Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në Parlamentin rus nuk ka pothuajse fare kundërshti, teksa ky institucion mbështet Putinin në të gjitha vendimet, përfshirë edhe atë të shkurtit të vitit 2022 për të pushtuar Ukrainën fqinje.
RUSI- Ligjvënësit rusë në Dumën shtetërore Dhomën e Ulët të Parlamentit rus kanë miratuar nominimin e Mikhail Mishustin në postin e kryeministrit.
Presidenti rus, Vladimir Putin, propozoi riemërimin e Mishustinit të premten. Mishustin, një teknokrat ka ndihmuar presidentin rus përgjatë luftës në Ukrainë dhe sfidave me të cilat është përballur ekonomia ruse për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi për shkak të luftës ndaj Kievit.
Në Parlamentin rus nuk ka pothuajse fare kundërshti, teksa ky institucion mbështet Putinin në të gjitha vendimet, përfshirë edhe atë të shkurtit të vitit 2022 për të pushtuar Ukrainën fqinje.
Deputetët nga partia opozitare, Partia Komuniste, abstenuan gjatë votimit për emërimin e Mishustinit në postin e kryeministrit.
Siç kërkohet me ligj, Qeveria dha dorëheqje para se Putini – që udhëheq me Rusinë për pothuajse një çerek shekulli – bëri betimin të martën për mandatin e ri gjashtëvjeçar në postin e presidentit, pas rizgjedhjes së tij në votimet e marsit.
Nuk ka sinjale që Putin planifikon të riformatojë Qeverinë, në të cilën përfshihen Sergei Shoigu, që udhëheq dikasterin e mbrojtjes që nga viti 2012 dhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, që udhëheqë diplomacinë ruse që dy dekada.
Mishustin pritet t’ia paraqesë përbërjen e kabinetit të tij Putinit dhe Parlamentit. Pritet që më 13 maj të votohet për zëvendëskryeministrat, ndërkaq për ministrat një ditë më pas.
Sipas analistëve, mosndryshimi i përbërjes së Qeverisë do të dërgojë mesazhin e stabilitetit dhe mesazhin që Putin është i kënaqur me punën e ekipit të tij./REL
Serhii Rud UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka shkarkuar kreun e agjencisë përgjegjëse për mbrojtjen e tij pasi dy of...
foto ilustruese BANGLADESH- Të paktën 74 njerëz, përfshirë 35 fermerë, u vranë nga goditjet e rrufesë gjatë 38...
Petar Petkoviç KOSOVË- Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka kritikuar sërish K...
foto ilustruese IZRAEL- Kabineti i luftës izraelite miraton operacionin e zgjeruar në qytetin palestinez, Rafah. Pavarësisht retorikës ...
foto ilustruese PALESTINË- Asambleja e Përgjitshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot për një rezulolutë q...
Antonio Guterres RAFAH- Sekratari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralamëroi sot se një sulm tokësor izr...
Foto ilustruese SHBA - Një stuhi e fortë magnetike do të godasë tokën mbrëmjen e së premtes, sipas Administratës Ko...
pamje nga asidenti RUSI- Tre persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë në gjenjde të rëndë pasi një aut...
foto ilustruese PALESTINË- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA njoftoi të premten se i mbylli z...
pamje nga protestat SHBA- Policia ndërhyri në orët e para të ditës së sotme në kampet e protestuesve pro-palestinezë...