LIVE UPDATES
Bota

REL: Konkursi për policët në veri, vetëm për moshat nën 30 vjeç

Shpallja e këtij konkursi u bë pasi rreth 550 pjesëtarë të komunitetit serb u larguan nga Policia e Kosovës në veri të vendit në nëntor të vitit 2022, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar automjetet me targa serbe në ato të Kosovës - RKS.

11 Janar 2023, 23:54 Nga DOSJA
REL: Konkursi për policët në veri, vetëm për moshat
Foto Ilustruese

KOSOVË- Çështja e kthimit të serbëve të veriut të Kosovës në Polici, mbetet e hapur dhe e paqartë, thotë Verolub Petroniq nga “Qendra Humane e Mitrovicës”, një organizatë që merret me çështjet e sigurisë në veri të Kosovës.

“Tani shtrohet pyetja se çfarë dëshiron të bëjë Qeveria e Kosovës dhe çfarë duan serbët”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Në fillim të janarit 2023, Policia e Kosovës shpalli konkurs për punësimin e zyrtarëve të rinj nga komunitetet joshumicë për të plotësuar pozitat e lira në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut. Numri i vendeve të punës nuk është specifikuar.

Shpallja e këtij konkursi u bë pasi rreth 550 pjesëtarë të komunitetit serb u larguan nga Policia e Kosovës në veri të vendit në nëntor të vitit 2022, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar automjetet me targa serbe në ato të Kosovës - RKS.

Policia e Kosovës nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse ka të interesuar për konkursin e shpallur dhe as nëse kanë të drejtë të aplikojnë ish-policët që kanë dhënë dorëheqje.
 Policia tha vetëm se “kriteret janë publikuar në konkursin e shpallur”, dhe se publiku do të njoftohet me kohë për hapat e mëtejshëm.

Më 28 dhjetor 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “zbrazëtia” e krijuar pas “dorëheqjeve të detyruara”, duhet të plotësohet dhe u bëri thirrje të gjithë serbëve të Kosovës - veçanërisht atyre që nuk kanë pasur mundësi për të pasur një vend pune deri më tani - për të aplikuar për vende të reja pune. Komuniteti ndërkombëtar në disa raste u ka bërë thirrje serbëve që të kthehen në institucione, por edhe Kosovës që ta lehtësojë kthimin e tyre.

Beogradi zyrtar e ka përkrahur largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës dhe në këmbim, atyre iu dha kontrata në bazë të së cilave, përveç pagës, rregulloheshin edhe marrëdhëniet e punës juridike, si pensioni dhe sigurimi shëndetësor. Një nga kushtet, megjithatë, është që kandidatët të mos jenë mbi 30 vjeç.
 Pjesëtarët e komunitetit serb në veri janë integruar në Policinë e Kosovës në bazë të Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vitit 2013, dhe shumica prej tyre tashmë janë mbi 30 vjeç.

Disa nga ish-policët në veri të Kosovës të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë, në kushte anonimiteti deklarojnë se e kanë "humbur vullnetin" për t'u kthyer në institucionet e Kosovës, por se në fund do të veprojnë ashtu siç u kërkon Beogradi. Në përgjithësi, ata nuk duan të flasin publikisht për këtë temë, por rikujtojnë se aktualisht kanë kontrata me Serbinë dhe se kanë përkujdesje financiare, gjë që, siç thonë ata, tani për tani u mjafton.

Përveç pjesëtarëve të Policisë, dorëheqje kanë dhënë edhe dhe stafi në Gjyqësor, punonjësit administrativë në katër komunat në veri e zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nga radhët e Listës Serbe - partia kryesore politike serbe në Kosovë. Për kthimin eventual të serbëve nga veriu në institucionet e Kosovës Radio Evropa e Lirë u përpoq të merrte një përgjigje edhe nga Lista Serbe, si partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila funksionon me mbështetjen e Beogradit, por pa rezultat.

Radio Evropa e Lirë i ka dërguar pyetje Këshillit Gjyqësor të Kosovës se a janë marrë parasysh dorëheqjet e gjyqtarëve serbë, cilët janë hapat e mëtejmë, si dhe nëse do të kenë të drejtë të konkurrojnë në konkursin eventual edhe ata që kanë dhënë dorëheqje.
 Mirëpo, në vend të përgjigjes nga ky institucion, ata kanë përcjellë një intervistë të kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, të dhënë më 2 janar për një nga mediat vendore.

Zogaj kishte thënë se dorëheqjet janë duke u shqyrtuar me kujdes, duke shtuar se janë nisur procedura për caktimin e masave disiplinore “për ata punëtorë që kanë marrë pjesë në tubime politike, e që është në kundërshtim me përgjegjësitë kushtetuese, ligjore dhe etike”. Kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Lilana Stevanoviq, si dhe gjyqtari Nikola Kabashiq, kanë marrë pjesë në disa tubime të organizuara nga Lista Serbe. Në një tubim të ngjashëm ka folur edhe Marko Jakshiq, ish-punëtor i Gjykatës në Mitrovicë.

Sipas Zogajt, të gjithë do të mbajnë përgjegjësi. Ai ksihte thënë se pozitat e reja për zëvendësimin e gjyqtarëve nuk mund të shpallen pa u miratuar më parë këto dorëheqje, duke shtuar se kjo çështje do të trajtohet gjatë muajit shkurt. Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, Këshilli Prokurorial i Kosovës thotë se vendimi për dorëheqjet e prokurorëve serbë nga veriu do të merret pas një analize të detajuar të tyre.

“Pa marrë një vendim nuk mund të lëshohemi në vlerësime se si do të ecet më tutje lidhur me këtë situatë”, thuhet në përgjigjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë dhënë dorëheqje, do të mund të konkurrojnë sërish për vendin e punës, por ka shumë pak gjasa që të zgjidhen.

"Në radhë të parë duhet shpresuar se gjykatësit, prokurorët dhe stafi mbështetës do të revokojnë dorëheqjet e tyre dhe do të kthehen në vendet e tyre të punës. Në të kundërtën, në bazë të ligjeve të aplikueshme dhe rregullave të KGJK-së dhe KPK-së, do të jetë e vështirë që ata që e kanë bojkutuar punën, të kthehen prapa në sistem përmes procesit të konkursit ”, thotë Miftaraj.

Ai konsideron se pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë nuk duhet të heqin dorë nga të drejtat e tyre, të cilat u garantohen me Kushtetutë, e që ndër të tjera është pjesëmarrja në institucione. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale në Kosovë me pyetjen se a janë marrë vendime lidhur me këtë çështje dhe cilët janë hapat e ardhshëm, por deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka marrë përgjigje.

Zgjedhjet lokale për kryetarë në katër komunave në veri, të cilët po ashtu dhanë dorëheqje, do të mbahen në prill të vitit 2023. Banorët e Mitrovicës së Veriut, një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë mendime të ndara kur është fjala për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Jovani beson se serbët nuk duhet të kthehen në institucionet e Kosovës, por "i duket se do të kthehen".

“Kushdo që kthehet është punë e tij. Duket se do ta bëjnë... Mendoj se disa [shikojnë] interesat e tyre, sa i përket popullit, asgjë tjetër veç interesave të tyre”, thotë ky bashkëbisedues për REL-in.

Vladani mendon se ata nuk duhet të kthehen.

“Sigurisht që jo, sepse ato janë separatiste, të Kosovës”, thotë ai.

Nga ana tjetër, Danijela vlerëson se është koha e fundit që serbët të kthehen në institucionet që lanë në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

“Për shkak se tashmë janë të dukshme pasojat e largimit të serbëve nga institucionet. Gjëja e parë e rëndësishme për ne është që ata të kthehen në polici dhe në sistemin e drejtësisë, kjo është më e rëndësishmja, kështu që çdo gjë tjetër mund të presë”, thotë ajo.

Një qëndrim të ngjashëm ka edhe Milena nga Mitrovica e Veriut.

“Epo, duhet pse jo. Në përgjithësi, secili jeton jetën e vet, që të gjithë të jenë të kënaqur me lirinë e lëvizjes”, thotë ajo dhe shton se serbët duhet të kenë përfitime nëse kthehen në institucione.

Marrë nga REL

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi