LIVE UPDATES
Bota

Qëndrimi i Turqisë ndaj Suedisë dhe Finlandës, Blinken udhëton drejt Ankarasë

Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të takohet të mërkuren me homologun e tij turk në Nju Jork, në përpjekje për të sqaruar qëndrimin e Ankarasë.

18 Maj 2022, 16:55 Nga DOSJA
Qëndrimi i Turqisë ndaj Suedisë dhe Finlandës, Blinken
Anthony Blinken dhe Mevlut Cavusoglu

Zyrtarët amerikanë po përpiqen të përcaktojnë se sa serioz është kundërshtimi i Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO dhe si mund të kapërcehet ai.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të takohet të mërkuren me homologun e tij turk në Nju Jork, në përpjekje për të sqaruar qëndrimin e Ankarasë.

Serioziteti i diplomacisë delikate del në pah edhe nga qëndrimi i deritanishëm i Uashingtonit, që duket se ka vendosur të injorojë publikisht komentet e Presidentit Erdogan, që thotë se nuk mund t’i lejojë këto dy vende të anëtarësohen në NATO për shkak të mbështetjes, që sipas tij, i japin grupeve që Turqia i sheh si rrezik për sigurinë e saj. Administrata amerikane është përqëndruar në komentet që kanë bërë zyrtarë të tjerë turq në takime me dyer të mbyllura.

Nuk na takon ne të flasim për qëndrimin e qeverisë turke”, tha dje zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, në përgjigje të disa pyetjeve rreth qëndrimit të Ankarasë dhe në se Turqia i ka kërkuar diçka tjetër qeverisë amerikanë në shkëmbim të ndryshimit të qëndrimit të saj.

Ajo që po rrezikohet për Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, është mundësia për t’iu përgjigjur sulmit rus në Ukrainë duke forcuar dhe zgjeruar aleancën, pikërisht e kundërta e asaj që Presidenti Putin shpresonte të arrinte para se të fillonte sulmin.

Por sugjerimi i Presidentit Erdogan, se ai mund ta bllokojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës, po ashtu vë në pah një dobësi të mundshme që Përsidenti Putin është përpjekur ta shfrytëzojë në të kaluarën, miratimin e vendimeve me konsensus, ku një anëtar i vetëm mund të bllokojë vendimet që mbshteten nga gjithë të tjerët.

Të para fillimisht si të lehta për t’u kapërcyer, kundërshtimet verbale të Turqisë, po shkaktojnë gjithnjë e më shumë shqetësim në Uashington dhe kryeqytetet e tjera të vendeve të NATO-s.

Edhe nëse kapërcehen, ato mund ta shtyjnë anëtarësimin e këtyre dy vendeve me muaj të tërë, sidomos nëse edhe vende të tjera të aleancës fillojnë të kërkojnë lëshime në shkëmbim të votimit pro Finlandës dhe Suedisë.

Presidenti Erdogan është bërë gjithnjë e më autoritar gjatë viteve, dhe shihet si një usdhëheqës i paparashikueshëm, dhe në disa raste komentet e tij kanë qënë në kundërshtim me ato të diplomatëve të tjerë turq.

Komente të ndryshme nga zoti Erdogan dhe Ministria e Jashtme turke, pati për shembull vitin e kaluar, kur zoti Erdogan kërcënoi të dëbonte 10 diplomatë perëndimorë, përfshirë ambasadorin amerikan, të cilin ai e akuzoi për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë së Turqisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për shembull, tha të djelën, pas bisedimeve me zyrtarët turq, se Ankaraja e ka bërë të qartë se synimi i saj nuk është të bllokojë anëtarësimet. Po ashtu Sekretari Blinken dhe Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Barbock shprehën besim të plotë se gjithë anëtarët e NATO-s, përfshirë Turqinë do ta mbështesnin anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.

Komentet e të hënës të Presidentit Erdogan, duke këmbëngulur se ishte kundër anëtarësimit, pasi Suedia dhe Finlanda mbështesin militantët kurdë edhe grupe të tjera që Turqia i sheh si grupe terroriste, ishin të papritura për udhëheqësit e tjerë të NATO-s.

Gonul Tol, drejtore e programeve për Turqinë në Institutin për Lindjen e Mesme tha se ndërsa Erdogani shpesh mban qëndrim të ashpër, ai ka prirjen ta ndryshojë dhe në fund të jetë racional. “Erdogani është i paparashikueshëm, por në të njejtën kohë është pragmatist”, thotë ekspertja, duke shtuar se ai negocion fortë, paraqet kërkesa maksimale, por në fund kënaqet edhe me shumë më pak”./VOA/

Sondazh

Poll

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin