LIVE UPDATES
Bota

REL: Rreziku nga mungesa e grurit në Kosovë

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina janë ndër eksportueset më të mëdha të drithërave në botë dhe lufta mes tyre ka shkaktuar çrregullime në tregje.

6 Korrik 2022, 20:44 Nga k.m.
REL: Rreziku nga mungesa e grurit në Kosovë
Foto ilustruese

Fermerët në Kosovë parashikojnë që nga fushata e korrje-shirjeve të grurit të sigurohen rreth 50 për qind e kërkesave të popullatës për ushqim. Për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike dhe shtrenjtimit të çmimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve, ata nuk janë në gjendje të garantojnë sasi dhe cilësi të duhur. Njëherësh, fermerët paralajmërojnë edhe vështirësi në furnizime nga importi për shkak të vazhdimit të luftës në Ukrainë, si dhe bllokimit të eksporteve nga Ukraina dhe Rusia. Si Rusia, ashtu edhe Ukraina janë ndër eksportueset më të mëdha të drithërave në botë dhe lufta mes tyre ka shkaktuar çrregullime në tregje.

Procesi i korrjes së grurit në Kosovë ka filluar në fund të muajit qershor. Isuf Cikaqi, drejtor në Departamentin për Politika Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, tha se në bazë të të dhënave preliminare, sasia e prodhimit të grurit do të jetë brenda mesatares nga 3500-4500 kilogramë për hektarë. Ai tregon se pritet të korren rreth 70 mijë hektarë sipërfaqe të mbjellë me këtë kulturë.

“Edhe sivjet rendimenti do të jetë brenda kësaj mesatare - por është ende herët të flasim pa përfunduar procesi i korrjes”, thekson ai.

Por, Pal Gjuraj, nga Shoqata e Bujqve Prodhues të Grurit te Kosovës, konsideron se kjo sipërfaqe është e pamjaftueshme për nevojat e popullatës së përgjithshme.

“Nuk pritet ndonjë rendiment, po flas për ditët e para të fillimit të korrjes. Pritet që për një hektar tokë, rendimenti të arrijë 3.500 kilogramë, ndërkaq vitin e kaluar kjo ishte mbi 4.200 kilogramë”, thotë ai, duke shtuar se me këtë sasi të rendimentit do të sigurohet rreth 50 për qind e kërkesave të popullatës.

Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë nevojat për këtë produkt për kokë banori janë 204 kilogramë, që i bie se në Kosovë duhet të harxhohen 410.000 tonë grurë. Në vitin 2020, Kosova ka siguruar 341 mijë tonë grurë nga 80 mijë hektarë sipërfaqe të mbjella me këtë kulturë. Të dhënat për vitin e kaluar mungojnë. Fermeri Xhafer Kasumi nga Komuna e Vushtrrisë, sivjet ka kultivuar 24 hektarë tokë me grurë, njëmbëdhjetë hektarë më pak se vitin paraprak.

Për shkak të rritjes së çmimit të plehut artificial dhe derivateve të naftës, vjeshtën e kaluar ai thotë se e ka zvogëluar sipërfaqen e tokës së mbjellë me grurë. Por, çmimet e këtyre produkteve kanë vazhduar të rriten edhe gjatë këtij viti. Kasumi thotë se do ta zvogëlojë sipërfaqen e tokës së mbjellë me grurë.

Gruri duhet të plehërohet domosdo dy herë. Gjatë këtij viti 100 kilogramë pleh artificial kushtojnë 100 euro, krahasuar me vitin e kaluar kur kanë kushtuar 32 euro. Për një hektar tokë të kultivuar nevojiten deri në 300 kilogramë pleh.

“Nuk di si do t’ia bëj. Mbi 6.000 euro më ka kushtuar vetëm plehërimi. Deri më tani ka korrur një pjesë të grurit dhe kur të përfundojë krejt, do ta llogaris a ia vlen të mbjell sivjet”, shprehet ai.

Shtrenjtimi i plehut artificial dhe naftës ka bërë që edhe çmimi i grurit në treg të jetë më i lartë. Pal Gjuraj tregon se çmimi për një kilogram grurë kushton 30 centë edhe kjo vlerë, sipas tij, nuk është e leverdishme për fermerët. Vitin e kaluar çmimi për një kilogram grurë ka kushtuar 19 centë.

“Ne i bëjmë ftesë Qeverisë që të ndërmarrë hapa sa më të shpejtë, duke pasur parasysh që është sezon korrjesh jo vetëm te ne (Kosovë) por edhe në rajon, që të nisë të grumbullojë rezerva të grurit, përndryshe do të kemi vështirësi të jashtëzakonshme, sepse lufta ruse në Ukrainë do të ndikojë edhe tregun e Kosovës”, thotë Gjuraj.

Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se Kosova edhe sivjet do të varet nga importi. Pasi në bazë të sasisë dhe cilësisë së grurit, ai llogarit se gjysma e nevojës së kërkesave të qytetarëve për këtë produkt nuk do të përmbushen. Pushtimi rus i Ukrainës, sipas Rusinovcit, do të shtrenjtojë dhe do të vështirësojë edhe më tepër furnizimin me këtë produkt.

“Unë besoj se nga muaji shtator, përkatësisht tetor, ky çmim do të jetë dyfish më i lartë. Pra, është vit më i vështirë në raport me vitet e kaluara, sfidat janë shumë të mëdha. Dhe, nga janari mund të ballafaqohemi, mos të themi me pasiguri ushqimore, por sigurisht me çmime enorme të grurit. Dhe nga gruri më pas shtrenjtohen edhe produkte tjera ushqimore”, thekson Rusinovci.

Rusia dhe Ukraina eksportojnë pothuajse një të tretën e grurit dhe elbit në botë. Por, që nga nisja e pushtimit rus, miliona tonë grurë dhe drithëra të tjera janë bllokuar prej muajsh në portet e Ukrainës, duke shkaktuar shqetësime mbi krizën dhe rritjen e çmimeve në të gjithë botën.

Prodhimi botëror i grurit, orizit dhe drithërave të tjera pritet të arrijë në 2.78 miliardë tonë më 2022, 16 milionë tonë më pak se vitin e kaluar. Kjo është hera e parë në katër vjet që ka rënë prodhimi i këtyre produkteve, tha Organizata e OKB-së për Ushqim dhe Agrikulturë. Çmimet e grurit u rritën për 45 për qind në tremujorin e parë të këtij vitit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thuhet në indeksin e çmimeve të Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë.

Kosova nuk është shumë e varur nga importi i grurit nga Ukraina dhe Rusia, por vendet nga importohet ky produkt në Kosovë mund të kenë siguruar në këto shtete, thonë përfaqësues të shoqatës së bujqve dhe mullisëve.

Kosova sasinë më të madhe të grurit e importon nga shtetet e rajonit, përkatësisht nga Serbia. Për gjashtë muajt e këtij viti, sipas të dhënave të Doganës se Kosovës, vendi ka importuar 45 mijë tonë grurë, gjatë vitit 2021, 115 mijë tonë lloje të ndryshme të grurit dhe miellit dhe në vitin 2020, rreth 160 mijë tonë.

Serbia është shteti nga i cili Kosova importon sasinë më të madhe të grurit dhe miellit, pasuar nga Hungaria, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina. Për të ulur sasinë e importit të produkteve bujqësore dhe rritjen e rendimenteve Qeveria e Kosovës më 9 mars, ka ndarë 50 milionë euro për subvencionimin e sektorit të bujqësisë. Vetëm për subvencionimin e grurit janë ndarë 474 euro për hektarë - përfshirë këtu shpenzimet e plehut dhe të naftës./ Marrë nga REL

korrja e grurit në kosovë kosove

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje