LIVE UPDATES
Bota

Republika Sërpska vendos që të mos publikojë më vendimet e përfaqësuesit të lartë

Serbët në entitetin e Republikës Sërpska, nuk e njohin Christian Schmidt, i cili u emërua përfaqësues i lartë më 2021, pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk e ka përkrahur emërimin e tij. Kina dhe Rusia nuk janë pajtuar me emërimin e tij, pasi ai nuk është konfirmuar nga Këshilli, por shtetet e tjera kanë thënë se kjo nuk është e nevojshme.

22 Qershor 2023, 07:48 Nga k.m.
Republika Sërpska vendos që të mos publikojë më
Foto ilustruese

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ka miratuar ndryshime në një ligj që thotë se vendimet e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë më nuk do të njihen.

Gjatë një seance të jashtëzakonshme më 21 qershor, deputetët miratuan ndryshimet në Aktin për publikimin e ligjeve dhe rregullatorëve të tjerë. Miratimi i këtyre ndryshimeve u trajtua si çështje me urgjencë. Pesëdhjetë e katër nga 61 deputetët e pranishëm votuan për ndryshimet, ndërkaq shtatë abstenuan.

Sipas ligjit aktual, aktet ligjore në Republikën Sërpska hyjnë në fuqi kur publikohen në gazetën zyrtare, e cila publikon legjislacionin që miratohet nga autoritetet më të larta, përfshirë edhe të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar. Ndryshimet e miratuara e kanë hequr përfaqësuesin e lartë nga lista e autoriteteve që miratojnë legjislacione të cilat më pas publikohen në gazetën zyrtare.

Ky vendim po shihet si pjesë e përpjekjeve të disa zyrtarëve për shkëputjen e Republikës Sërpska. Po ashtu, ky vendim është në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995 që i dha fund luftës së Bosnjës. Sipas kësaj marrëveshjeje është instaluar një i dërguar ndërkombëtar që mbikëqyrë zbatimin e paqes.

Serbët në entitetin e Republikës Sërpska, nuk e njohin Christian Schmidt, i cili u emërua përfaqësues i lartë më 2021, pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk e ka përkrahur emërimin e tij. Kina dhe Rusia nuk janë pajtuar me emërimin e tij, pasi ai nuk është konfirmuar nga Këshilli, por shtetet e tjera kanë thënë se kjo nuk është e nevojshme.

Përfaqësuesi i lartë ka fuqi të shkarkojë zyrtarë dhe të hartojë ligje pasi është interpretuesi i fundit i Kushtetutës edhe pse vendimet e tij mund të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës.

“Sot, Bosnje e Hercegovina nuk ka përfaqësues të lartë. [Schmidt] nuk është përfaqësues i lartë dhe ky është mesazhi i Republikës Sërpska”, tha në Parlament Radovan Viskoviç, kryeministër i Republikës Sërpska. Më herët gjatë javës, Schmidt paralajmëroi se serbët do të përballeshin me pasoja – të paspecifikuara – nëse ata shkelin marrëveshjen e paqes apo refuzojnë të pranojnë vendimet e tij. Nënshkruesit e Marrëveshjes së Dejtonit, përfshirë Republikën Sërpska “kanë për obligim të bashkëpunojnë plotësisht me përfaqësuesin e lartë”, tha zyra e Schmidt.

Vendimi i Republikës Sërpska është mbështetur nga Ambasada ruse e cila ka thënë se Schmidt nuk është përfaqësues legjitim. Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe më 23 maj ai vizitoi Kremlinin dhe u takua me presidentin rus, Vladimir Putin./REL

republika serbska

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë