LIVE UPDATES
Bota

Koordinimi i parë i partive politike për propozimin francez në Maqedoninë e Veriut mbyllet pa rezultat

Përfaqësuesi i qeverisë në këtë takim Bojan Mariçiq konfirmoi njërën nga çështjet që është diskutuar e të cilën paraprakisht e kishte kërkuar presidenti Stevo Pendarovski.

6 Korrik 2022, 19:45 Nga d.a.
Koordinimi i parë i partive politike për propozimin francez në
Grupi i punes ne RMV

MAQEDONIA E VERUT- Përfaqësuesit e grupeve parlamentare hynë dhe dolën nga takimi tre orësh pa asnjë lëvizje nga qëndrimet e tyre fillestare rreth të ashtuquajturit propozim francez. Aty pushteti ka propozuar konkluzionet të cilat do të duhet të shkojnë në Kuvend për miratim por nuk e zbardhi përmbajtjen e tyre, me arsyetimin që të mbrohet procesi.

Përfaqësuesi i qeverisë në këtë takim Bojan Mariçik konfirmoi njërën nga çështjet që është diskutuar e të cilën paraprakisht e kishte kërkuar presidenti Stevo Pendarovski. Konkluzionet eventuale të Kuvendit do të jenë të detyrueshme për t’i zbatuar qeveria por nuk do të kenë ndikim te përmbajtja e propozim-kornizës negociuese

“Propozuam tekst me propozim-konkluzione të cilat do të mundet Kuvendi t’i miratojë me të cilat jepen garanca plotësuese dhe detyrime për qeverinë që në cilindo moment të procesit negociues duhet të bëhet kujdes posaçërisht për gjuhën dhe identitetin maqedonas, veçantinë kulturore dhe të gjitha karakteristikat e popullit tonë dhe që në cilindo moment nëse duhet të bisedohet dhe të negociohet për këto çështje, qeveria e ka për detyrë t’i ndërpresë dhe të mos I vazhdojë ato negociata”, u shpreh Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Në tavolinë mungonte protokolli i cili akoma nuk është i qasshëm as për opinionin.

VMRO-DPMNE-ja nuk ka lëvizur aspak nga kërkesat e saj. Ajo propozon që në kornizën negociuese të mos parashihet mundësia për deklarata të njëanshme për gjuhën maqedonase, të fshihet Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe masat vjetore të parapara me nenin 12 të saj, të mos kushtëzohen negociatat me ndryshimet kushtetuese, të fshihet protokolli nga korniza negociuese.

“Mund të shpreh ndjenjën se te pushteti gatishmëri për këtë nuk ka dhe e vetmja gjë që mendojnë është si të përshpejtohet procesi. Korniza negociuese mundet të ndryshohet deri sa nuk miratohet nga ana e Maqedonisë. Kurse ajo që LSDM-ja ka premtuar diku tjetër se korniza negociuese do të miratohet siç është, është problem i tyre. Arsyeja pse e fshehin protokollin, me siguri, është për shkak se protokolli është i keq”, tha Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Nga BDI-ja thonë se qytetarët nuk duhet të bien pre e lajmeve të rreme.

Sigurisht se kemi kornizë negociuese. Nuk na nevojiten lajme të rreme se nuk kemi kornizë negociuese por propozim për propozim. Ne konkretisht kemi propozim të cilin e kemi në tavolinë dhe për atë kornizë negociuese po flasim ku gjuha maqedonase në mënyrë të pastër është paraparë pa fusnotë, pa yllë, pa sqarime shtesë. Në qoftë se e pranojmë propozimin gjithashtu do të kemi fillim të negociatave aderuese”, u shpreh Arbër Ademi, BDI.

Edhe partia shqiptare në opozita, Aleanca për Shqiptarët, bën thirrje që të shfrytëzohet momenti.

“Vlerësoj se në këto momente shumë të rëndësishme të gjithë duhet të jemi në pajtueshmëri të plotë me rrugën gjeostrategjike të cilën do të duhet ta ndjekë vendi sepse kjo është shpresa e vetme për qytetarët. Ne si shtet ka 30 vjet që e presim momentin e hapjes së negociatave andaj do të duhet ta shfrytëzojmë këtë moment dhe komfor përcaktimeve tona strategjike t’u qasemi edhe bisedave”, tha Elmi Aziri, Aleanca për Shqiptarët.

Në takim ishte edhe përfaqësuesi i partive më të vogla, kreu i Lidhjes Demorkatike Pavlla Trajanov. Ai para se takimi të fillojë tha se nevojitet konsensus më i gjerë. Beson së korniza negociuese mund të ndryshojë varësisht asaj që miraton Kuvendi.

Nuk dihet kur do të caktohet seanca plenare për këtë çështje e cila varet nga rezultatet e grupeve të punës. Nisma në Kuvend do të shkojë në formën e informacionit dhe konkluzionet e miratuara do t’i dorëzohen qeverisë./Alsat/

propozimi francez stevo pendarovski

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet