LIVE UPDATES
Bota

Qeveria e Kosovës synon ta rinegociojë marrëveshjen për burgjet me Danimarkën

Traktati me Danimarkën dhe marrëveshja e kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, ishin dy marrëveshjet e vetme ndërkombëtare që nuk u miratuan të enjten nga Kuvendi i Kosovës.

16 Maj 2024, 16:42 Nga r.ll
Qeveria e Kosovës synon ta rinegociojë marrëveshjen për
burgu i gjilanit

KOSOVË- Qeveria e Kosovës synon ta rinegociojë marrëveshjen për burgjet me Danimarkën për strehimin e qindra të burgosurve nga ky shtet, pas dështimit të Kuvendit për ta ratifikuar Traktatin e saj të enjten. Autoritetet e Kosovës pritet ta njoftojnë sot zyrtarisht Danimarkën për dështimin e ratifikimit në Kuvend të këtij Traktati, për të cilin këto dy vende kishin arritur marrëveshje fillimisht në vitin 2021.

“Tash duhet të negociojmë me Danimarkën a të shkojmë me këtë variant, apo si duhet të veprojmë më tutje, nuk mund të them tani çfarë do të ndodhë, mirëpo qëllimi ynë është ta riadresojmë sërish këtë marrëveshje. Varet edhe prej autoritete daneze se si do të ecim tutje”, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL), Blerim Sallahu – zëvendësministër i Drejtësisë. Lidhur me këtë, REL-i ka pyetur edhe Qeverinë e Danimarkës, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Kosova dhe Danimarka e nënshkruan letër-pëlqim për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez në Kosovë në dhjetor të vitit 2021. Në prill 2022, dokumenti u shndërrua në Traktat, sipas së cilit ishte paraparë që transferimi i të burgosurve të bëhej në fillim të vitit 2023. Por, Kuvendi dështoi ta kalojë Traktatin të enjten, pasi ai u mbështet vetëm prej 75 nga 80 votat e nevojshme të deputetëve.

“Dështimi i sotëm i dy marrëveshjeve ndërkombëtare, nënkupton që të njëjtat rikthehen në pikën zero - në kuptimin që juridikisht ato nuk mund t'i risjellen më Kuvendit për rishqyrtim”, tha Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili e vëzhgon punën e Kuvendit.

Traktati me Danimarkën dhe marrëveshja e kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, ishin dy marrëveshjet e vetme ndërkombëtare që nuk u miratuan të enjten nga Kuvendi i Kosovës.

Miratimi i Traktatit me Danimarkën dështoi pasi i mungoi mbështetja e shumicës së deputetëve të dy partive më të mëdha opozitare në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Me ligjin në Kosovë, marrëveshjet ndërkombëtare mund të ratifikohen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve. Mospërkrahja e kësaj marrëveshjeje, sipas Sallahut “ka cenuar rëndë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës”.

“Gjithashtu [mospërkrahja] i ka humb Kosovës 210 milionë euro për 10 vjet që do t’i fitonte Kosova. Ato para do t’i shpenzonim për mirëmbajte në Qendra tjera Korrektuese, e për sundimin e ligjit, e të tjera”, theksoi Sallahu.

Pas dështimit në Kuvend, Sallahu thotë se nuk ka pasur asnjë keqkuptim ligjor lidhur me zbatimin e kësaj marrëveshjeje, derisa veprimin e deputetëve mospërkrahës e konsideroi “të pabazuar”.

“Deri sot asnjë arsyetim i saktë, i drejtë mbi këtë marrëveshje nuk është dhënë nga asnjë deputet i Kosovës, përveç se u është dukur e çuditshme si praktikë”, thotë Sallahu.

Ai bën të ditur se janë të interesuar të shohin të gjitha modalitetet për veprime të mëtejme në mënyrë që të arrihet deri të dërgimi i serishëm i kësaj marrëveshjeje në institucionet e Kosovës, në Qeveri dhe pastaj në Kuvend. Traktati kishte kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh. Aty parashihej që Danimarka të merrte në shfrytëzim qeli, të vetme dhe të përbashkëta, në burgun e Gjilanit – pjesa lindore e Kosovës. Në këmbim të kësaj, Kosova do të kishte përfituar mbi 200 milionë euro.

Nga shuma 200 milionë euro - sa parashihej të përfitonte Kosova – 30 milionë ishin planifikuar të shkonin për energji të ripërtrishme, ndërsa pjesa tjetër për investime në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Danimarka, me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, do t’i dorëzonte Kosovës një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh. Ndërsa pagesa do të bëhej në norma tremujore, gjatë 12 muajve të parë të shfrytëzimit të burgut, në pajtim me numrin e të burgosurve që objekti mund t’i strehojë.

Sipas Traktatit, Danimarka nuk do të dërgonte të burgosur të dënuar për vepra terroriste, të burgosur të dënuar për krime të luftës dhe të burgosur të diagnostikuar me çrregullime të rënda mendore, të cilët kanë nevojë për kujdes mjekësor jashtë burgut. Udhëheqësit dhe gardianët në burgun e Gjilanit do të jenë nga shteti i Danimarkës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Autoritetet në Danimarkë kanë thënë më herët se kapacitetet e burgjeve të tyre janë mbushur 100%, pasi numri i të burgosurve është rritur për gati 20% nga viti 2015.

Ekspertë të sigurisë në Kosovë kanë thënë më herët për REL-in se nuk ka vend për t’u shqetësuar për situatën e sigurisë nga ardhja e të burgosurve nga Danimarka. Por, përfaqësues të disa organizatave joqeveritare kanë thënë se ky transferim mund të ndikojë në standardin e të burgosurve lokalë./REL

kosove danimarke

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj