11 Dhjetor 2023, 12:31
Nga a.l
Olaf Scholz dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për vizitën e tij në Berlin dhe takimin me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se takimi me kancelarin Scholz dëshmoi marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në të dy vendet.
“Kosova është shtet i së drejtës, demokracisë e barazisë për të gjithë. Biseduam dhe rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e dialogut e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Në vizitën e radhës zyrtare në Berlin, së bashku me ministrin Çeku dhe nënkryetaren e dytë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mrika Limani Myrtaj, pata nderin të marr pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, SPD-së.
E në margjina të Kongresit, takimi me Kancelarin Scholz dëshmoi marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në të dy vendet.
Fuqizimi i bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat ishte fokus i bisedës dhe me Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi si dhe me Kryetarin e SPD-së njëkohësisht deputet i Bundestagut gjerman, Lars Klingbeil.
Kosova është shtet i së drejtës, demokracisë e barazisë për të gjithë. Biseduam dhe rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e dialogut e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian.
Nuk mund të mungonte dhe takimi me mërgatën, ku biseduam mbi një mori temash, i interesuar jo vetëm për t’i informuar me ecurinë e aktualitetin e vendit tonë, por edhe për të dëgjuar rreth jetës e përvojës së tyre, përshtypjeve e ideve të diasporës.
albin kurti
Bota
11 Dhjetor 2023, 12:22
a.l
London
BRITANI E MADHE- Mbretëria e Bashkuar i ka vendosur sanksione kompanisë serbe Avio Chem, një prej 46 kompanive dhe individëve q&...
Bota
11 Dhjetor 2023, 12:04
r.ll
liridona ademaj
KOSOVË-Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me paraburgim ndaj të akuzuarit të kat&...
Bota
11 Dhjetor 2023, 11:57
a.l
Haxhi Sala
PRISHTINË- Gjykata Speciale ka vendosur në pranga sot komandant ‘Topi’, Haxhi Shala. Aktualisht ai mban detyrën...
Bota
11 Dhjetor 2023, 11:43
r.ll
pamje nga konferenca e kim jon un
KOREA E VERIUT- Një video e postuar në mediat sociale, ka tërhequr vëmendjen po aq sa videoja ku lide...
Bota
11 Dhjetor 2023, 11:17
a.l
Volodymyr Zelenskyy dhe Viktor Orban
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka pasur një bisedë të shkurtër, me njeriun që k&e...
Bota
11 Dhjetor 2023, 11:12
r.ll
keshilli i sigurimit te okb
SHBA- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të rifillojë të martën seancën e sa...
Bota
11 Dhjetor 2023, 11:04
r.ll
najib mikati
BEJRUT- Libani ka mbyllur të gjitha zyrat qeveritare dhe institucionet publike në mbarë vendin në shenjë solidariteti...
Bota
11 Dhjetor 2023, 11:07
a.l
BE
ITALI- Italia, Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar Bashkimit Evropian të vendosë sanksione të synuara ndaj Lëvizjes së...
Bota
11 Dhjetor 2023, 10:59
a.l
Zvicër
ZVICËR- Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Zvicër, ku për pasoje 2 persona kanë humbur jetën dhe 1 t...
Bota
11 Dhjetor 2023, 10:44
a.l
Albin Kurti
GJERMANI- Deputeti i Bundestagut gjerman, Nils Schmid është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Schmid që &eum...