16 Maj 2024, 12:44
Nga N.F
Foto ilsutruese
ZVICËR- Një sulm me thikë është regjistruar pasditen e djeshme në Zvicër ku një burrë plagosi gjashtë persona. Sipas raportimeve dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Ngjarja u regjistrua në qytetin Schoffingen në kantonin verior të Zvicrës kur një person sulmoi me thikë kalimtarët.
"I dyshuari është me origjinë të huaj dhe rreth 40 vjeç", tha policia, e cila theksoi se nuk dinë shumë për të. Autoritetet besojnë se i dyshuari ka vepruar i vetëm dhe se publiku nuk është më në rrezik, ndërsa ende nuk kanë dhënë asnjë informacion për motivin e tij.
Rreth orës 16:00 me orën lokale autori sulmoi fillimisht një kalimtar në stacionin e trenit të këtij qyteti me rreth 12,000 banorë, i cili ndodhet rreth gjashtëdhjetë kilometra në jug të Bazelit dhe në të njëjtën distancë në perëndim të Cyrihut. Më pas ai vazhdoi të sulmonte disa persona, me sa duket pa dallim, përpara se të fshihej në një shtëpi, thuhet në deklaratën e policisë.
Pas rreth dy orësh dhe pasi një ekip special i policisë ka kontaktuar me të, burri është arrestuar nga forcat e rendit. Ai gjithashtu u plagos dhe u dërgua në spital, tha zëdhënësi i policisë së kantonit Bernhard Grasser. Në mesin e të plagosurve janë dy anëtarë të stafit mësimdhënës të shkollës publike në Schöfingen, ka konfirmuar drejtori i saj Patrick Stressler Ai vuri në dukje se anëtarët e stafit u sulmuan jashtë ambienteve të shkollës, por nuk dha detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Gruaja shtatzënë e cila u sulmua nga burri i panjohur ka pësuar lëndime në fytyrë dhe ënjtje, por është mirë dhe nuk ka rrezik për jetën ose për fëmijën. Pamjet e shfaqura në faqen e internetit të Aargauer Zeitung tregojnë një operacion të forcave të policisë dhe ekuipazheve të shpëtimit. Ato tregojnë kryesisht anëtarë të forcave të rendit me helmeta dhe jelek antiplumb që mbajnë armë në brez teksa marrin pajisje nga një automjet i zi.
zvicer plagosje
Bota
16 Maj 2024, 12:43
S.B
Martin Neumaier
GJERMANI- Videot e liderit të Partisë Liberale (FDP), Martin Neumeier, teksa lëpin një tualet publik, ka...
Bota
16 Maj 2024, 12:33
N.F
Mark Zuckerberg
SHBA- Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj pronarit të Facebook dhe Instagram, Mark Zuckerberg mbi shqetës...
Bota
16 Maj 2024, 12:20
M.B
Lideri kinez, Xi Jinping, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Pekin, 16 maj 2024.
KINA- Lideri kinez, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Pu...
Bota
16 Maj 2024, 12:10
N.F
Knaus
KOSOVA- Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se nuk pret që Kosova të jetë në agjendën e K...
Bota
16 Maj 2024, 12:04
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Kuvendi i Kosovës miratoi shumicën e marrëveshjeve ndërkombëtare, ratifikimi i të cilave kisht...
Bota
16 Maj 2024, 11:44
S.B
Camilla
MBRETËRI E BASHKUAR- Organizata Peta, e cila promovon trajtimin etik të kafshëve në mbarë botën, së fu...
Bota
16 Maj 2024, 11:42
M.B
Aleksandër Vuçiç
KOTORR- Presidenti i Serbisë Aleksnadër Vuçiç ka mbajtur fjalën në Samitin BE-Ballkan...
Bota
16 Maj 2024, 10:35
N.F
Kurti
KOSOVË- Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar ditën e sotme në lidhje me rap...
Bota
16 Maj 2024, 10:11
N.F
Kurti
KOTORR- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë ditën e sotmë në samitin e zhvilluar në Kotor të M...
Bota
16 Maj 2024, 10:02
N.F
Michael Martens
KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla ka njoftuar ditën e sotme se i ka ...