LIVE UPDATES
Bota

REL: Perëndimi nuk lejon të diskutohet në OKB për fushatën e NATO-s kundër Jugosllavisë

Rusia kishte kërkuar që pika e titulluar kërcënimet ndaj paqes ndërkombëtare dhe sigurisë të futej në agjendën e takimit të 25 marsit në Këshillin prej 15 anëtarësh. Franca, SHBA-ja argumentuan se agjenda e një takimi miratohet nga të gjithë anëtarët, prandaj Rusia pas votimit kërkoi zyrtarisht që kjo pikë të futej në rend dite më vonë gjatë 25 marsit dhe presidenca japoneze e Këshillit u pajtua me këtë gjë.

25 Mars 2024, 21:34 Nga S.N
REL: Perëndimi nuk lejon të diskutohet në OKB për
Foto Ilustrim

SHBA- Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe shtetet e tjera perëndimore, abstenuan në votim duke parandaluar futjen në agjendë të diskutimit temën për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj ish-Republikës Federale të Jugosllavisë 25 vjet më parë.

Rusia kishte kërkuar që pika e titulluar kërcënimet ndaj paqes ndërkombëtare dhe sigurisë të futej në agjendën e takimit të 25 marsit në Këshillin prej 15 anëtarësh. Franca, SHBA-ja argumentuan se agjenda e një takimi miratohet nga të gjithë anëtarët, prandaj Rusia pas votimit kërkoi zyrtarisht që kjo pikë të futej në rend dite më vonë gjatë 25 marsit dhe presidenca japoneze e Këshillit u pajtua me këtë gjë.

Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya, tha se çështja e ndërhyrjes së NATO-s nuk është çështje historike, por Kosova, sipas tij, mbetet në agjendën e Këshillit, pasi tha se situata në këtë shtet është përkeqësuar së fundi. Ai tha se ndërhyrja ushtarake e aleancës ishte shkelje e madhe e ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së.

“Më 24 mars, koalicioni i aleancës të udhëhequr nga SHBA-ja bombarduan Jugosllavinë nën pretekstin e ndaljes së pastrimit etnik në Kosovë. Në fakt, policia dhe ushtria po luftonin kundër bandave të armatosura në Kosovë”, tha ai, duke iu referuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që siç pretendoi ai, nga propaganda perëndimore pjesëtarët e saj u shndërruan në luftëtarë të së mirës.

SHBA-ja tha se ka mbështetur fushatën 78-ditore kundër caqeve policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë, dhe përfaqësuesi i saj në OKB, tha se ishte një veprim i nevojshëm dhe legjitim për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë.

“Abstenuam për shkak të qasjes së Rusisë. Ne mund të mbështesim një takim në një format të duhur që adreson ngjarjet e vitit 1999. Nuk mund të mbështesim një takim që haptas instrumentalizon ngjarjet tragjike të shekullit të kaluar për të çuar përpara një fushatë propaganduese”, tha përfaqësuesi i SHBA-së, duke shtuar se qëllimi i Rusisë është që të nxisë tensione dhe të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesi i Francës tha se sjellja e tillë e Rusisë nuk i kontribuon përpjekjeve që Kosova dhe Serbia të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre dhe këtë, sipas Parisit, e di edhe Moska.

“Rusia, në mënyrë cinike po përdor çështjen e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s më 1999 dhe po tenton që të justifikojë luftën e saj kundër Ukrainës, siç ka bërë në të kaluarëm, për të justifikuar politikën e saj të jashtme agresive në Gjeorgji dhe Krime”, tha ai.

Ndërkaq, Kina, që njësoj sikurse Rusia nuk njeh pavarësinë e Kosovës, po ashtu përkrahu Rusinë dhe tha se ndërhyrja e NATO-s ishte shkelje e ligjeve ndërkombëtare. Përfaqësuesi i Kinës tha se gjatë fushatës ajrore të aleancës ushtarake perëndimore ishte sulmuar edhe Ambasada kineze në Beograd, kur ishin vrarë edhe tre gazetarë kinezë. “Kjo ishte shkelje flagrante e sovranitetit të Kinës”, tha ai.

Në fund të takimit, përfaqësuesja e Japonisë, shteti që ka presidencën e Këshillit të Sigurimit, tha se është dakord që të mbahet një seancë e hapur me kërkesë të Rusisë, por për caktimin e orës do të merren vesh me palët.

Në New York, ku ka selinë OKB-ja, gjendet edhe ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, në pritje të caktimit të një takimi për ndërhyrjen e NATO-s. Në SHBA po ashtu janë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Qeverisë serbe. Më 24 mars u bënë 25 vjet nga nisja e sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo rezolutë, ishte një kompromis i pesë vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit në bazë të së cilës, në Kosovë vendosej një administratë e Kombeve të Bashkuara, UNMIK, e cila administronte fazën transitore deri në ngritjen e institucioneve vendore dhe zgjidhjen e përhershme të statusit të Kosovës.

Ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë mundësoi kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 persona të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës. Më 12 qershor 1999, në Kosovë filloi vendosja e rreth 50.000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30.000 ishin nga vendet e NATO-s. 25 vite pas kësaj ndërhyrjeje, në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, ka numër shumë më të vogël të ushtarëve, 4.700 sosh.

Marrë nga REL

okb nato

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj