LIVE UPDATES
Bota

Reformë a ashpërsim i ligjit të ri francez për migracionin?

Të dielën në orët e pasdites në jug të Parisit mijëra vetë demonstruan në rrugët në afërsi të stacionit të metrosë Montparnasse.

11 Dhjetor 2023, 13:47 Nga a.l
Reformë a ashpërsim i ligjit të ri francez për migracionin?
Paris

PARIS- Të dielën në orët e pasdites në jug të Parisit mijëra vetë demonstruan në rrugët në afërsi të stacionit të metrosë Montparnasse. Në duar ata mbanin pankarta me mbishkrimin “Kundër të ligjit të Darmanin” (ministri i Brendshëm francez, shën.red.) dhe “Migracioni nuk është problemi, racizmi është problemi”. Malier Ahmada Siby është mes tyre. 33 vjeçari ka ardhur para pesë vjetësh në Francë.

Që atëherë ai punon si pastrues, në hotele dhe si pjatalarës. Për këto punë ai përdor lejen e punës të personave të tjerë.

“Kështu punon shumica prej nesh. Që do të thotë, se paguajmë kontribute sociale dhe tatime, pa marrë në anën tjetër asnjë shërbim të rregullt shtetëror si sigurimi shëndetësor”, thotë ai për DW.

Qeveria e presidentit, Emmanuel Macron na trajton sikur nuk kemi asnjë vlerë, po ne bëjmë të gjitha punat e ulta, në kantiere ndërtimi, edhe për Lojërat Olimpike vitin e ardhshëm, në restorante dhe si punëtorë në pastrim.” Siby dhe migrantë të tjerë janë bashkuar për të protestuar kundër reformimit të ligjit.

Ligji mund të kthehet në sprovë

Të hënën (11.12.2023) ligji i kontestuar diskutohet në Asamblenë Kombëtare në Paris. Ky nuk është versioni përfundimtar i ligjit, por disa pika janë të njohura: Kështu me ligjin e ri procedurat e azilit do të përshpejtohen dhe afatet për apelim do të shkurtohen. Po ashtu do të vështirësohet bashkimi familjar dhe kushtet për vizë mjekësore. Në të ardhmen do mund të dëbohen edhe minorenët që në momentin e ardhjes në Francë ishin në moshë 13 vjeçare apo prindërit e huaj, fëmijët e të cilëve kanë pasaportë franceze. Punonjësit në sektorë me mungesë të fuqisë punëtore do duhej të merrnin automatikisht një leje pune 1-vjeçare, por tani iu është lënë kompetenca autoriteteve lokale, që mund të vendosin kush e merr një leje pune dhe kush jo.

Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin e solli projektligjin në senat. Projektligji kërcënon të kthehet në një test për qeverinë e Macron, sepse kampi i tij politik nuk ka më shumicën absolute në parlament, për të miratuar ligjin pa mbështetjen e forcave të tjera politike, si për shembull konservatorët.

Që nga sulmi terrorist kundër mësuesit Dominique Bernard nga një imigrant rus në Arras, qeveria përpiqet të paraqesë ligjin si front kundër migracionit legal dhe terrorizmit. Por migrantët, refugjatët dhe organizatat humanitare kanë frikë se rregullat e reja do të rrisin diskriminimin dhe stigmatizimin ndaj migrantëve.

“Një dimension i ri ashpërsie”

Lisa Faron nga Shoqata Cimade e Parisit që mbështet refugjatët dhe migrantët është shumë e shqetësuar. “Qeveria kishte premtuar një ligj të balancuar, por tani duan t’i kufizojnë edhe më shumë të drejtat e migrantëve dhe t’ua bëjnë të vështirë të marrin leje pune.” Ajo thotë se me “me këtë projekt do të arrihet një dimension i ri ashpërsie”. Për profesorin e sociologjisë politike, Vincent Tiberj nga Universiteti Po Bordeaux ligji reflekton kthesën djathtas në debatin politik. “Shumica e politikanëve i paraqesin migrantët si barrë dhe kërcënim dhe harrojnë plotësisht, që migrantët, edhe brezat e mëvonshëm kontribuojnë shumë në shoqërinë tonë”, thotë Tiberj për DW. Politikanët duan të marrin vota në skajin e djathtë politik. Partia djathtiste, Rassemblement National e Marine Le Pen në sondazhe do të arrinte vendin e parë në zgjedhjet europiane vitin e ardhshëm.

Të dëbohen ata që kanë kryer krime

Deputeti i “Renaissance”, Alexis Izard në Departamentin Essonne në jug të Parisit mendon ndryshe. “Ne duhet të jemi në gjendje të dëbojmë nga Franca rreth 4000 migrantë ilegalë që kanë kryer krime, dhe kjo do të jetë e mundur në të ardhmen. Procedurat e dëbimit nuk do të zgjasin më dy vjet si më parë, por një vit.” Në të njëjtën kohë, thotë Izard për ata që duan të punojnë do të bëhet më e lehtë të vijnë në Francë.

Malier Siby nuk e quan ide të mirë, që të jepet një leje qëndrimi e pune për një vit. “Kjo do të forconte parimin e skllavërisë moderne në ligj”, thekson Siby që jeton në një dhonë 15 metra katrorë në Motreuil në Paris së bashku me xhaxhanë dhe një kushëri. “Kjo do të thotë që duhet të punosh në atë sektor, ndryshe humb lejen e qëndrimit. Në këtë mënyrë je i varur nga shefi. Ne duam që qeveria të na legalizojë, që të kërkojmë vetë punët tona. Por nëse ke mbijetuar një rrugë si ajo përmes Mesdheut, nuk heq dorë kollaj. Unë do të luftoj për një të ardhme më të mirë”, thotë Siby. /Dw/

paris

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj