LIVE UPDATES
Bota

Raporti i PE-së: Mali i Zi, vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së

Raporti bën thirrje për forcimin e mëtejshëm të pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë, si dhe për rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe krimit të organizuar.

5 Maj 2026, 13:52 Nga E. D

Raporti i PE-së: Mali i Zi, vendi më i avancuar në rrugën

BRUKSEL- Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi raportin vjetor për Malin e Zi, në të cilin vendi cilësohet si shteti më i avancuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Raporti bën thirrje për forcimin e mëtejshëm të pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë, si dhe për rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe krimit të organizuar.

Në raport theksohet edhe nevoja për uljen e numrit të lëndëve të mbetura gjyqësore dhe për harmonizimin e plotë të politikës së vizave me atë të Bashkimit Evropian. Autori i raportit, eurodeputeti Marjan Sharec, paralajmëroi se Mali i Zi përballet me një vit shumë sfidues.

“Koha është e kufizuar, ndërsa punë ka ende. Ky raport duhet të shërbejë si njohje e progresit të deritanishëm dhe si inkurajim për periudhën në vazhdim. Para së gjithash, duhet të kuptohet si një thirrje për të gjitha palët e interesuara që të tregojnë urtësi dhe përgjegjësi, në mënyrë që mosmarrëveshjet e vogla të mos e errësojnë - apo devijojnë - përparimin drejt objektivave më të gjera strategjike”, tha Sharec pas votimit.

Raporti u bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore që dallimet politike të mos e vonojnë miratimin dhe zbatimin e reformave që lidhen me Bashkimin Evropian. Theksohet se anëtarësimi në BE duhet të mbetet prioritet i përbashkët kombëtar, mbi interesat partiake, ndërsa Parlamentit dhe Qeverisë së Malit të Zi u kërkohet që çështjet e identitetit të mos e largojnë vëmendjen nga procesi evropian.

Në dokument thuhet se, megjithëse Mali i Zi është vendi më i avancuar në procesin e integrimit dhe afër mbylljes së kapitujve negociues, përparimi nuk varet vetëm nga reformat teknike, por edhe nga zhvillimet e përditshme politike dhe tensionet e brendshme, të cilat shpesh e ngadalësojnë procesin e përafrimit me standardet e BE-së.

Deri tani, Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 14 nga 33 kapituj negociues në procesin e anëtarësimit në BE. Synim i vendit është që t’i mbyllë të gjithë kapitujt deri në fund të këtij viti, me qëllim që të hapet rruga për anëtarësim të mundshëm deri në fund të vitit 2028. Për përmbylljen me sukses të negociatave, thuhet në raport, është thelbësore ruajtja e konsensusit politik për rrugën evropiane dhe sigurimi i bashkëpunimit konstruktiv mes Qeverisë dhe opozitës.

Rezultatet e qëndrueshme në fushën e sundimit të ligjit dhe zbatimi efektiv i reformave janë përcaktuar si kushte kryesore për mbylljen e kapitujve 23 dhe 24. Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian mori vendim për krijimin e një grupi punues që do të punojë në hartimin e projekttekstit të Marrëveshjes së Anëtarësimit me Malin e Zi.

Nga Mali i Zi pritet emërimi më i shpejtë dhe më transparent i bartësve të funksioneve në sistemin e drejtësisë, përfshirë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial. Po ashtu, theksohet nevoja për përafrim të mëtejshëm të legjislacionit me standardet e BE-së, në lidhje me pavarësinë dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë, si dhe për uljen e numrit të lëndëve të pazgjidhura gjyqësore - veçanërisht në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në raport shprehet shqetësim edhe për ndërhyrjet e huaja, dezinformimin dhe kërcënimet hibride, ndërsa Malit të Zi i bëhet thirrje që të forcojë më tej qëndrueshmërinë e institucioneve të tij. Dokumenti vlerëson përputhjen e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Malit të Zi me atë të Bashkimit Evropian. Pas votimit në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ky raport pritet të votohet në seancën plenare gjatë muajit qershor, kur edhe do të marrë formën e një rezolute të këtij institucioni.

mal i zi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj