LIVE UPDATES
Bota

Investigimi: Rusia kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të shkatërruar digën në Ukrainë

Komandantët ukrainas thonë se u prishën kështu edhe disa nga planet e tyre për të marrë pozicionet që mbaheshin nga forcat ruse në një kundërofensivë që është tashmë në fazat e saj fillestare. Secila palë ka akuzuar tjetrën për shkatërrimin e digës, por aludimet e ndryshme të Rusisë, se u godit me një raketë, apo se u rrëzua me eksplozivë, nuk arrijnë të shpjegojnë shpërthimin, i cili ishte aq i fortë sa që u regjistrua në monitorët sizmikë në rajon.

23 Qershor 2023, 17:34 Nga k.m.
Investigimi: Rusia kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për
Foto ilustruese

Rusia kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të rrëzuar digën ukrainase që u shemb më herët këtë muaj, ndërsa ishte nën kontrollin e forcave ruse. Në këtë përfundim ka arritur agjencia e lajmeve Associated Press, bazuar në pamje ekskluzive të marra me dronë dhe informacione të tjera. Shkatërrimi i digës shkaktoi përmbytje vdekjeprurëse, rrezikoi të korrat në zonën më prodhuese të botës, ndërpreu furnizimin me ujë për mijëra persona dhe shkaktoi një katastrofë mjedisore.

Komandantët ukrainas thonë se u prishën kështu edhe disa nga planet e tyre për të marrë pozicionet që mbaheshin nga forcat ruse në një kundërofensivë që është tashmë në fazat e saj fillestare. Secila palë ka akuzuar tjetrën për shkatërrimin e digës, por aludimet e ndryshme të Rusisë, se u godit me një raketë, apo se u rrëzua me eksplozivë, nuk arrijnë të shpjegojnë shpërthimin, i cili ishte aq i fortë sa që u regjistrua në monitorët sizmikë në rajon.

Rusia ka përfituar nga momenti kur u shkaktua përmbytja masive që pasoi shpërthimin – megjithëse përmbytje pati edhe në zonat e pushtuara nga forcat ruse dhe pasojat mund të kenë qenë më të gjera nga ç’pritej. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk iu përgjigj kërkesave për koment. Në rajonin përreth digës, Lumi Dnipër përbën vijën e frontit mes forcave ruse dhe ukrainase; forcat ruse kanë nën kontroll vetë digën.

“Nuk ka asnjë dyshim që forcat ruse hodhën në erë hidrocentralin me duart e tyre. Regjimenti i 205-të i mekanizuar kishte përgjegjësinë për stacionin dhe ishte vendosur aty që në fillim; ai mbante aty zyrën e komandës. Ajo çfarë ndodhi është se kuptuan se kishte filluar faza e kundërofensivës aktive. Pati lëvizje dhe luftime për marrjen e iniciativës në fronte të tjera, kështu që ata thjesht vendosën t’i paraprijnë dhe të hedhin në erë digën”, thotë komandanti ukrainas Illia Zelinskyi.

Gjatë javëve të fundit, forcat ukrainase kanë raportuar përparim të kufizuar në fillimet e kundërofensivës për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse që nga fillimi i sulmit në shkurt 2022.

Në ditët përpara shpërthimit të 6 qershorit, videot e dronëve ushtarakë ukrainas tregonin dhjetëra ushtarë rusë të vendosur në bregun e lumit Dnipër, ndërsa ecnin të qetë përgjatë digës, duke sugjeruar kështu se kishin kontrollin e zonës dhe në veçanti të digës, që ishte me rëndësi strategjike.

Kakhovka është ndër digat e epokës sovjetike përgjatë Lumit Dnipër që u ndërtuan për t’i rezistuar goditjeve me forcë të madhe, deri madje edhe goditjeve me mijëra kilogramë eksplozivi, duke nxjerrë mësime nga shkatërrimi i digave gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për të shkatërruar p.sh. digën në Mohne në vitin 1943, u deshën 4.5 tonë bomba të posaçme. Ukraina nuk mendohet të ketë ndonjë raketë me këtë lloj fuqie. Gjithashtu nuk duket e besueshme që komandot ukrainas të kenë futur fshehurazi mijëra kilogramë eksploziv për të shkatërruar digën që kontrollohej krejtësisht nga brenda dhe nga jashtë nga ushtarët rusë prej disa muajsh.

“Mendoj se rusët nuk përllogaritën mirë fuqinë e eksplozivëve. E shohim tek vetë reagimi i tyre. Jo të gjitha njësitë e tyre ishin të përgatitura. Disa mbetën nëpër pemë, shumë u mbytën në lumin Dnipër. Ata në fakt shkatërruan vetë vijën e frontit të tyre, që e kishin përforcuar prej gjashtë muajsh”, thotë komandanti ukrainas.

Instituti i Studimit të Luftës thotë se “balanca e evidencës, arsyetimit dhe retorikës sugjerojnë se rusët dëmtuan me qëllim digën”. Shpërthimi në orën 2:54 të mëngjesit u regjistrua në monitorët sizmikë të Norvegjisë, si i përmasave 2 ballë.

“Ata e hodhën në erë që të mos përparonin forcat tona ukrainase... Ata sulmonin nga ajo anë. Të gjitha shtëpitë u dëmtuan dhe disa nga predhat vinin nga Nova Kakhovka”, thotë Valentyna Ivanivna, banore në Kozatske.

Shërbimet ukrainase të zbulimit qarkulluan biseda të regjistruara mes ushtarëve rusë ku thonin se “grupet tona të sabotazhit gjendeshin atje. Donin të krijonin një frikësim me digën, por nuk shkoi krejtësisht sipas planit”./VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet