LIVE UPDATES
Bota

Qeveria e re sllovake vendim kundër dërgimit të ndihmave për Ukrainën

Në planin e ndihmave përfshihen 140 raketa të sistemeve KUB për mbrojtjen ajrore, mbi 5 mijë predha artilerie për topin me kalibër 125 mm, si dhe 4 milionë predha të kalibrit më të vogël.

8 Nëntor 2023, 20:56 Nga I.A
Qeveria e re sllovake vendim kundër dërgimit të ndihmave për
Robert Fico

SLLOVAKI- Qeveria e re e Sllovakisë refuzoi të mërkurën një plan të hartuar më parë për t’i dhuruar Ukrainës raketa dhe municione, duke përmbushur kështu një zotim të Kryeministrit të ri Robert Fico, për të ndalur ndihmën ushtarake për Kievin që po përballet me sulmin e forcave ruse.

Në planin e ndihmave përfshihen 140 raketa të sistemeve KUB për mbrojtjen ajrore, mbi 5 mijë predha artilerie për topin me kalibër 125 mm, si dhe 4 milionë predha të kalibrit më të vogël. Plani ishte njoftuar më herët nga qeveria teknike e këtij vendi anëtar i NATO-s, qeveri e cila transferoi pushtetin muajin e kaluar.

Qeveria e zotit Fico e refuzoi këtë plan gjatë takimit të kabinetit të mërkurën, u njoftua në faqen zyrtare të qeverisë.

Zoti Fico bëri fushatë elektorale duke kritikuar mbështetjen ushtarake të Perëndimit për Ukrainën dhe sanksionet ndaj Rusisë. Ai gjithashtu mbështet nxitjen e bisedimeve për paqen, një qëndrim i ngjashëm ky me atë të udhëheqësit të Hungarisë, Viktor Orban, qëndrim që është refuzuar nga Kievi.

Partia e majtë e zotit Fico, SMER-SSD, fitoi në zgjedhjet e 30 shtatorit dhe ka krijuar një koalicion qeverisës me partinë e qendrës së majtë HLAS dhe atë nacionaliste SNS.

Zoti Fico ka thënë vazhdimisht se vendi mund të ndalte furnizimin e Ukrainës me armatim nga depot e ushtrisë, por ka qartësuar rishtazi se marrëveshjet e biznesit privat nuk do të prekeshin.

Sllovakia ka qenë mbështetëse e vendosur e Ukrainës, dhe qeveria e mëparshme e qendrës së majtë dërgoi paisje ushtarake, përfshirë autoblinda luftarake, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore S-300 dhe avionë luftarakë MiG-29.

Sllovakia, vend që në pjesën lindore ka kufi të përbashkët me Ukrainën, ka dërguar për Kievin 13 paketa të ndryshme ndihmash ushtarake, me vlerë mbi 718 milionë dollarë, që kur Rusia filloi sulmin ushtarak në shkurt 2022, përpara se zoti Fico të merrte pushtetin.

Diplomatët thonë se rezervat e ushtrisë pothuajse kanë mbaruar, kështu që ndalimi i ndihmave nuk do të kishte ndonjë ndikim të madh.

Kur u pyet për vendimin e Sllovakisë gjatë një konference për shtypin të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk do të komentojë për raste individuale, por theksoi se është në interesin më të mirë të vendeve të NATO-s që ta vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën.

“Mesazhi im për të gjithë aleatët është se duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha ai.

Marrë nga VOA

robert fico

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj