16 Maj 2024, 14:52
Nga N.F
Escobar dhe Hovenier
KOSOVË- Emisari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar ka përfunduar mandatin e tij në këtë detyrë. Në lidhje me largimin e tij nga ky post ka reaguar ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i cili i ka uruar Escobarit gjitha të mirat në detyrën e tij të ardhshme, derisa e ka falënderuar për bashkëpunimin.
“Ndërsa miku dhe kolegu im Gabriel Escobar përfundon detyrën e tij si Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i uroj gjithë të mirat në detyrën e tij të ardhshme. Kam pasur nderin të punoj me të për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhe në Dialogun e BE-së. I shpreh falënderimet e mia për përkushtimin e tij të palodhur në avancimin e vizionit tonë për një Kosovë dhe rajon të Ballkanit Perëndimor të sigurt, të begatë dhe demokratik”, ka shkruar Hovenier.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë një bisede virtuale me gazetarë gjatë javës së kaluar, tha se në fund të këtij muaji përfundon mandatin e tij. Ai shtoi se posti ishte 2-vjeçar, por kishte kërkuar edhe një vit shtesë me shpresën që do të bëhej përparim drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
escobar hovenier
Bota
16 Maj 2024, 14:43
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Një personel mjekësor i EKAV-ut u përfshi në një aksident teksa po i jepte ndihmën e parë një...
Bota
16 Maj 2024, 14:23
N.F
Knut Abraham
GJERMANI- Deputeti gjerman, Knut Abraham ka mbajtur ditën e sotme një fjalim në Bundestag ku ka folur në lidhje me Kosov&e...
Bota
16 Maj 2024, 14:00
N.F
Kreshnik Ahmeti
KOSOVË- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Kreshnik Ahmeti ka folur në lidhje me letr&...
Bota
16 Maj 2024, 13:36
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Qasja e Francës dhe e Gjermanisë përmes kushtëzimit të anëtarësimit të Koso...
Bota
16 Maj 2024, 13:27
N.F
Gërvalla
KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla ka njoftuar ditën e sotme për m...
Bota
16 Maj 2024, 13:19
B.Z
GJERMANI - Ambasada gjermane në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë se Kosova është dashur që ta dërgojë draft-statut...
Bota
16 Maj 2024, 12:44
N.F
Foto ilsutruese
ZVICËR- Një sulm me thikë është regjistruar pasditen e djeshme në Zvicër ku një burrë plagosi ...
Bota
16 Maj 2024, 12:43
S.B
Martin Neumaier
GJERMANI- Videot e liderit të Partisë Liberale (FDP), Martin Neumeier, teksa lëpin një tualet publik, ka...
Bota
16 Maj 2024, 12:33
N.F
Mark Zuckerberg
SHBA- Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj pronarit të Facebook dhe Instagram, Mark Zuckerberg mbi shqetës...
Bota
16 Maj 2024, 12:20
M.B
Lideri kinez, Xi Jinping, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Pekin, 16 maj 2024.
KINA- Lideri kinez, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Pu...