All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Raporti i "Amnensty International": Protestuesit në Iran u dhunuan dhe abuzuan seksualisht

Në mesin e të intervistuarve në raport ishin 26 burra, 12 gra dhe shtatë fëmijë, ndaj të cilëve forcat iraniane të sigurisë kryen dhunë seksuale.

6 Dhjetor 2023, 14:13 Nga r.ll
Raporti i "Amnensty International": Protestuesit në Iran u
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

IRAN- Forcat iraniane të sigurisë i kanë përdorur dhunimin dhe llojet e tjera të abuzimit seksual për t’i frikësuar protestuesit gjatë luftës së shtetit kundër protestave gjithëkombëtare, të cilat nisën shtatorin e kaluar me moton: “Gra, Jetë, Liri”, tha Amnesty International në një raport më 6 dhjetor.

Dhuna seksuale u përdor kundër grave, burrave dhe fëmijëve, sipas raportit të organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, i cili dokumentoi vuajtjet e tmerrshme të 45 të mbijetuarve.

Në mesin e të intervistuarve në raport ishin 26 burra, 12 gra dhe shtatë fëmijë, ndaj të cilëve forcat iraniane të sigurisë kryen dhunë seksuale. Asnjë zyrtar iranian nuk është akuzuar deri tani, apo përndjekur për krimet seksuale kundër protestuesve të burgosur, thuhet në raport.

Gratë iraniane u kanë prirë protestave gjithëkombëtare, të cilat u nxitën nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgimin policor në shtator të vitit të kaluar. Amini ishte arrestuar në Teheran, për shkak se gjoja nuk e kishte veshur siç duhet hixhabin.

Lëvizjes së protestave iu bashkuan shumë burra dhe djem të zemëruar nga kufizimet dekadëshe fetare dhe mënyrat e tjera shtypëse ndaj grave nga teokracia e Iranit.

Protestat e humbën gjallërinë dalëngadalë kah fundi i vitit 2022, pasi protestuesit u përballën me hakmarrje të fortë shtypëse nga forcat e sigurisë. Qindra protestues u vranë dhe mijëra u arrestuan, sipas aktivistëve dhe Kombeve të Bashkuara.

“Hulumtimi ynë gjeti se agjentët ë inteligjencës dhe sigurisë në Iran e përdorën dhunimin dhe format e tjera të dhunës seksuale për t’i torturuar, ndëshkuan dhe për t’iu shkaktuar dëme afatgjate fizike dhe psikologjike protestuesve, përfshirë fëmijëve 12 vjeç”, tha sekretari i Përgjithshëm i Amnesty International, Anges Callamard.

Nga 45 të mbijetuarit e intervistuar nga Amnesty, 16 ishin dhunuar, përfshirë gjashtë gra, shtatë burra, një 14-vjeçare dhe dy djem të moshave 16 dhe 17 vjeçe.

Katër gra dhe dy burra u dhunuan në grup nga anëtarët e forcave të sigurisë.

Shkopinj metali dhe druri, shishe qelqi dhe zorra uji ishin përdorur për t’i dhunuar të burgosurit në qendrat e paraburgimit dhe automjetet e policisë, si dhe në shkolla dhe në ndërtesa banimi.

Shumica e viktimave nuk ishin ankuar kundër dhunuesve nga frika për hakmarrjes, sipas Amnesty, e cila shtoi se edhe në rastet e rralla kur viktimat u treguan prokurorëve për tmerrin që përjetuan, ato u injoruan./REL

amnsty international protesta ne iran

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje