LIVE UPDATES
Bota

“Qytetarët e Rajhut” të Gjermanisë, kërkimi i një perandori dhe magjepsja me armët

Shërbimi i brendshëm i inteligjencës gjermane, Verfassungsschutz, e vuri nën vëzhgim lëvizjen Reichsbuerger apo “Qytetarët e Rajhut” në vitin 2016, pasi një nga anëtarët e kësaj lëvizjeje e kishte qëlluar për vdekje një polic gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij.

7 Dhjetor 2022, 20:37 Nga d.a.
“Qytetarët e Rajhut” të Gjermanisë, kërkimi i
Aksioni ne Gjermani

GJERMANI- Njëzet e pesë të arrestuarit në Gjermani të mërkurën, të dyshuar për komplot për përmbysje të Qeverisë, i besonin një numri të përzier teorish konspirative, si ideologjitë Reichsbuerger dhe QAnon, thanë autoritetet.

Shërbimi i brendshëm i inteligjencës gjermane, Verfassungsschutz, e vuri nën vëzhgim lëvizjen Reichsbuerger apo “Qytetarët e Rajhut” në vitin 2016, pasi një nga anëtarët e kësaj lëvizjeje e kishte qëlluar për vdekje një polic gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij.

Policia e kishte nisur atë operacion për sekuestrim të armëve për gjueti dhe sport, pasi që vlerësohej se ai nuk ishte i përshtatshëm për mbajtjen e armëve si anëtar i grupit “Qytetarët e Rajhut”.

Sot, Verfassungsschutz vlerëson se kjo lëvizje ka rreth 21 mijë anëtarë. Pesë për qind e tyre, apo 1.150 anëtarë, konsiderohen si ekstremistë të krahut të djathtë.

Sipas raportit të kësaj agjencie për vitin 2021, rreth 2.100 anëtarë të kësaj lëvizjeje janë të gatshëm të përdorin dhunë për t’i arritur synimet e veta.

Lëvizja operon kryesisht në grupe shumë të vogla dhe përmes rrjeteve virtuale, por gjithashtu përfshin individë që nuk kanë lidhje me ndonjë strukturë, tha Verfassungsschutz. Kohët e fundit, asaj i janë shtuar një numër gjithnjë e më i madh i protestuesve kundër masave kufizuese shkaku i COVID-19.

Anëtarët e Reichbuerger nuk e njohin Gjermaninë e kohës moderne si shtet legjitim. Disa prej tyre janë të përkushtuar ndaj perandorisë gjermane, të drejtuar nga monarku, ndërsa disa janë adhurues të ideve naziste dhe të tjerë besojnë se Gjermania është ende nën pushtim ushtarak.

Ata janë të bindur se Gjermania drejtohet nga një grup njerëzish, si anëtarë me ndikim të agjencive qeveritare ose ushtrisë, që manipulon ose kontrollon fshehurazi politikën qeveritare.

Shumë anëtarë të kësaj lëvizjeje refuzojnë pasaportat gjermane pasi i vlerësojnë të pavlefshme, si dhe pengojnë ligjet administrative, duke kërkuar konfrontim me autoritetet dhe ndonjëherë duke përdorur forcën. Një i dyshuar kishte qëlluar me shigjetë ndaj policisë që po ia kontrollonte shtëpinë në vitin 2021.

Disa “Qytetarë të Rajhut” e kërkojnë ardhjen në fron të stërnipit të perandorit Wilhelm II, i cili ishte detyruar të abdikojë në vitin 1918 si pasojë e Luftës së Parë Botërore, si perandor i ri i Gjermanisë. Stërnipi i tij nuk ishte në mesin e të arrestuarve të mërkurën.

Anëtarë të tjerë të lëvizjes “Qytetarët e Rajhut” pretendojnë se Gjermania është ende e pushtuar dhe nën okupim ushtarak. Udhëheqësi i këtij grupi të lëvizjes ishte arrestuar në vitin 2021 pasi publikoi "dënime me vdekje" kundër politikanëve dhe gazetarëve në Telegram, tha Verfassungsschutz.

Gjykata më e lartë administrative e Gjermanisë hoqi nga detyra një nëpunës civil në vitin 2021, pasi ishte pjesë e lëvizjes Reichsbuerger. Gjykata argumentoi se ai po shkelte detyrimin për t'iu përmbajtur Kushtetutës gjermane.

Nëpunësi civil kishte aplikuar për një pasaportë duke e vendosur shtetin e tij të lindjes si "Mbretëria e Bavarisë" dhe duke iu referuar një ligji të shtetësisë të vitit 1913, sipas raportit të Verfassungsschutz.

Anëtarët e Reichsbuerger, gjithashtu, kanë tentuar të organizojnë mësime alternative shkollore në shenjë proteste ndaj masave kufizuese shkaku i COVID-19 në shkolla. Ata synonin të përdornin tekste shkollore që datojnë që nga koha e Perandorisë Gjermane.

Në vitin 2020, anëtarët e lëvizjes “Qytetarët e Rajhut” morën pjesë edhe në demonstratat kundër kufizimeve për COVID-19, kur protestuesit patën thyer barrierat e policisë para ndërtesës së Parlamentit, Reichstag, në Berlin. Policia arriti t’i ndalë vetëm pasi kishin arritur te shkallët e hyrjes në ndërtesë.

Në një vend ku posedimi privat i armëve të zjarrit është i rrallë, autoritetet gjermane ishin shprehur të shqetësuara veçanërisht nga dashuria për armët në mesin e anëtarëve të kësaj lëvizjeje dhe janë përpjekur t’ua shpronësojnë atyre armët.

Të paktën 1.050 anëtarë i kanë humbur armët shkaku i aksioneve policore deri në fund të vitit 2021, sipas Verfassungsschutz, ndërsa të paktën 500 të tjerë që besohet se kanë ende armë në pronësi./REL/

aksioni ne gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj