LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Si mund ta ndikojë përpjekja e fundit për vrasjen e Trumpit fushatën zgjedhore në SHBA?

Incidenti ndodhi vetëm dy muaj pasi Trump i mbijetoi një atentati në një tubim në Pensilvani. Ai do të përballet në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit me kandidaten e Partisë Demokratike, Kamala Harris, aktualisht nënpresidente.

16 Shtator 2024, 15:36 Nga r.ll
Analiza e REL: Si mund ta ndikojë përpjekja e fundit për vrasjen
donald trump

SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është i siguruar, sipas zyrtarëve të fushatës së tij. Byroja Federale e Hetimeve, FBI, konfirmoi se Trump - kandidat i Partisë Republikane për president - ka qenë, mesa duket, shënjestër e një “përpjekjeje për ta vrarë” në fushën e tij të golfit në Floridë, më 15 shtator.

Incidenti ndodhi vetëm dy muaj pasi Trump i mbijetoi një atentati në një tubim në Pensilvani. Ai do të përballet në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit me kandidaten e Partisë Demokratike, Kamala Harris, aktualisht nënpresidente.

Lajmet për Trumpin së voni nuk ishin të mira, sidomos që nga debati i tij i fundit me Harrisin. Komentet e pabazuara të Trumpit, se migrantët nga Haiti hanë kafshë në një qytet të Ohajos, u shndërruan shpejt në tallje. Megjithatë, tentativa e fundit e mundshme për atentat mund t’i ndryshojë gjërat në favor të tij.

Fushata e Trumpit mund të përpiqet ta ripërqendrojë debatin te çështjet që lidhen me ligjin dhe rendin, si dhe te kërcënimet për dhunë politike - ndoshta edhe duke u përpjekur për t’i fajësuar kundërshtarët për përgjegjësi në nxitjen e armiqësive, së paku në mënyrë jodirekte.

Pas atentatit të parë kundër Trumpit në Pensilvani, ka pasur thirrje nga anëtarët e Partisë Republikane që Kimberly Cheatle, udhëheqëse e Shërbimit Sekret, që është përgjegjës për mbrojtjen e udhëheqësve politikë në SHBA, të japë dorëheqje. Ajo, pastaj, dha dorëheqje.

Në incidentin e fundit, duket se Shërbimi Sekret ka vepruar shpejt, duke e kapur të dyshuarin, por, megjithatë, mund të shqyrtohet niveli i mbrojtjes që u jepet kandidatëve presidencialë.

Fox News - kryesisht dashamirës i Trumpit dhe Partisë Republikane - nuk u fokusua në dështimin e tentativës, por në faktin se i armatosuri i dyshuar ka qenë në gjendje ta drejtojë pushkën e tij sulmuese përmes një gardhi, përpara se agjentët e Shërbimit Sekret të qëllonin.

Është e mundur që incidenti të bëjë që Trump t’i reduktojë paraqitjet e tij politike në publik dhe ta përqendrojë më shumë vëmendjen në fushatën digjitale.

Shtetet e Bashkuara janë tashmë thellësisht të polarizuara politikisht dhe ky incident ka të ngjarë vetëm ta përkeqësojë situatën. Pas incidentit të 15 shtatorit, presidenti Joe Biden dhe Harris e dënuan atë që të dy e cilësuan si “dhunë politike”.

Megjithatë, mbështetësit e Trumpit do ta shohin atë si viktimë të dhunës politike, ndërsa kundërshtarët mund ta cilësojnë incidentin si provë të përçarjes që Trump e shkakton.

Sulmuesi i dyshuar është identifikuar si Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, nga Havajet. Ai kishte histori kriminale që nga vitet 1990. Në mediat sociale, ai ishte kritik ndaj Trumpit, edhe pse tha se e kishte mbështetur atë në vitin 2016. Sipas postimeve në mediat sociale, Routh, gjithashtu, dukej se kishte pikëpamje proukrainase.

Ai udhëtoi jashtë shtetit në vitin 2022, mesa dukej me qëllim për të luftuar me Ukrainën kundër Rusisë. Por, një përfaqësues nga legjioni i huaj i Ukrainës i tha CNN-it se “ai kurrë nuk ka qenë pjesë e legjionit” dhe se “nuk ka bashkëpunuar me ne në asnjë mënyrë”.

Routh u bëri thirrje të tjerëve që t’i merrnin armët për Ukrainën dhe ishte intervistuar nga disa organizata lajmesh, përfshirë The New York Times dhe Semafor, në vitin 2023./REL

atentat ndaj trump 15 shtator

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë