LIVE UPDATES
Bota

Pasaportë gjermane mbështetësve të ekzistencës së Izraelit

9 Dhjetor 2023, 08:50 Nga a.l
Pasaportë gjermane mbështetësve të ekzistencës së
flamuri izraelit

GJERMANI- Landi lindor i Saksoni-Anhaltit e ka lidhur shtetësinë gjermane për të huajt me deklarimin e mbështetjes për Izraelin. Radikalizimit në lindje shteti i përgjigjet me kreativitet, shkruan Auron Dodi.

Të huajt që duan shtetësinë gjermane, në landin lindor Saksoni-Anhalt mund ta marrin atë vetëm pasi të deklarojnë se mbështesin ekzistencën e Izraelit. Me shkrim ata duhet të pranojnë se “njohin të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe dënojnë çdo përpjekje të drejtuar kundër ekzistencës së shtetit të Izraelit”.Refuzimi për ta bërë një deklaratë të tillë sjell refuzimin e shtetësisë gjermane. Kundërshtimi regjistrohet në dosje dhe kërkesa për shtetësinë gjermane shpallet e refuzuar.

Deri tani, në Gjermani kërkesa për shtetësinë gjermane mund t’i mohohej një aplikuesi kur ai kishte kryer akte që shkelnin rendin demokratik. Por në landin e Saksoni-Anhaltit autoritetet kanë udhëzuar të shihet  “nëse ka tregues të qëndrimeve antisemite” te aplikuesit.

Ministrja e brendshme e Saksoni-Anhaltit, Tamara Zieschang, nga kristjandemokratët e CDU-së, ua ka dërguar që në fund të nëntorit dekretin përkatës qarqeve administrative dhe qyteteve të pavarura. Dekreti ushqehet nga fakti që e drejta e ekzistencës së Izraelit, është shpallur kauzë shtetërore në Gjermani.

A mund të përcaktojë një land kushtet për ligjin e shtetësisë gjermane?

Në sistemin federal të Gjermanisë ekziston një ligj federal për shtetësinë. Ai është i detyrueshëm për të gjitha landet. Por, si për të gjitha ligjet në Gjermani, përgjegjëse për zbatimin në terren janë landet. Dihet që landet gjermane kanë thuajse kompetencat e një republike. Në këtë kuadër atyre u lihet një hapësirë për manovrim, në të cilën mund të lëvizin brenda kufijve të caktuar.

Në rastin e landit lindor të Saksoni-Anhaltit, dekreti përmban edhe propozime konkrete si të formulohet teksti që duhet të nënshkruajnë të huajt. P.sh. aplikuesi për shtetësinë duhet të nënshkruajë këto fjali si “Unë njoh shprehimisht përgjegjësinë e veçantë të Gjermanisë, ndaj shtetit të Izraelit dhe të drejtën e ekzistencës së Izraelit dhe dënoj të gjitha përpjekjet antisemite.”

Situatë e veçantë në Saksoni-Anhalt

Ministrja e Brendshme e Saksoni-Anhalt-it u ka bërë thirrje homologëve nga 15 landet e tjera gjermane të marrin masa të ngjashme. Por landi i Saksoni-Anhaltit ka një situatë të veçantë: ai përballet me problemin e shprehjes masive të armiqësisë ndaj të huajve. Saksoni-Anhalt është njëri nga landet lindore të Gjermanisë, ku do të arrinte rezultatet më të larta në rast zgjedhjesh, partia ultra e djathtë dhe ksenofobe Alternativa për Gjermaninë (AfD). 32% e banorëve të këtij landi do t’ia jepnin votat AfD-së. Vetëm 24 përqind do t’ia jepnin votat CDU-së (e cila e qeveris landin prej 2021 bashkë me SPD dhe liberalët e FDP-së.) Këtë e konstatoi në një sondazh të publikuar të mërkurën revista e njohur Der Spiegel.

Saksoni-Anhalt është edhe landi ku për herë të parë në Gjermani është zgjedhur një kryetar bashkie nga radhët e AfD-së. Rreth 9000 banorët e komunës Raguhn-Jeßnitz drejtohen që prej 1 shtatorit të këtij viti nga kryebashkiaku i AfD-së Hannes Loth.

Shteti me masa kundër radikalizimit në lindje

Sinjaleve për radikalizimin e gjendjes, në Saksoni-Anhalt autoritetet i përgjigjen duke e lidhur pasaportën gjermane me mbështetjen e ekzistencës së Izraelit. Kjo është një përpjekje për t’ua vështirësuar antisemitëve kokëfortë hyrjen në shtetësinë gjermane.

Nga ana tjetër bëhen hapa që synojnë ndërgjegjësimin e njerëzve. AfD-ja dihet se mbledh shumë vota të pakënaqurish me qeverisjen qendrore të Gjermanisë. Por jo të gjithë ata që e mbështesin këtë parti kanë dëshirë t’i etiketojnë si mbështetës të ekstremistëve të djathtë.

Në këtë strategji mbështeten edhe cilësimet zyrtare si ekstremiste të djathta të degëve lindore të AfD-së. Në dy lande njëra pas tjetrit, në landin Saksoni-Anhalt dhe në landin e Saksonisë, Zyrat rajonale për Mbrojtjen e Kushtetutës (të Shërbimit Informativ të Brendshëm), i kanë shpallur degët rajonale të AfD-së “me siguri ekstremiste të djathta”.

Në rastin e Saksonisë kjo u argumentua me rrethanën që shumë pozicione përmbajtësore të degës rajonale të AfD-së shkelin parimet bazë të rendit të lirë demokratik. Në çështjen e migrimit ato shkelin p.sh. garancinë e dinjitetit të njeriut, që është fiksuar në Kushtetutën e Gjermanisë. Dega rajonale mbron edhe pozicione të zakonshme antisemite, shumica e të cilave mbështeten në teori konspirative, u bë e ditur të premten (08.12.)

Është fakt se AfD-ja nuk ka arritur të fitojë deri tani asnjë nga 16 landet e Gjermanisë. Por mot në shtator do të ketë zgjedhje në tri lande lindore: në Saksoni, Turingi dhe në Brandenburg. Rezultati i zgjedhjeve atje pritet sërish me ankth.

Saksoni-Anhalt është njëri nga landet e vogla të Gjermanisë. Ai ka pak më shumë se 2 milionë banorë. Por situata tërheq vëmendjen, sepse kemi të bëjmë me një land ku armiqësia ndaj të huajve nuk ushqehet nga prania masive e të huajve: vetëm 7 përqind e popullatës së landit janë migrantë.

Baza për vendimin e Saksoni-Anhaltit

Disa juristë kanë tërhequr vëmendjen se kushtëzimi i shtetësisë gjermane për të huajt me kërkesën për të shprehur mbështetje për ekzistencën e Izraelit, mund të bjerë ndesh me parimin e barazisë. Vendasve gjermanë nuk u kërkohet të deklarohen se mbështesin pa kushte të drejtën e Izraelit për ekzistencë. Një element tjetër është rrethana që deklarimi i Izraelit si pjesë të “kauzës shtetërore” të Gjermanisë interpretohet si pozicion politik, jo pozicion juridik.

Por edhe sikur të nxirret para gjykatës vendimi i landit lindor, sqarimi i tij sipas përvojës, do të kërkojë kohë. Deri atëherë, shpresohet që masat e autoriteteve të ndikojnë  në dobësimin e ekstremistëve në zgjedhjet rajonale në landet lindore 2024./DW

auron dodi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj