LIVE UPDATES
Bota

Republikanët kritikojnë marrëveshjen e djalit të Biden me prokurorin për akuzat federale: Po ja hedh me një dënim të lehtë

Sipas marrëveshjes Hunter Biden-i duhet të mos përdorë drogë për dy vjet dhe të mos zotërojë më kurrë një armë zjarri.

22 Qershor 2023, 09:08 Nga k.m.

Republikanët kritikojnë marrëveshjen e djalit të Biden me

Djali i Presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka arritur një marrëveshje me Departamentin e Drejtësisë për t’u deklaruar fajtor për dy akuza federale që lidhen me mospagesën në kohë të taksave nga ana e tij, në vitin 2017 dhe 2018. Po kështu 53 vjeçari do të deklarohet fajtor edhe për zotërimin e një armë gjatë kohës që ishte përdorues droge.

Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë, Departamenti i Drejtësisë ra dakord të mos ngrinte akuza ndaj zotit Biden lidhur me blerjen e një pistolete në vitin 2018, kohë gjatë së cilës ai ishte përdorues droge ndërsa në dokumentin që shoqëronte blerjen e armës ai pretendonte të kundërtën.

Sipas marrëveshjes Hunter Biden-i duhet të mos përdorë drogë për dy vjet dhe të mos zotërojë më kurrë një armë zjarri.

Falë këtyre marrëveshje zoti Biden nuk ka gjasa të dënohet me burg. Ai do të lirohet me kusht, kohë gjatë së cilës do të mbahet nën vëzhgim nga autoritetet. Hetimet ndaj Hunter Biden-it u kryen nga David Weiss, kryeprokuror i shtetit të Dellauerit, i cili u emërua nga ish-Presidenti Donald Trump, dhe u mbajt në detyrë edhe pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden-it, me synimin për të vazhduar të trajtojë këtë çështje me ndjeshmëri politike.

Në një deklaratë, avokati i Hunter Biden-it, Christopher Clark tha se “me arritjen e këtyre dy marrëveshjeve mes klientit të tij dhe zyrës së Prokurorit të Dellauerit, hetimi pesëvjeçar ndaj Hunter Biden-it ka përfunduar”.

Por më vonë prokurori Weiss tha se hetimi ishte “në vazhdim”.

Marrëveshjet tashmë duhet të miratohet nga një gjykatës federal. Hunter Biden pritet të paraqitet së shpejti në një gjykatë federale në Dellauer, e të pranojë fajësinë lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij. Nëse nuk do të ketë ndërlikime të minutës së fundit, gjasat janë që ai të mos dënohet me burg.

“Presidenti dhe Zonja e Parë e duan djalin e tyre dhe e mbështesin atë ndërsa ai bën përpjekje të rindërtojë jetën e tij. Nuk do të kemi asnjë koment të mëtejshëm”, thuhej në një deklaratë të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Ian Sams.

Trump dhe republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve janë përpjekur prej kohësh të gjejnë lidhje mes marrëveshjeve të biznesit jashtë vendit të Hunter Biden-it si në Ukrainë ashtu edhe në Kinë, me aktivitete të paligjshme financiare që dyshohet të kete kryer familja Biden.

Ligjvënësi James Comer, i cili ka udhëhequr një hetim mbi financat e familjes Biden, sulmoi marrëveshjen e arritur mes prokurorit Ëeiss dhe Hunter Biden-it.

“Hunter Biden po ia hedh me një dënim të lehtë kur provat në rritje të zbuluara nga Komisioni i Mbikëqyrjes i Dhomës së Përfaqësuesve zbulojnë se familja Biden është përfshirë në një model korrupsioni, tregtie duke përdorur ndikimin që ata kanë, e ndoshta ryshfeti”, tha ai.

Republikanët kanë pretenduar se Hunter Biden-i arriti të siguronte marrëveshje biznesi fitimprurëse jashtë vendit vetëm për shkak të pozitës së babait të tij, fillimisht nënpresident e më pas president.

Puna që Hunter Biden-i kreu për kompaninë ukrainase të energjisë ‘Burisma’ nga viti 2014 deri në 2019, për të cilën mediat amerikane thonë se paguhej me dhjetëra mijëra dollarë në muaj, luajti një rol në akuzat e para që u ngritën në Kongres për shkarkimin e Presidentit të atëhershëm Donald Trump.

Në korrik të vitit 2019, ndërsa po qartësohej se Joe Biden do të ishte po kundërshtari i mundshëm democrat për garën për president, zoti Trump i kërkoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy të “shqyrtonte” aktivitetet e biznesit dhe ato politike të Joe dhe Hunter Biden-it në Ukrainë. Një javë para telefonatës, zoti Trump kishte bllokuar miliona dollarë në ndihmë ushtarake për Ukrainën. Dhoma e Përfaqësuesve ngriti akuza për shkarkimin e zotit Trump lidhur me telefonatën, por Senati i hodhi poshtë duke e shpallur atë të pafajshëm. Të martën, pas publikimit të marrëveshjes mes prokurorit dhe Hunter Biden-it, zoti Trump tha se Departamenti i Drejtësisë i kishte dënuar me atë thjesht me një gjobë ngjashëm me ato që merr për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor./VOA

hunter biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj