LIVE UPDATES
Bota

Qëndrimet e kandidatëve Trump-Harris për sjelljet kërcënuese të Iranit

Kandidatja demokrate për presidente i ka përqëndruar komentet e saj relativisht të shkurtra për Iranin tek një koncept: tek mbrojtja.

16 Shtator 2024, 16:33 Nga N.F
Qëndrimet e kandidatëve Trump-Harris për sjelljet
Trump dhe Harris

SHBA- Sjellja kërcënuese e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara dhe vendit aleat, Izraelit, është një ndër politikat e pakta të jashtme që trajtohet gjatë fushatës elektorale nga të dy kandidatët për president, Kamala Harris dhe Donald Trump. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Michael Lipin shqyrton përqasjet e ndryshme të Nënpresidentes Harris dhe ish-Presidentit Trump për t’u përballuar me rrezikun nga Irani dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kandidatja demokrate për presidente i ka përqëndruar komentet e saj relativisht të shkurtra për Iranin tek një koncept: tek mbrojtja.

“Dhe ta dini se nuk do të hezitoj të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur forcat tona dhe interesat tona nga Irani dhe terroristët e mbështetur nga Irani”, tha Nënpresidentja Harris gjatë fjalimit në Kuvendin Kombëtar Demokrat.

Gjatë debatit me rivalin republikan, ish-Presidentin Donald Trump, ajo u zotua për ta zgjeruar këtë përqasje mbrojtëse edhe për Izraelin.

“Do t’i jap gjithnjë Izraelit mundësinë të mbrohet, në veçanti për sa i përket Iranit dhe çfarëdo kërcënimi që i vjen Izraelit nga Irani dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha Nënpresidentja Harris.

Administrata Biden-Harris e ndihmoi Izraelin të mbrohet nga sulmi ajror i paprecedent nga Irani në prill. Luftanijet amerikane u dërguan në rajon muajin e kaluar për t’i paraprirë përsëritjes së një sulmi të tillë nga Irani. Vendosja e theksit tek një përqasje e tillë mund të ketë ndikim tek votuesit.

“Mendoj se ajo e di që amerikanët janë të lodhur nga lufta dhe me siguri që nuk dëshiron të duket sikur po kërkon një luftë tjetër. Pra, mbrojta preferohet nga njerëzit. Por, amerikanët e shohin me dyshim sektorin e mbrojtjes, në veçanti për shkak të historikut të çerek shekullit të fundit”, thotë Michael O’Hanlon, drejtues për studimin e politikës së jashtme në Institutin Brookings.

Por, administrata Biden-Harris përjetoi në muajin gusht një rritje të agresionit nga bashkëpunëtorët e Iranit, me sulme ndaj bazave në Irak dhe Siri dhe me ekzekutimin e një pengu amerikan në Gazë.

“Nuk ka patur fare përgjigje nga Shtetet e Bashkuara. Kanë vazhduar në pozita mbrojtëse. Shqetësimi im është se Irani po merr mesazhin se mund të vazhdojnë të provokojnë dhe ta përshkallëzojnë situatën sipas dëshirës së tyre, dhe se gjithçka që do të mundet të bëjë SHBA-ja do të jetë në përgjigje, pra nuk do të ketë iniciativën”, thotë Victoria Coates, nga Fondacioni Heritage.

Ish-Presidenti Trump thekson historikun e tij të vendosjes së sanksioneve ndaj Iranit për shkak të veprimtarisë keqdashëse gjatë presidencës së tij.

“I thashë Kinës dhe vendeve të tjera, ‘nëse blini nga Irani, nuk do ju lejojmë të bëni biznes në vendin tonë, dhe do të vendosim tarifa mbi 100% ndaj çdo produkti që dërgoni këtu”, tha ish-Presidenti Donald Trump, gjatë fjalimit në Kuvendin Kombëtar Republikan.

Gjatë debatit, ai e akuzoi administratën Biden-Harris se pasuroi Iranin dhe bashkëpunëtorët e tij, duke ua lehtësuar kështu trysninë. Ish-Presidenti Trump premtoi gjithashtu se do t’i japë zgjidhje rrezikut nga Irani, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Shikoni se ç’po ndodh në Lindjen e Mesme... Do ta zgjidh këtë me shumë shpejtësi”, tha ai.

Gjatë mandatit të tij, ish-Presidenti Trump bëri një fushatë dyvjeçare me “trysni maksimale” ndaj Iranit. Duke mos u riangazhuar për një strategji të tillë, ai ruan mundësinë e vendosjes së një politike të re që mund të ushtrojë trysni më me shpejtësi ndaj Iranit.

Një pikë e ngjashme mes Nënpresidentes Harris dhe ish-Presidentit Trump është se të dy kandidatët nuk kanë thënë se si do të vepronin në rast se Irani prodhon një bombë bërthamore, një mundësi për të cilën kanë sinjalizuar zyrtarët iranianë./ VOA

trump harris iran

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj