LIVE UPDATES
Bota

Reagon Prishtina pas paktit Putin-Vuçiç për gazin rus

Serbia dhe Rusia ranë dakord edhe për një marrëveshje tre vjeçare për gazin, në bazë të së cilës Serbia do të furnizohet me gazin rus.

30 Maj 2022, 14:53 Nga DOSJA
Reagon Prishtina pas paktit Putin-Vuçiç për gazin rus
Foto ilustruese

KOSOVË- Pas bisedës telefonike Vuçiç-Putin për gazin rus, Prishtina zyrtare ka reaguar, duke thënë se Serbia dhe Rusia po forcojnë partneritetin e tyre dhe pyesin Bashkimin Evropian, se “deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?”.

Serbia dhe Rusia ranë dakord edhe për një marrëveshje tre vjeçare për gazin, në bazë të së cilës Serbia do të furnizohet me gazin rus. Këtë e bëri të ditur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas një telefonate që zhvilloi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Sipas presidentit serb, Serbia do të ketë një çmim shumë të favorshëm për gazin rus.

Serbia do të vazhdojë të blejë gazin rus

“Ne do të nënshkruajmë një kontratë trevjeçare dhe nesër apo pasnesër, do të diskutojmë për sasinë e gazit. Serbisë i duhen sasi të mëdha të gazit, por mund të them se ne do të kemi një dimër të sigurt dhe bisedimet e mëtejme do të përcaktojnë se sa do të kushtojë gazi për ne”, deklaroi Vuçiç në një konferencë për medie në Beograd. Ai theksoi se Serbia do të vazhdojë të blejë gazin rus dhe çmimi do të jetë në bazë të formulës ekzistuese, e cila varet nga lëvizjet e çmimeve të naftës në tregun botëror. Aktualisht çmimi i gazit që Serbia blen nga Gazpromi rus është shumë më i ulët sesa çmimi me të cilin e blejnë këtë lëndë shtetet e tjera evropiane. Vuçiç tha se çmimi pritet të jetë 340 deri në 350 dollarë për 1,000 metër kubikë të gazit, por “ky nuk është çmimi final sepse do të varet nga sasia që do të dërgohet”. Ai njoftoi se me presidentin Putin janë pajtuar për çmimin për furnizimin e 2.2 miliard metër kubikë gaz në vit.
“Marrëveshjet mes Putinit dhe Vuçiçit tani arrihen përmes bisedave telefonike”

Pas njoftimit që bëri Vuçiç lidhur me marrëveshjen për furnizim të Serbisë me Gazin rus, reaguan autoritet më të larta të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkroi në Twitter se “Putin e Vuçiç nuk kanë më nevojë të takohen pasi marrëveshjet tani i arrijnë nëpërmjet bisedave telefonike”.

“Ata as nuk duhet të takohen më: marrëveshjet mes Putinit dhe Vuçiçit tani arrihen përmes bisedave telefonike”, shkroi Kurti në Twitter, duke rikujtuar një deklaratë të presidentit Vuçiç në lidhje me Kosovën, pas takimit të tij me Putin në Soçi më 25 nëntor të vitit 2021. Në deklaratë Vuçiç kishte thënë se me Putinin ka biseduar edhe për veriun e Kosovës, duke mos dhënë shumë detaje. “Unë fola për standardet e dyfishta dhe hipokrizitë e shpeshta në marrëdhëniet ndërkombëtare, presidenti Putin i pranoi ato dhe kuptoi mirë se për çfarë isha duke folur, por kërkoi sqarime shtesë, kështu ne folëm për veriun e Kosovës, dhe ia tregova atij në hartë”, citohet të ketë thënë Vuçiç në atë deklaratë.
Lidhur me marrëveshjen Serbi-Rusi, reagoi edhe presidenca e Kosovës përmes shefit të stafit të Presidencës, Blerim Vela. “Putin dhe Vuçiç ranë dakord në një telefonatë, se Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror për Serbinë dhe dy vendet do të forcojnë partneritetin e tyre. Serbia, një vend kandidat për në BE, në vend që të përafrohet me sanksionet e BE-së thellon bashkëpunimin me Rusinë. Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?”, shkroi Vela në Twitter.

Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Në konferencën për media të Vuçiç në Beograd, ai tha se në bisedë telefonike i ka prezantuar Putinit qëndrimin e Serbisë për të arritur paqe në Ukrainë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Marrë nga DW. 

Sondazh

Poll

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec