LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Si iu përgjigjën Kurti e Vuçiç kërkesave të BE-së?

Borrell tha se ka kërkuar nga Kurti që edhe kryetarët e zgjedhur shqiptarë, të punojnë përkohësisht në ndërtesa alternative, e jo në ato komunale. Vuçiç i heshtur ndaj kërkesave të BE-së Me qëllim shtensionimin e situatës në veri, Borrell tha se ka paraqitur disa kërkesa edhe për presidentin e Serbisë, Vuçiç.

23 Qershor 2023, 19:59 Nga f.i
Analiza e REL: Si iu përgjigjën Kurti e Vuçiç
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti

KOSOVË- Pika e vetme për të cilën u tha se janë pajtuar në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç. Dy udhëheqësit zhvilluan më 22 qershor takime të ndara me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Takimi nuk u fokusua shumë në çka, por në atë se si dhe kur”, tha Borrell.

BE-ja dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar ka kohë që kërkojnë nga Qeveria e Kosovës ta shtensionojë situatën në veri. Kjo zonë u tensionua që në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, hynë në objektet komunale, me gjithë protestat e banorëve serbë.

Këto objekte shfrytëzohen edhe nga autoritetet paralele serbe, ndërsa vetëm në Mitrovicë të Veriut, komuna e Kosovës është e ndarë prej asaj që funksionon nën sistemin serb. Protestat kulmuan në dhunë më 29 maj në Zveçan, ku dhjetëra pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe dhjetëra protestues u plagosën.

Nga ajo kohë, Policia e Kosovës arrestoi disa serbë të dyshuar për akte dhune ndaj forcave policore, pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve në veri. Zgjedhjet e prillit, prej të cilave dolën kryetarët shqiptarë, u bojkotuan nga komuniteti serb dhe përfaqësuesit e tij politikë. Zgjedhjet e reja dhe pjesëmarrja e serbëve në to tani shihen si zgjidhje.

Çka kërkoi BE-ja?

Janë tri kërkesa kryesore që, sipas Bashkimit Evropian, Qeveria e Kosovës duhet t’i pranojë “sa më parë që të jetë e mundur”. Një prej tyre është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në veri të vendit.
Kurti u pajtua me këtë, por me kushtin që ato të jenë “zgjedhje ligjore”.

“Nuk mund të bëhen zgjedhjet e parakohshme jashtë ligjit. Siç e parasheh ligji në Kosovë – ta zëmë, me nënshkrimet e qytetarëve, të cilët i mbledhin përmes një peticioni, që t’ia përfundojnë mandatin një kryetari të komunës. Kjo është një zgjidhje brenda ligjit”, tha Kurti pas takimit me Borrellin në Bruksel.

Në një konferencë për media po atë ditë, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, kërkoi “dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë” si një rrugë që mund të çojë drejt zgjedhjeve të reja. Kurti, më herët, ka thënë se nuk ka të drejtë t’u kërkojë dorëheqje kryetarëve të zgjedhur, sepse ajo është një akt moral. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Izmir Zeqiri, kryetari aktual i Zubin Potokut, tha se nuk është duke menduar për zgjedhje, edhe pse ato janë duke u përmendur.

“Si dorëheqje, pse dorëheqje? Vetëm se i teket dikujt të thotë të jap dorëheqje, unë të dorëhiqem, a?”, u shpreh Zeqiri.

“Ne i shohim rrugët ligjore, nuk mendojmë për zgjedhjet. Njëherë jemi duke punuar, do të punojmë sa të mundemi”, tha ai.

Kryetarët e tjerë të komunave veriore nuk ishin të qasshëm për komente në lidhje me këtë çështje.

Kërkesat e tjera për Kurtin

Borrell tha, po ashtu, se ka kërkuar nga Kurti që t’i tërheqë njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga zonat rreth objekteve komunale, ku gjenden aktualisht. Kurti u përgjigj duke thënë: “Policia nuk është afër godinave, por është brenda në ndërtesa”.

“Prania e tyre nuk është e dëshirueshme për ne, por është e obligueshme, duke pasur parasysh ekstremistët e dhunshëm që kanë qëlluar mbi ushtarët e KFOR-it, policët e Kosovës dhe gazetarët”, tha Kurti.

Borrell tha se ka kërkuar nga Kurti që edhe kryetarët e zgjedhur shqiptarë, të punojnë përkohësisht në ndërtesa alternative, e jo në ato komunale. Aktualisht, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, është duke punuar brenda objektit komunal, ashtu si dhe Lulzim Hetemi i Leposaviçit.

“Ne ia përkujtuam zotit Borrell dhe zotit [Mirosllav] Lajçak [përfaqësues i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi] se dhuna më e madhe që ka ndodhur, ka ndodhur në Zveçan, ku kryetari i komunës nuk ka qenë brenda në zyrë”, tha Kurti, duke përsëritur se kryetarët duhet të punojnë nga zyrat e tyre.

Vuçiç i heshtur ndaj kërkesave të BE-së Me qëllim shtensionimin e situatës në veri, Borrell tha se ka paraqitur disa kërkesa edhe për presidentin e Serbisë, Vuçiç. Një prej tyre është që protestuesit të tërhiqen nga ndërtesat komunale në veri, në të njëjtën kohë kur të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës. Serbisë iu kërkua, po ashtu, lirimi i tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, “në mënyrë të menjëhershme dhe pa kushte”.

Në Serbi ata dyshohen për “armëmbajtje pa leje”, ndërsa në Kosovë besojnë se ata janë arrestuar në shenjë hakmarrjeje për arrestimet në veri. Në një konferencë për media, pas takimit në Bruksel, Vuçiç nuk u përgjigj në asnjërën prej këtyre kërkesave.

“Ne do të vazhdojmë të bisedojmë në baza ditore, sepse paqja dhe stabiliteti janë kyçe, por unë paralajmërova se serbët [në Kosovë] janë në një pozitë shumë të vështirë dhe se nuk duan ta durojnë terrorin e Kurtit në atë mënyrë që janë detyruar ta durojnë deri në këtë moment”, tha Vuçiç.

Çka tha Lista Serbe?

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, përshkroi disa hapa që, sipas tij, duhet të ndërmerren para se kjo parti të pranojë të marrë pjesë në zgjedhje.

Si hap kryesor, ai përmendi tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu. Vakumi i sigurisë që do të krijohej me këtë, sipas tij, do të duhej të plotësohej nga KFOR-i dhe misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

Kërkesa e dytë, sipas tij, është amnistia për të gjithë serbët e arrestuar në dy-tre vjetët e fundit – qoftë për pjesëmarrje në barrikada apo në protesta të ndryshme kundër vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Shumica e këtyre të arrestuarve akuzohen për “shkelje të rendit kushtetues”.

“Ne nuk kërkojmë lirimin e kriminelëve, kërkojmë amnisti për personat e arrestuar që kanë marrë pjesë në protesta apo barrikada. Kjo është diçka që aplikohet kudo në botë, ku ka zona krize”, tha Rakiç.

E si “kusht mbi të gjitha kushtet”, ai përmendi “fillimin” e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia janë pajtuar qysh në vitin 2013, por marrëveshja për të nuk është zbatuar kurrë. Prishtina zyrtare vazhdimisht ka thënë se kompetencat e tij të gjera do të rrezikonin funksionalitetin e brendshëm të shtetit. Radio Evropa e Lirë pyeti Listën Serbe nëse do të pranonte ndonjë zgjidhje kompromisi për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk mori përgjigje.

Përgjigje në këtë pyetje nuk ktheu as Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë./REL

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion