Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Raporti detajon se si agjencitë nuk arritën të pranojnë dhe paralajmërojnë për potencialin për dhunë, ndërsa disa nga mbështetësit e Presidentit të atëhershëm Donald Trump, kishin planifikuar hapur sulmin, duke postuar mesazhe në forume në internet.
SHBA- Byroja federale e Hetimit (FBI) si dhe Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare, nuk i kushtuan rëndësi apo injoruan "një sasi të madhe informacioni të zbulimit", përpara sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021. Kjo thuhet në një raport të komisionit të Senatit për Sigurinë e Kombëtare dhe Çështje Qeveritare, i cili u publikua marten. Raporti flet për një dështim të agjencive të zbulimit përpara sulmit.
Raporti detajon se si agjencitë nuk arritën të pranojnë dhe paralajmërojnë për potencialin për dhunë, ndërsa disa nga mbështetësit e Presidentit të atëhershëm Donald Trump, kishin planifikuar hapur sulmin, duke postuar mesazhe në forume në internet.
Në raport thuhet se mes numrit të madh të informacioneve të zbulimit që u anashkalua, ishte dhe një informacion i dhjetorit 2020, drejtuar FBI-së, se anëtarët e grupit të ekstremit të djathtë ‘Proud Boys’, po planifikonin të ishin në Uashington, ditën e çertifikimit të fitores së Joe Biden-it, dhe se "plani i tyre” ishte “të vrisnin njerëz” siç dhe ishin shprehur ata, fjalë për fjalë.
Komisioni tha se agjencitë ishin gjithashtu në dijeni të shumë postimeve në mediat sociale që flisnin për dhunë. Në disa prej tyre u bëhej thirrje mbështetësve të zotit Trump që "të shkonin të armatosur" (në Uashington), të sulmonin Kapitolin, të vrisnin ligjvënësit si dhe ta "digjnin atë (Kapitolin) tërësisht".
Senatori demokrat Gary Peters, kryetar i komisionit, tha se sulmi ishte "kryesisht një dështim për ta parë rrezikun që i kanosej Kapitolit, si diçka të besueshme", duke i bërë jehonë gjetjeve të komisionit të 11 shtatorit, mbi dështimin e agjencive të zbulimit, përpara sulmet terroriste të vitit 2001.
Në raportin, e miratuar nga shumica e anëtarëve të komisionit, thuhet se komuniteti i zbulimit nuk është përshtatur plotësisht për t'u përqendruar tek kërcënimet që paraqet terrorizmi i brendshëm. Drejtuesit e zbulimit nuk arritën të jepnin alarmin "pjesërisht sepse ata nuk arritën ta mendonin se protestuesit do të vërshonin brenda ndërtesës së Kapitolit".
Megjithatë, tha senatori Peters, arsyet për të mos i marrë në konsideratë atë që ai e quajti një sasi e madhe informacionesh zbulimi, nuk është diçka që mund të kalojë me një shpjegim të thjeshtë.
Në një kohë kur edhe raporte të tjera kanë pasqyruar dështimet e komunitetit të zbulimit lidhur me atë që ndodhi më 6 janar, mes tyre një raport dypartiak i Senatit i vitit 2021, një raport i vitit të kaluar i komisionit të ashtuquajtur të 6 janarit, të Dhomës së Përfaqësuesve, apo disa vlerësime të brendshme të kryera nga Policia e Kapitolit si dhe agjenci të tjera qeveritare, raporti i fundit është i parë i Kongresit që përqendrohet vetëm në veprimet e FBI-së dhe të zyrës së Zbulimit e Analizës në Departamentin e Sigurisë Kombëtare.
Zoti Peters tha se komisioni intervistoi zyrtarë të të dyja agjencive dhe rezultoi që ata në mënyrë të vazhdueshme "i drejtonin gishtin njëri-tjetrit”.
"Të gjithë duhet të japin llogari sepse të gjithë dështuan", tha senatori Peters.
Duke përdorur emailet dhe intervistat e mbledhura jo vetëm nga komisioni i Senatit, por edhe nga komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi ngjarjet e 6 janarit, raporti paraqet në detaje informacionet e zbulimit që agjencitë kishin në javët përpara sulmit. Në raport thuhet se nuk pati një dështim për të siguruar prova, por se agjencitë "dështuan të vlerësojnë plotësisht dhe saktë seriozitetin e kërcënimit të identifikuar, falë informacioneve të zbulimit e të shpërndajnë zyrtarisht udhëzimet, për partnerët e tyre të zbatimit të ligjit".
Marrë nga VOA
Joe Biden SHBA- Joe Biden 80-vjeç, presidenti më i vjetër i SHBA-së, kohët e fundit ka filluar të përdorë nj...
Aleksandër dhe Danilo Vuçiç SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas ndalimit që policia i b...
foto ilustruese RUSI- Ministrat e mbrojtjes të Kubës dhe Rusisë diskutuan këtë javë gjatë takimit të tyre n&eu...
Proteste SERBI- Partitë e djathta opozitare në Serbi u mblodhën mbrëmjen e 28 qershorit në Beograd, në shenjë mbësh...
Jens Stotlenberg BRUKSEL- Një takim trepalësh për anëtarësimin e Suedisë në NATO do të zhvillohet të enj...
Danilo Vuçiç KOSOVË- Djali i presidentit të Serbisë Aleksadar Vuçiç, Danilo Vuçiç, ditën e so...
Yevgeny Prigozhin RUSI- Largimi i udhëheqësit të grupit Wanger, Yevgeny Prigozhin në Bjellorusi ka lënë paqartësi mbi k...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar ditën e sotme policinë në Mitrovicën e Veriut. ...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tashmë i njohur për gafat e tij, këtë herë është ngatë...
Hakan Fidan TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka reaguar ashpër me postimin e tij në Twitter, ndaj djegies së Kuranit nga pr...