LIVE UPDATES
Bota

Raporti i KE-së për Malin e Zi: shqetësime mbi ngecjen e reformave e përparimin e kufizuar kundër korrupsionit

Komisioni Europian vlerëson se bojkoti i një pjese të madhe të parlamentit, ndikoi në punën e tij. Po kështu partitë politike nuk u angazhuan në një dialog efektiv dhe konstruktiv politik, në funksion të forcimit të përgjegjësisë parlamentare dhe mbikëqyrjes së punës së qeverisë.

8 Nëntor 2023, 20:28 Nga I.A
Raporti i KE-së për Malin e Zi: shqetësime mbi ngecjen e
Bruksel


BRUKSEL- Në raportin vjetor për Malin e Zi, Komisioni Evropian vlerëson se tensionet politike, kriza institucionale, mungesa e progresit në reformën në drejtësi, së bashku me ndryshimet e vazhdueshme në administratën publike, janë arsyet kryesore të ngadalësimit të procesit për integrim të vendit në BE.

Raporti vë theksion tek tensionet dhe përplasjet politike që u bënë shkak për krizë politike në vend.

“Vendi kishte një qeveri të përkohshme që nuk kishte besimin e parlamentit dhe ky i fundit, nuk ishte në gjendje të siguronte një shumicë të qartë dhe qëndrueshme për të miratuar reformat”, thuhet në raportin e KE-së.

Komisioni Europian vlerëson se bojkoti i një pjese të madhe të parlamentit, ndikoi në punën e tij. Po kështu partitë politike nuk u angazhuan në një dialog efektiv dhe konstruktiv politik, në funksion të forcimit të përgjegjësisë parlamentare dhe mbikëqyrjes së punës së qeverisë.

Në raport thuhet se ka një mungesë të udhëzimeve mbi çështjet e anëtarësimit në Bashkimit Evropian, veçanërisht pas dorëheqjes së ministrit për çështjet e integrimeve europiane. Po kështu konstatohet se “qeveria dhe parlamenti në disa raste, kanë injoruar rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe të Komisionit të Venecias”.

Sipas Brukselit, paqartësitë në Kushtetutën e Malit të Zi, si dhe mungesa e një kuadri ligjor që rregullon kompetencat në rastet e shpërbërjes së Kuvendit, krijuan paparashikueshmëri politike dhe institucionale. Lidhur me luftën kundër korrupsionit, Komisioni Europian vlerëson se Mali i Zi ka bërë përparim të kufizuar.

"Korrupsioni, përfshirë korrupsioni në nivelet e larta, mbetet një çështje shqetësuese dhe mbizotëron në shumë fusha, përfshirë strukturat shtetërore. Mali i Zi nuk e ka përmirësuar mjaftueshëm kornizën legjislative dhe strategjike për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në përputhje me rekomandimet e BE-së dhe standardet ndërkombëtare. Disa raste të spikatura të korrupsionit janë nën hetim. Përgjigjja e gjyqësorit në Malin e Zi nuk është ende e fortë dhe e qartë", thuhet në raport.

Në raport thuhet se Mali i Zi duhet të përmirësojë më tej rezultatet e hetimeve, ndjekjeve penale, në dhënien e vendimeve përfundimtare si dhe në konfiskimin e pasurive, në luftën kundër krimi i organizuar dhe korrupsionit tek nivele të larta. Lidhur me regjistrimin e popullsisë, Komisioni Europian shprehet se:

"Regjistrimi i planifikuar kombëtar i popullsisë dhe banesave kërkon menaxhim të kujdesshëm nga autoritetet, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme që lidhet me etninë, fenë e gjuhës".

Marrë nga VOA

raporti i ke për malin e zi

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit