vladimir Putin të dalë fitimtar nga pushtimi i tij i keq-llogaritur, së bashku me të gjitha pasojat e rënda që do të kishte një rezultat i tillë për sigurinë e Evropës.

Dështimi i Ukrainës për të arritur një përparim vendimtar në kundërsulmimin e saj të nisur që gjatë verës, i ka zbehur parashikimet optimiste të bëra shpesh nga vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe komandantët e tij kryesorë, se fitorja ishte në duart e Kievit.

Por në vend të kësaj, narrativa ukrainase rrezikon që të degradojë tani në akuza ndaj aleatëve të saj perëndimorë për refuzimin e sigurimit të armatimeve të nevojshme për të çarë ngërçin në fushën e betejës. Siç u shpreh udhëheqësi ukrainas në një intervistë të kohëve fundit “Ne nuk morëm të gjitha armët që donim, ndaj nuk mund të jem i kënaqur me aleatët”.

Mungesa e përparimit ushtarak, së bashku me shpërthimin e luftimeve të reja midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, e ka thelluar ndjenjën e skepticizmit midis disa liderëve perëndimorë mbi aftësinë e Ukrainës për të dominuar. Për shembull, brenda administratës së Joe Biden, ekziston një ndjenjë në rritje se, interesat e SHBA-së do të shërbeheshin më mirë duke i bërë presion Zelensky për të ulur në tryezën e negociatave të paqes, në vend se të vazhdojë me një fushatë ushtarake, të cilën ai ka pak shanse për ta fituar.

Ndërkohë, Vladimir Putin po i shton përpjekjet e tij për të rimarrë avantazhin ushtarak që kishte, duke përdorur të ardhurat e mëdha të naftës dhe për ta militarizuar ekonominë ruse, gjë që ka çuar në një rritje të konsiderueshme të prodhimit të armëve.

Kreu i Kremlinit ka autorizuar ndërkohë një rritje me 170.000 trupa të ushtrisë ruse. Ai shpreson se kjo do të ndihmojë përpjekjet e saj për të pushtuar objektiva strategjike kryesore, si qyteti lindor i Avdiivka në rajonin e Donbasit, skena e luftimeve të ashpra kohët e fundit midis forcave ruse dhe atyre ukrainase.

Ideja që 21 muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën, ushtria ruse do të ishte ende e aftë të ndërmerrte një ofensivë, dukej e paimagjinueshme vetëm disa muaj më parë, pasi Moska kishte pësuar një sërë pengesash më pasoja shkatërruese.

Dhe ndërsa mbetet ende shumë e pamundur që Putin të jetë në gjendje të përmbushë qëllimin e tij për të pushtuar të gjithë Ukrainën, dhe për të vendosur një regjim kukull në Kiev, çdo përfundim që sjell ruajtjen e zonave të konsiderueshme të territorit ukrainas të pushtuara nga Kremlini do të përshëndetet si një fitore.

Një rezultat i tillë do të paraqiste një sfidë të rëndësishme për aleancën perëndimore, pasi do të vihej në dyshim aftësia e saj për t'i bërë ballë agresionit rus, edhe pas gjithë mbështetjes ushtarake që i ka dhënë Ukrainës. Dhe kjo do ta inkurajonte Putinin të besonte se ai mund të ndërmarrë akte të mëtejshme agresioni në krahun lindor të NATO-s, i sigurt se Perëndimi nuk zotëron as burimet dhe nuk ka as vendosmërinë e nevojshme për t'i rezistuar synimeve ekspansioniste të Kremlinit.

Perspektiva që Rusia ta shpërkallëzojë kërcënimin që paraqet për sigurinë evropiane, në rast se Putin arrin qoftë edhe vetëm disa përfitime modeste në Ukrainë, ka nxitur disa ekspertë të shquar ushtarakë evropianë të vënë në dyshim gatishmërinë e NATO-s për ta përballuar një sfidë të tillë.

Në një konferencë të fundit mbi mbrojtjen në Berlin, pati një ushtrim me një skenar të “fundit të botës”, ku Evropa rrezikonte të pësonte të njëjtin fat si Perandoria e Shenjtë Romake nën Napoleonin, dhe të shkatërrohej në një konflikt të ardhshëm me Rusinë për shkak të paaftësisë së NATO-s për të mbrojtur krahun lindor të Evropës.

Sönke Neitzel, një nga historianët kryesorë ushtarakë të Gjermanisë, ka deklaruar se mund të duhen 15 vjet përpara se vendi i tij të jetë në gjendje të mbrohet kundër Rusisë. Qëndrimi i tij u përforcuan nga Jacek Siewiera, shefi i Byrosë së Sigurisë Kombëtare të Polonisë, i cili paralajmëroi se NATO ka vetëm 3 vjet për t'u përgatitur për një sulm rus në krahun e saj lindor.

E megjithatë, me gjithë kërcënimin e qartë që paraqet Moska për ne, udhëheqësit perëndimorë nuk duken të prirur që ta vlerësojnë atë me seriozitetin që meriton. Argumenti i përdorur shpesh gjatë fazave të hershme të konfliktit në Ukrainë - se nëse Rusia do të pësonte një disfatë të rëndë, kjo do të distanconte Putinin nga aktet e mëtejshme të agresionit - është zëvendësuar nga lodhja nga lufta si dhe dëshira për t'i dhënë fund asaj me çdo kusht, edhe nëse kjo e inkurajon akoma më shumë një Rusi agresive ndaj fqinjëve.

As reagimi i Perëndimit ndaj konfliktit, nuk ka sjellë një bashkëpunim më të mirë në fushën e mbrojtjes. Duke komentuar mbi ngërçin ky ka hyrë aktualisht konflikti në Ukrainë, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ankua kohët e fundit për natyrën e fragmentuar të industrisë së mbrojtjes evropiane.

“Ne nuk jemi në gjendje të bashkëpunojmë aq ngushtë sa duhet”- tha ai, duke paralajmëruar se paaftësia e vendeve evropiane për të bashkuar burimet, mund të dëmtojë përpjekjet për të ruajtur furnizimet me municione për Ukrainën.

Dështimi për t'u përballur me kërcënimin rus me seriozitetin që meriton, është i dukshëm edhe në Britaninë e Madhe, ku një analizë e kreut të financave Jeremy Hunt muajin e kaluar, sugjeron se qeveria nuk ka gjasa që të përmbushë premtimin e saj për të rritur shpenzimet e mbrojtjes nga 2 për qind në 2.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Edhe pse kjo e fundit është një kërkesë thelbësore për t'i bërë Forcat tona të Armatosura më të përgatitura për t'iu kundërvënë kërcënimit rus. Me ç’duket Evropa po përgatitet jo vetëm që ta lërë Ukrainën ta humbasë luftën, por ajo ka vullnet për t'u mbrojtur edhe vetë kundër akteve të ardhshme të agresionit rus.

con coughlin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj