LIVE UPDATES
Bota

‘Rrëzohet’ armëpushimi/ SHBA vendos veton në Këshillin e Sigurimit, Shqipëria voton pro

Zëvendësambasadori amerikan Robert Wood kritikoi këshillin pas votimit, për atë që e cilësoi dështim të tij, për të dënuar sulmet e Hamasit në Izrael dhe për të njohur të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur. Ai deklaroi se ndalimi i veprimeve ushtarake do t’i mundësonte Hamasin që të vazhdojë të sundojë e "të mbjellë farën për luftën e ardhshme", sikurse tha ai.

9 Dhjetor 2023, 07:53 Nga a.l
‘Rrëzohet’ armëpushimi/ SHBA vendos veton në
Votimi

SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën të premten veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara, të mbështetur nga shumica dërrmuese e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe shumë vende të tjera, që kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gazë. Votimi në këshillin prej 15 anëtarësh, rezultoi në 13 pro dhe 1 kundër, ndërsa Mbretëria e Bashkuar abstenoi.

Zëvendësambasadori amerikan Robert Wood kritikoi këshillin pas votimit, për atë që e cilësoi dështim të tij, për të dënuar sulmet e Hamasit në Izrael dhe për të njohur të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur. Ai deklaroi se ndalimi i veprimeve ushtarake do t’i mundësonte Hamasin që të vazhdojë të sundojë e "të mbjellë farën për luftën e ardhshme", sikurse tha ai.

Shefi i Kombeve të Bashkuara dhe shumë anëtarë të Këshillit të Sigurimit, bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gazë, por Shtetet e Bashkuara përsëritën kundërshtimin e tyre pavarësisht një apeli të drejtpërdrejtë të diplomatëve arabë.

Ministrat e Jashtëm të Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera kryesore arabe si dhe Turqisë, ishin në Uashington të premten në një mision të rrallë të përbashkët, për t'i bërë presion administratës Biden, që të heqë dorë nga kundërshtimi i saj ndaj një armëpushimi. Të premten pasdite ata pritet të takohen dhe me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Gjatë fushatës ushtarake më shumë se dy-mujore të Izraelit janë vrarë më shumë se 17,400 njerëz në Gazë, 70% prej tyre gra dhe fëmijë si dhe janë plagosur më shumë se 46,000 vetë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të territorit palestinez, e cila thotë se shumë të tjerë janë bllokuar nën rrënoja. Ministria e drejtuar nga Hamasi, nuk bën dallim mes numrit të civilëve të vdekur dhe militantëve të Hamasit.

Rezoluta u paraqit në këshill nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që kërkuan një armëpushim të menjëhershëm humanitar. Por deklarata më herët e zëvendësambasadorit amerikan në këtë këshill, Robert Wood, sinjalizoi qëndrimin kundër të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Wood kritikoi këshillin për mosdënimin e sulmit të befasishëm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, gjatë të cilit militantët vranë rreth 1200 persona, kryesisht civilë, si dhe morën më shumë se 240 persona peng.

Ai tha se një armëpushim do ta linte Hamasin në krye të Gazës dhe mbi 100 persona që mbahen ende peng, në duar e grupit militant.

Asnjë qeveri nuk do të lejonte një kërcënim të tillë, pas sulmit më të rëndë ndaj një populli ndër dekada, tha zoti Wood, duke theksuar se ndalimi i veprimeve ushtarake vetëm sa do të "mbillte farën për luftën e ardhshme, sepse Hamasi nuk ka dëshirë të shohë një paqe të qëndrueshme apo një zgjidhje me dy shtete”.

“Për këtë arsye, ndërsa Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht një paqe të qëndrueshme, në të cilën izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë në paqe dhe siguri, ne nuk mbështesim thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm”, tha zoti Wood./ VOA 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet