28 Shtator 2022, 12:21
Nga I.A
Rusia
UKRAINË- Rusia ka kryer sulme ajrore në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Harkiv. Sulmet gjatë natës goditën një stacion trenash dhe shkaktuan ndërprerje të rrymës për më shumë se 18.000 amvisëri, thanë zyrtarët më 28 shtator.
Guvernatori i Harkivit, Oleh Synehubov, tha se forcat ruse kanë goditur me raketa të llojit S-300, që janë armë të dizajnuara për mbrojtje ajrore, por shpesh përdoren edhe për të goditur infrastrukturat civile në qytetet ukrainase. Shërbimi i emergjencave në rajonin e Harkivit tha se shpërthimet kanë shkatërruar një trafo elektrike dhe po ashtu kanë goditur edhe një punëtori.
Autoritetet nuk kanë raportuar për viktima, por kompania rajonale e energjisë elektrike tha se 18.500 konsumatorë në qarqet Shevçenkivski, Holodnogirski dhe Novobavarski, kanë mbetur pa furnizim me rrymë. Sulmet në Harkiv vijnë pas një javë më parë u kryen sulme të ngjashme në një stacion trenash dhe në ndërtesat rezidenciale.
Luftime të ashpra po ashtu po vazhdojnë në rajonin e Hersonit, tha Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në buletinin e përditshëm për luftën në Ukrainë. Ministria britanike tha më 28 shtator se forcat ushtarake ruse në këtë zonë, të stacionuar në anën e djathtë të bregut të Lumit Dnipro, po sulmojnë pozicionet ukrainase.
Inteligjenca britanike tha po ashtu se Rusia po përdor forcat e saj për të vazhduar përpjekjet për të përparuar afër Bahmutit në Donbas, pavarësisht se forcat e Moskës janë nën presion të madh në veri dhe jug të Ukrainës.
Luftimet e fundit vijnë teksa zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni po përgatit një pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 1.1 miliard dollarësh. SHBA-ja dhe shtetet e tjera perëndimore kanë ndihmuar me armë Ukrainën, qëkur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti fqinj më 24 shkurt.
Marrë nga REL
oleh synehubov
Bota
28 Shtator 2022, 12:08
I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Bashkimi Evropian po i bën presion presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që t&...
Bota
28 Shtator 2022, 11:28
I.A
Policia e Kosoves
KOSOVË- Prokuroria Themelore e Pejës bashkë me policinë është duke kryer një aksion anti-drogë n&...
Bota
28 Shtator 2022, 11:03
I.A
Jens Stoltenberg
GJERMANI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ia atribuoi rrjedhjet e gazsjellësit Nord Stream akt...
Bota
28 Shtator 2022, 10:45
A.B
Erdogan
TURQI- Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të mbledhë ditën e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në t&eum...
Bota
28 Shtator 2022, 10:57
I.A
FMN
ANGLI- Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar hapur qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për planin e saj për ulj...
Bota
28 Shtator 2022, 10:46
I.A
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Përparimi i Ukrainës në rajonet jugore të Kherson dhe Zaporizhzhia ka qenë shumë më ...
Bota
28 Shtator 2022, 10:35
I.A
Florida
SHBA- Banorët në Florida po përgatiten me ankth për valët e baticës kërcënuese për jetën,...
Bota
28 Shtator 2022, 10:31
I.A
Volodymyr Zelenskyy
SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i tha të martën Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia d...
Bota
28 Shtator 2022, 10:27
I.A
Giorgia Meloni
UKRAINË- Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së re italiane, tha liderja e ekstremit t&eu...
Bota
28 Shtator 2022, 10:25
I.A
Josep Borrell
BRUKSEL- Bashkimi Evropian beson se rrjedhjet në dy tubacionet nënujore të gazit rus që ndodhën gjatë kësa...