LIVE UPDATES
Bota

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA

Përveç 11.6 milionë markave, që veçse ishin ndarë më herët, ministria i ka pranuar 54.9 milionë marka, çka përbën rritje për gati 43 milionë marka (apo rreth 22 milionë euro).

8 Korrik 2025, 14:55 Nga r.ll
Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim
Millorad Dodik, Radovan Vishkoviq, Nenad Stevandiq

BOSNJE- Më shumë se 22 milionë euro do të shfrytëzohen për të angazhuar ekspertë dhe kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara, me qëllim të “pozicionimit më të mirë” të Republikës Sërpska, entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, në administratën e re amerikane.

Kështu është thënë në përgjigjen e Ministrisë për Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Republikës Sërpska në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, kur është pyetur se sa para janë ndarë për lobim në Shtetet e Bashkuara, pasi Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska i ka miratuar ndryshimet buxhetore më 3 korrik, duke përfshirë rritjen e fondeve për këtë ministri.

Përveç 11.6 milionë markave, që veçse ishin ndarë më herët, ministria i ka pranuar 54.9 milionë marka, çka përbën rritje për gati 43 milionë marka (apo rreth 22 milionë euro).

Autoritetet e Republikës Sërpska kanë lobuar jashtë shtetit që një kohë, mirëpo pavarësisht këtyre përpjekjeve, shumica e lidershipit të entitetit të udhëhequr nga presidenti Millorad Dodik dhe anëtarë të familjes së tij, kanë përfunduar në “listën e zezë” të Departamentit amerikan të Thesarit, si dhe në listën e sanksioneve të disa shteteve evropiane.

Ministria për Integrim Evropian dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar e Republikës Sërpska e ka theksuar se fondi për ministrinë është rritur sepse synon “të ndryshojë imazhin për situatën në Bosnje-Hercegovinë”.

Millorad Dodik, president i Republikës Sërpska, Zhelka Cvijanoviq, anëtare e Presidencës trepalëshe të Bosnjës, kryeministri i entitetit, dhe kryetari i parlamentit, Radovan Vishkoviq dhe Nenad Stevandiq, kanë qenë më parë në listën e sanksioneve të Zyrës së Departamentit të Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja.

Në listë janë edhe familjarë të Dodikut, sikurse djali dhe vajza e tij, Igori dhe Gorica.

Ata janë të sanksionuar për aktivitetet anti-Dejton dhe për përfshirje në korrupsion.

Dodik dhe Cvijanoviq janë në listën e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar prej vitit 2022, për tentimet e tyre që të minojnë legjitimitetin e Bosnje-Hercegovinës.

BE-ja ka tentuar në të kaluarën të vendosë sanksione kundër Dodikut, mirëpo ka dështuar për shkak të kundërshtimeve të Hungarisë.

Disa muaj më parë, Gjermania dhe Austria kanë vënë ndalesë ndaj Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit për hyrje në këto shtete dhe kanë urdhëruar ngrirje të aseteve, nëse i kanë nëpër këto territore.

Në ditën e njëjtë të vendosjes së sanksioneve, Qeveria e Republikës Sërpska e ka shpallur ministren gjermane për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann, si person të padëshiruar.

Ministrja, e cila ka qenë duke e vizituar Banjallukën atë periudhë, ka thënë se përfaqësuesit e Dodikut e kanë “kërcënuar” atë dhe delegacionin e saj me dhunë.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët gjatë vitit që si rrallëherë në historinë e pasluftës së Kosovës, institucionet shtetërore - të vetmet në Ballkan - aktualisht, nuk kanë asnjë kontratë aktive lobimi në Shtetet e Bashkuara.

Deri vitin e kaluar, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës i ka pasur dy marrëveshje të tilla, por ato tani kanë skaduar.

Njohësit e politikave vendore dhe ndërkombëtare paralajmërojnë se kjo rrezikon ta lërë Kosovën nën hije dhe “pa një vend në tavolinë”./REL

republika serpska bosnje hercegovine shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj