LIVE UPDATES
Bota

Qyteti i ndarë nga Lufta e Ftohtë ribashkohet përmes kulturës

22 Shkurt 2025, 21:27 Nga r.ll
Qyteti i ndarë nga Lufta e Ftohtë ribashkohet përmes
foto ilustruese

ITALI- Një qytet që u nda gjatë Luftës së Ftohtë midis Italisë dhe Sllovenisë po feston ribashkimin e tij kulturor. Goricia në Itali dhe Nova Gorica në Slloveni shënuan fillimin e mandatit të tyre të Kryeqytetit Kulturor Evropian me një paradë të përbashkët të stilit karnaval.  Qyteti kufitar italian i Goricias dhe ai slloven i Nova Goricës po organizojnë së bashku aktivitete kulturore në kuadër të mandatit të tyre të Kryeqytetit Kulturor Evropian për vitin 2025. Kjo është hera e parë që dy qytete kufitare nga dy vende marrin këtë mandat.

Qindra interpretues, valltarë, muzikantë, madje edhe ansamble muzikore të policisë, dolën në rrugët e këtyre dy qyteteve të përgjumura rrëzë alpeve për një paradë të larmishme, e cila filloi në Goricia të Italisë dhe përfundoi në Nova Goricë të Sllovenisë.

Dy qytetete, që ndodhen në kufirin midis Italisë verilindore dhe Sllovenisë perëndimore, dikur ishin bashkë si një qytet i vetëm. Zona u nda në vitin 1947 pas i rishikimit të kufijve të Evropës, që ndodhi pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Qyteti më i vjetër dhe më historik i Goricias përfundoi në Itali, ndërsa periferitë e tij më rurale në lindje përfunduan në Slloveni, e cila në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Sllovenia u bë e pavarur dhe kufiri u hoq zyrtarisht kur vendi, tani anëtar i BE-së, iu bashkua Zonës Shengen të udhëtimit pa pasaporta në 2007.

"Mendoj se kjo është shumë simbolike, veçanërisht në Evropën e sotme me kufijë të hapur. E gjithë kjo është shumë interesante. Gjithashtu, në shkollat përreth këtu flitet edhe sllovenishtja edhe italishtja. Pra, edhe kjo është shumë unike dhe interesante", thotë Katarina, banore e Goricias me origjinë nga Kroacia.

Zarko Nemec, një banor i Nova Goricës, thotë se kujtimet e tij të fëmijërisë ishin të një kufiri të butë, me njerëz që udhëtonin në anën tjetër të tij për punë apo për të bërë pazaret.

"Kur isha fëmijë, nëna ime më çonte përtej kufirit (në Itali) për të punuar, pasi kishim pak tokë atje. Nuk mund ta imagjinoni këtë, ishte shumë mirë. Sot flasin për perden e hekurt, ashpërsinë, e kështu me radhë, por unë kurrë nuk e kam ndjerë këtë si fëmijë. Kjo ishte në vitet 1950, i mbaj mend të gjitha", thotë ai.

Ngjarja e 8 shkurtit shënoi fillimin e mandatit të qyteteve binjake si Kryeqytet i Kulturës Evropiane për vitin 2025.

Sipas programit prestigjioz kulturor të mbështetur nga Bashkimi Evropian, qytetet do të organizojnë një seri ekspozitash dhe shfaqjesh artistike njëvjeçare me shpresën për të nxitur bashkëpunimin midis evropianëve, por edhe për të tërhequr vizitorë kureshtarë nga më larg.

Programi përfshin qindra ngjarje duke përfshirë ekspozita nga artistë vendas, shfaqje filmash, shfaqje artistike dhe koncerte.

Organizatorët shpresojnë se marrëdhëniet e mira midis Goricias dhe Nova Goricës mund të shërbejnë si një simbol dhe një model për bashkëpunimin evropian.

Petra Korlenc, një historiane nga Nova Gorica, është e përfshirë në organizimin e këtyre aktiviteteve.

"Ne kemi një kafene të bibliotekës që quhet Max në Nova Goricë, e cila ka një vit që po organizon ngjarje lidhur me këtë, ne jemi pjesë e shumë projekteve evropiane dhe si pjesë e projekteve të kryeqytetit kulturor kemi kontaktuar me shumë aktorë të ndryshëm evropianë. Kjo është një gjë shumë e mirë", thotë ajo. Goricia dhe Nova Gorica ndajnë çmimin Kryeqyteti i Kulturës Evropiane 2025 me qytetin gjerman të Kemnicit./VOA

goricia nova gorica

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj