LIVE UPDATES
Bota

Regjisori i "Titanikut": Kërkimi për nëndetësen e zhdukur u shndërrua në një "maskaradë makthi"

Regjisori i filmit "Titaniku", James Cameron, thotë se operacioni i kërkimit për nëndetësen turistike "Titan", u shndërrua në një "maskaradë makthi", që zgjati agoninë e familjarëve të personave që ndodheshin në bordin e saj.

23 Qershor 2023, 22:42 Nga m.s
Regjisori i "Titanikut": Kërkimi për nëndetësen e
James Cameron

SHBA- Regjisori i filmit "Titaniku", James Cameron, thotë se operacioni i kërkimit për nëndetesen turistike "Titan", u shndërrua në një "maskaradë makthi", që zgjati agoninë e familjarëve të personave që ndodheshin në bordin e saj. Nëndetësja u zhyt të dielën drejt mbetjeve të Titanikut, që u mbyt në vitin 1912. Gjatë një interviste për transmetuesin publik britanik ‘BBC’, Cameron tha se ai kishte një ndjesi të fortë se nëndetësja Titan kishte humbur, në momentin që dëgjoi se ajo kishte shkëputur kontaktet me sipërfaqen.

Ai tha se përqendrimi i medias gjatë ditëve në vazhdim tek fakti se ekuipazhi kishte në dispozicion oksigjen për 96 orë, apo se ishin dëgjuar zhurma që vinin nga oqeanit, ishte një "maskaradë e zgjatur makthi".

"Kjo ishte vetëm një rrjedhë mizore, e ngadaltë e ngjarjeve për katër ditë. Për mua ishte e qartë prej së hënës në mëngjes", tha ai.

Nëndetësja Titan u nis në orën 8 të mëngjesit të së dielës. Po atë pasdite doli njoftimi se nuk ishte kthyer ende nga një udhëtim, që nuk duhet të zgjaste më shumë se dy orë, për të parë mbetjet e anijes oqeanike Titanikut, që ndodhen në fund të Atlantikut, rreth 700 kilometra në jug të qytetit St. John të ishullit Newfoundland të Kanadasë.

Të enjten, roja bregdetare amerikane njoftoi se ishin gjetur mbetje të nëndetëses në fund të oqeanit. Autoritetet thanë se të pesë personat në bordin e saj kishin humbur jetën pas një shpërthimi të brendshëm.

Cameron, i cili ka bërë më shumë se 30 zhytje tek mbetjet e Titanikut, tha se ai e dinte se një diçka e rëndë me pasoja fatale, kishte ndodhur, sapo kishte dëgjuar se nëndetësja kishte humbur kontaktet gjatë zbritjes së saj.

“Me dështimin e sistemit elektronik të nëndetëses e në të njëjtën kohë edhe të radiomarrësit, nëndetësja ishte zhdukur. Për mua nuk kishte asnjë dyshim. E dija që ajo ishte zhytur saktësisht nën thellësinë dhe pozicionin e saj më të fundit, që dihej, dhe pikërisht aty u gjet. Nuk u krye asnjë kërkim. Më në fund morën një mjet që drejtohet nga distanca, dhe e zhytën po aty duke e gjetur nëndetësen brenda disa orësh. Ndoshta brenda pak minutash”.

Regjisori ka qenë i apasionuar me oqeanografinë që prej fëmijërisë së tij dhe ka bërë me dhjetëra zhytje në thellësi të mëdha, përfshirë në atë që njihet si pika më e thellë, njohur si ‘Mariana Trench’, në oqeanin Paqësor.

Cameron thotë se "një nga aspektet më të trishtueshme të kësaj ngjarje është se ajo ishte realisht diçka që mund të ishte parandaluar”.

“Tani kemi të tjera mbetje që për fat të keq, janë shkaktuar nga të njëjtat parime, ato të mosdëgjimit të paralajmërimeve mbi rrezikun”, tha ai.

Eksploruesit e thellësive të oqeanit kishin shprehur shqetësime në lidhje me nëndetësen Titan prodhuar nga kompania private amerikane ‘OceanGate Expeditions’. Ata kanë thënë se mjeti nuk ishte i sigurtë për të transportuar pasagjerë. Bashkëthemeluesi i ‘OceanGate’, Guillermo Söhnlein tha për radion britanike ‘Times Radio’ se shefi ekzekutiv, Stockton Rush, i cili ishte një nga pesë personat që humbën jetën brenda Titanit, se ai ishte "jashtëzakonisht i përkushtuar ndaj sigurisë".

“Ai (Stockton Rush) ishte gjithashtu jashtëzakonisht i zellshëm për menaxhimin e rreziqeve dhe ishte shumë i vetëdijshëm për rreziqet e operimit në një mjedis të thellë oqeanik”, tha Söhnlein, i cili nuk punon më për ‘OceanGate’. / VOA

james cameron titan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj