Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Indeksi i ndotjes së ajrit në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës ishte 290 dhe ishte në një nivel që tregon ajër shumë të pashëndetshëm.
BOSNJE-Pushteti lokal në Sarajevë ka shpallur gjendje alarmi të enjten, pasi kryeqyteti i Bosnjë e Hercegovinës është njëri ndër qytetet më të ndotura në botë në ditët e fundit, sipas parashikuesit të cilësisë së ajrit, AirVisual.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, u rendit në vendin e 11-të si qyteti më i ndotur në botë të enjten, sipas AirVisual.
Vetëm Lahores në Pakistan dhe Nju Delhi në Indi ishin dy qytetet më të ndotura se Sarajeva në gjithë botën mëngjesin e së enjtes. Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, është renditur si vendi i nëntë më i ndotur në botë të enjten.
Indeksi i ndotjes së ajrit në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës ishte 290 dhe ishte në një nivel që tregon ajër shumë të pashëndetshëm.
Problemi më i madh është përqendrimi i mikrogrimcave të rrezikshme të pluhurit prej PM 2.5, pasi në ajër kishte 245 mikrogramë për metër kub, që është 49 herë më shumë se sasia e toleruar nga standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Një përqendrim i tillë i këtyre grimcave të pluhurit kategorizohet si i rrezikshëm për shëndetin.
Për shkak të gjendjes alarmante të ndotjes së ajrit dhe rekomandimeve fillestare për banorët që të qëndrojnë sa më pak jashtë, Qeveria e Kantonit të Sarajevës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për katër komunat që përbëjnë qytetin e Sarajevës.
Kjo do të thotë ndalim i qarkullimit nëpër qytet për automjetet me motorë EURO 3 dhe, kur është e mundur, mbylljen e të gjitha objekteve që ndotin ajrin duke emetuar pluhur.
Shkalla e lartë e përqendrimit të substancave të dëmshme në Sarajevë favorizohet nga kushtet e motit në të cilat ndodhin përmbysje të temperaturave, pasi temperaturat në trevat e ulëta janë dukshëm më të ulëta se ato në malet përreth, gjë që krijon një mbulesë të trashë mjegulle mbi qytet, ku mungon era për shpërndarjen e saj.
Meteorologët kanë parashikuar se ditën e premte pritet një erë pak më e fortë me reshje shiu, e cila duhet të favorizojë përmirësimin e cilësisë së ajrit./REL
foto ilustruese PEKIN- Një aksident në një minierë qymyri në provincën verilindore të Kinës, Heilongjiang, ka ...
skulptura BULLGARI- Derisa çmontimi i Monumentit të Ushtrisë Sovjetike në qendër të Sofjes po vazhdon, shumë bullgar&e...
nicolas maduro SHBA-Shtetet e Bashkuara liruan një aleat të ngushtë të presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, në këmbim t&e...
foto ilustruese KOREA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un tha se Pheniani nuk do të hezitojë të ndë...
donald trump SHBA- Përpjekjet e ish-Presidentit Donald Trump për të rifituar Shtëpinë e Bardhë janë vënë n&eum...
Foto Ilustruese ANGLI- Paralajmërim për kaos në gjatë Krishtlindjeve, pasi stuhia Pia pritet të godasë Britaninë e Madhe...
ushtare izraelit IZRAEL- Në mesin e ushtarëve izraelitë që kthehen nga Gaza janë gjetur infeksione rezistente ndaj ilaçeve....
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se SHBA po punon që Izraeli dhe Hamasi të arrijnë një marrëves...
Eli Cohen IZRAEL- Izraeli do të kundërshtojë paraqitjen e buxhetit vjetor për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihm...
SHBA- Shtetet e Bashkuara liruan një ndihmës të ngushtë të presidentit venezuelian Nicolás Maduro si pjesë e një shk...