LIVE UPDATES
Bota

Takimi i parë që pas Janarit, kryediplomatët e G-20 do të takohen këtë javë në Indonezi

Ukraina do të dominojë diskutimet ndërsa ministrat e jashtëm nga 20 vendet më të pasura të botës takohen këtë javë në Bali të Indonezisë, në prag të takimit të nivelit të lartë të G-20 në muajin nëntor. Por kryediplomati amerikan nuk ka në plan të bisedojë me homologun rus për të negociuar dhënien fund të konfliktit në Ukrainë.

6 Korrik 2022, 18:24 Nga d.a.
Takimi i parë që pas Janarit, kryediplomatët e G-20 do të
G20

INDONEZI- Agresionin rus në Ukrainë dhe ndikimet tek siguria globale energjetike dhe ushqimore do të jetë në qendër të takimit të ministrave të jashtëm nga vendet më të mëdha të botës, që zhvillohet këtë javë në Indonezi. Por në vend që të ofrojnë unitet, bisedimet mund të thellojnë ndarjet mbi konfliktin në Ukrainë. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi do të marrin pjesë në takimin e Balit. Kjo do të jetë hera e parë që kryediplomatët Blinken dhe Lavrov do të jenë në të njëjtën sallë që nga muaji janar.

Ukraina do të dominojë diskutimet ndërsa ministrat e jashtëm nga 20 vendet më të pasura të botës takohen këtë javë në Bali të Indonezisë, në prag të takimit të nivelit të lartë të G-20 në muajin nëntor. Por kryediplomati amerikan nuk ka në plan të bisedojë me homologun rus për të negociuar dhënien fund të konfliktit në Ukrainë.

“Nuk mund të jap detaje, por sigurisht nuk pres ndonjë takim mes Sekretarit Blinken dhe zotit Lavrorv”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

Kremlini ka njoftuar se presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë në takimin e nëntorit, të organizuar nga Indonezia. Edhe udhëheqësit e G-7 kanë njoftuar pjesëmarrjen.

Zëri i Amerikës pyeti Shtëpinë e Bardhë, nëse një zgjidhje e negociuar do të ishte e mundur deri në nëntor.

“Ajo që kemi vënë re nga Presidenti Putin është se ai nuk e ka mendjen, ose nuk ka dëshirë për të negociuar. Qasja jonë nuk ka ndryshuar. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën të luftojë për demokracinë dhe integritetin e saj territorial”, tha Karine Jean-Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Rusia vazhdon të mbrojë qëndrimin e saj.

“Operacioni ushtarak special do të vazhdojë deri në përfundimin e detyrave të vendosura nga komandanti i përgjithshëm suprem”, tha Sergei Shoigu, Ministri i Mbrojtjes ruse.

Ukraina vazhdon të qëndrojë e palëkundur.

"Nuk kemi alternativë tjetër - ka të bëjë me pavarësinë tonë, për të ardhmen dhe fatin e mbarë kombit ukrainas”, tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy.

Kjo vendosmëri, thotë analisti Mark Cancian, parasheh një konflikt të gjatë. Është më e ndërlikuar, thotë ai, pasi Rusia ka diçka që i intereson Uashingtonit. Autoritetet ruse kanë katër muaj që kanë ndaluar lojtaren amerikane të basketbollit Brittney Griner nën akuza për drogë. Shtetet e Bashkuara thonë se ajo është ndaluar gabimisht.

“Gjithmonë ka shtetas amerikanë që mbahen nga qeveritë e huaja. Shumica e tyre nuk tërheqin shumë vëmendje, sepse janë shkelje rutinë të ligjeve lokale. Disa prej tyre tërheqin vëmendje të madhe, sikurse basketbollistja Griner. Përfundimisht do të ketë marrëveshje. Shtimi i vëmendjes rrit edhe çmimin. Me fjalë të tjera, Rusia do të përfitojë më shumë në këmbim të lirimit të saj”, thotë për Zërin e Amerikës analisti Mark Cancian, me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Pas katër muaj luftimesh, dhjetëra mijëra jetëve të humbura, miliona civilëve të zhvendosur, disa takimeve të niveleve të larta dhe diplomacisë së vazhdueshme, konflikti në Ukrainë tregon një të vërtetë themelore: lufta është e vështirë, por arritja e paqes mund të jetë akoma më e vështirë.

Marrë nga VOA.

samiti i g20 ne indonezi ned price

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet