LIVE UPDATES
Bota

Raportohet për katër palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite thanë se kanë qëlluar për vdekje dy palestinezë, të cilët kishin shkuar që t’i arrestonin në një kamp refugjatësh që gjendet në Jenin. Të dy dyshoheshin për përfshirje në sulmet e fundit ndaj izraelitëve. Kur ushtarët izraelit rrethuan shtëpinë në kampin në Jenin, u aktivizua një mjet shpërthyes dhe më pas trupat izraelite shkëmbyen zjarr dhe vranë dy palestinezët, tha ushtria e Izraelit.

28 Shtator 2022, 14:10 Nga I.A
Raportohet për katër palestinezë të vrarë në
Bregu Perendimor

PALESTINË- Të paktën katër palestinezë janë vrarë dhe 44 të tjerë janë plagosur gjatë operacioneve të ushtrisë izraelite në qytetin Jenin, në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë. Forcat izraelite thanë se kanë qëlluar për vdekje dy palestinezë, të cilët kishin shkuar që t’i arrestonin në një kamp refugjatësh që gjendet në Jenin. Të dy dyshoheshin për përfshirje në sulmet e fundit ndaj izraelitëve.

Kur ushtarët izraelit rrethuan shtëpinë në kampin në Jenin, u aktivizua një mjet shpërthyes dhe më pas trupat izraelite shkëmbyen zjarr dhe vranë dy palestinezët, tha ushtria e Izraelit.

Gjatë këtij operacioni, shpërthyen edhe luftime në kamp, teksa militantët hodhën gur dhe hapën zjarr ndaj trupave izraelite që po hynin në kamp. Gjatë këtyre përleshjeve u vranë edhe dy palestinezë të tjerë dhe u plagosën të paktën 44 të tjerë, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Partia Fatah e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abass, tha se një prej të vrarëve ishte një 24-vjeçar, zyrtar i inteligjencës palestineze, që u identifikua si Ahmed Alawneh. Partia Fatah bëri thirrje për protesta dhe grevë të përgjithshme në Bregun Perëndimor lidhur me atë që e cilësoi si “përshkallëzim të rrezikshëm”.

Jenin gjendet në veri të Bregut Perëndimor dhe për një kohë të gjatë është konsideruar si bastion i milicisë palestineze dhe ky qytet shpesh ka qenë në qendër të dhunës midis palestinezëve dhe forcave izraelite. Këta të fundit, në mënyrë rutinore kryejnë operacione të arrestimeve në këtë zonë.

Nabil Abu Rudeineh, zëdhënës i Abbasit, dënoi operacionin izraelit, duke thënë se “politika e përshkallëzimit e Izraelit” nuk do të prodhojë “legjitimitet, siguri apo stabilitet, qoftë në vendet e shenjta islame apo të krishtera, apo në Jenin”.

Pas një serie sulmesh palestineze pranverën e kaluar brenda territorit të Izraelit, ushtria izraelite shpeshtoi aktivitetet në Brengun Perëndimor. Gjatë këtij viti, dhjetëra palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor, duke bërë që viti 2022 të jetë më vdekjeprurësi në këtë territor të pushtuar që nga viti 2015.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor në Luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Që atëherë ka ndërtuar mbi 130 vendbanime përgjatë këtij territori, ku jetojnë pothuajse 500.000 hebrenj. Palestinezët duan që Bregu Perëndimor – që banohet nga rreth 3 milionë palestinezë – të jetë pjesë e shtetit të tyre të ardhshëm. Bisedimet e paqes midis Izraelit dhe palestinezëve janë ndërprerë mbi një dekadë më parë.

Marrë nga REL

palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj